Të qeshim

Intervista - - ZBAVITJE -

Sherlok Holms dhe Uatson Sherlok Holms dhe doktor Uatson shkojnë për kamping në pyll. Pasi hanë mirë dhe pinë një shishe verë, shkojnë të flenë gjumë. Pas disa orësh, Holmsi zgjohet dhe zgjon edhe mikun e vet besnik. “Uatson, vështro qiellin dhe më thuaj çfarë shikon”. Uatson përgjigjet “Shoh me miliona yje”. “Çfarë kupton ti me këtë?’, pyet Holmsi. Uatson mendohet një minutë “Nga pikëpamja astronomike kuptoj se ka me miliona galaksi dhe miliarda planetë. Nga pikëpamja astrologjike vë re se Saturni është në shenjën e Luanit. Nga pikëvështrimi i kohës nxerr përfundimin që është ora 3 e një çerek. Nga pikëpamja teologjike, mund të shoh se Zoti është i gjithëfuqishëm dhe ne jemi të vegjël dhe të parëndësishëm. Nga ajo meteorologjike, se nesër do të bëjë kohë e mirë. Po ti, çfarë përfundimi nxjerr?” Holmsi qëndron i heshtur për një minutë dhe pastaj flet. “Uatson o idiot. Përfundimi që nxjerr unë është se një bastard na ka vjedhur tendën!”. Dita e keqe e farmacistit Një burrë sapo kthehet në shtëpi, i lodhur nga dita e gjatë e punës dhe gjen gruan e vet duke qarë. Me lot në sy ajo i shpjegon “është faji i farmacistit, ai më fyeu shumë rëndë në mëngjes, në telefon”. Burri menjëherë merr makinën, shkon në farmaci dhe i thotë farmacistit se duhet të kërkojë falje. Para se ai të thoshte diçka tjetër, farmacisti e ndërpret “Prit një minutë, dëgjo pak edhe versionin tim. Këtë mëngjes alarmi nuk ra, kështu që u zgjova vonë. U nisa pa ngrënë mëngjes dhe vrapova tek makina, por kisha lënë çelësat e makinës brenda në shtëpi, së bashku me ato të shtëpisë. M’u desh të thyeja dritaren për të marrë çelësat. Meqë po ecja me shpejtësi, polici më vuri gjobë. Afro 100 metra nga farmacia, m’u shpua goma. Kur, më në fund, arrita në faramci, atje ishin grumbulluar shumë njerëz që po më prisnin. Hapa farmacinë dhe fillova t’u shërbej, kur telefoni nuk pushonte së rëni. M’u desh të hapja një qeskë me monedha të vogla dhe ato më ranë përtokë. U ula t’i mbledh (telefoni binte akoma) dhe kur u ngrita, përplasa kokën tek sirtari i hapur i arkës, gjë që më bëri të përpasesha pas tek një raft plot me shishe parfumi, gjysma e të cilave ranë përtokë dhe u thyen. Telefoni nuk pushonte dhe, kur më në fund iu përgjigja, ishte gruaja juaj, e cila më pyeste si përdorej termometri rektal (nga anusi). Epo zotëri, unë thjesht i thashë asaj si përdorej!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.