Horoskopi i vitit 2017 sipas shenjave Binjakët

Intervista - - HOROSKOPI -

Jupiteri do të jetë pozitiv për ju këtë vit, ndërsa Urani negativ në një pjesë të vitit. Megjithatë, do të doni t’i jepni një shtysë marëdhënieve tuaja sentimentale, si edhe do të keni dëshirë për njohje dhe miq të rinj. Gjëja më e mirë për ju këtë vit do të jetë të qenit të shoqërueshëm, të hapur, kureshtarë dhe me etje për dije të reja. Përsa i përket lidhjeve, doni gjëra zyrtare, pra serioze, konkrete, si në punë, ashtu edhe në dashuri.

Shkurti do të jetë ideal për dashurinë dhe projektet e ndryshme, maji për miqtë dhe daljet me ta, korriku, për të bërë një lidhje nëse jeni beqarë, tetori, për lidhjen e kontratave të ndryshme.

Periudhë e këndshme për të zgjeruar rrethin e njohjeve, pra për të bërë miq të rinj. Disa prej jush që janë në çift do të ndjejnë dëshirë për të zyrtarizuar lidhjen, për t’u martuar, ose bërë fëmijë. Nëse lidhja juaj ka qenë e pasigurtë, ky do të jetë një vit provë për të marrë vendimet e duhura. Kështu, për disa 2017-a do të jetë viti i ndarjes. Nëse jeni beqarë, do të ndiqni dëshirën tuaj për liri dhe kjo do t’ju bëjë t’i shmangeni lidhjeve shumë serioze, duke preferuar aventurat.

Muajt më të favorshëm: Dashuria dhe miqësia: Paratë:

Do të bëni përpjekje të mëdha për të ruajtur ekuilibrin e buxhetit tuaj dhe nuk do të bëni asgjë që do të çekuilibronte këtë të fundit.

Duhet të jeni metodikë dhe të organizuar për të bëjnë projekte dhe kontrata të reja pune. Ju duhet të situata juaj, e cila nuk do të jetë gjithmonë pa probleme.

Puna:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.