15 tetor 2016 Jemi marksiste, jo enveristë!

Intervista - - AKTUALITET -

(Vazhdon nga faqja 2)

e “Lëvizjes Për Universitetin” kanë botëkuptimet e tyre teoriko-politike, ku është e vërtetë që shumica anon majtas, në larmishmërinë e së majtës. Unë, për shembull, dhe nuk kam asnjë drojë ta fsheh, në studimet e mia teorike jam mbështetur fort edhe te librat e Marksit mbi kritikën e ideologjisë dhe e vlerësoj jo vetëm Marksin, por krejt trashëgiminë teorike të marksizmit perëndimor, si një nga burimet më të pasura të mendimit kritik. Mirëpo këto ide nuk më kanë penguar të jem në të njëjtën lëvizje edhe me kolegë e studentë që nuk kanë të njëjtat referenca teorike si unë.

- A pranohen në “Lëvizjen Për Universitetin” edhe studentë më ide liberale?

- Deri më sot nuk i kemi bërë kujt provim hyrës teoriko-politik. Kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo student, pedagog dhe qytetar që brengoset për gjendjen e arsimit të lartë. Që është kundër privatizimit dhe komercializmit të saj dhe kërkon që përmirësimin ta sjellë përmes angazhimit midis të barabartëve. Kësisoj mund të jesh edhe liberal apo konservator dhe të bëhesh pjesë apo të sol- idarizohesh me “Lëvizjen Për Universitetin”. Midis nesh nuk kanë vend racistët, fashistët apo fundamentalistët e tregut. Fundja çdo hapje mund të ekzistojë që i sigurojnë minimumin e koherencës së brendshme.

- Megjitheë protestat tuaja, tarifat e studimeve janë rritur…

- Në vitin e saj të parë (viti akademik 2013-2014) qeveria socialiste i rriti tarifat e studimeve universitare me 10-15%. Ne mendojmë se si rezultat i rezistencës së fortë që i bëmë miratimit të ligjit të arsimit të lartë në vitet 2014-2015, qeveria nuk ka guxuar t’i rrisë më tarifat. Sidoqoftë ato janë shumë më të larta nga ç’mund t’i përballojë një familje e thjeshtë që do të arsimojë fëmijët e saj. Një vit studimesh bachelor-i kushton deri në 40.000 lekë për shembull, nga çka qenë 10-15 vite më parë), kurse tarifat e studimeve master për një vit shkojnë deri në 100.000 lekë të reja. Në këto kushte studimet universitare po shndërrohen në privilegj të gjithnjë e më pak njerëzve. Me hyrjen në ligjit të ri të arsimit të lartë, tarifat studimore pritet të rriten edhe më, duke iu afruar vit pas viti atyre të universiteteve private.

- Përse mendoni se «Ligji për Arsimin» është klientelist?

- Sepse për herë të parë në historinë e Shqipërisë universitetet private do fonde nga shteti. Fillimisht nga fondet e kërkimit shkencor dhe ato të studentëve ekselentë. Mëpastaj, me shndërrimin e tyre në fondacione (ku ish-pronarët do të vazhdojnë kontrollin e universiteteve nëpërmjet zotërimit të shumicës së anëtarëve të bordit të administrimit), ato do të hyjnë edhe më shumë në “tortën” e buxhetit të shtetit duke marrë edhe nga fondi i mbështetjes studentore. Me pak fjalë, ato fonde, edhe kështu të pamjaftueshme, që deri më sot i merrnin vetëm universitetet publike, do të ndahen midis tyre dhe universiteteve private. Nëse mundësuar tarifa studimi më të ulëta në universitetet publike, me hyrjen e tendenca do të jetë drejt rritjes deri në kapjen e nivelit të privatëve.

universitetet private nga zbatimi i tij?

- Askush nuk mund të thotë sot se sa para do të nga hyrja e plotë në fuqi vitin akademik 2018, kur atyre do t’u lindë e drejta të shndërrohen formalisht në universitete publike të pavarura (fondacione). Mirëpo është e sigurt që marrja nga ana e tyre e një pjese të buxhetit të universiteteve publike nënkupton

- Në një intervistë, zoti Çili, pronari i një shkolle të lartë deklaroi se do të e një korpusi universitar. A tregon kjo aftësinë e privatit për të bërë gjerat? (Duke patur parasysh që Universiteti Shtetëror ka vite që bën plane se do ngre një korpus të tillë, por nuk po e realizon dot për mungesë fondesh)

-Privati do të ishte i aftë nëse suksesi i tij nuk do të varej nga privilegjet që i bën qeveria. Është kollaj t’u marrësh studentëve miliona euro në këmbim të diplomës, të presësh miliona të tjera nga qeveria dhe pastaj të mburresh me investime serioze në infrastrukturë. Universitetet publike, nga ana tjetër, nuk janë ndë - lojnë për të bërë investime të mëdha infrastrukturore. Për t’i realizuar ato, do të duhej t’u ngarkonin studentëve barrën e kostove. Prandaj ato kanë gjithmonë nevojë për ndihmën e buxhetit të shtetit, i cili në fund të fundit nuk bën gjë tjetër veçse administron paratë e popullit. Kësisoj duke ndihmuar universitetet publike (si p.sh. në ndërtime kampusesh etj.), shteti nuk do të bënte gjë tjetër veçse do t’i drejtonte paratë e popullit drejt institucioneve publike që hamendësohet se i shërbejnë popullit. Them hamendësohet sepse në parim kjo vlen për çdo institucion publik. Mirëpo praktikisht diçka e tillë lë për të dëshiruar, pasi drejtuesit e universiteteve publike në të shumtën e rasteve sillen me to si me - nancimi i privatëve të tjerë e universiteteve publike, por përkrahja e betejës sonë shumëvjeçare për demokratizimin e universiteteve publike dhe përgjegjësimin e tyre përpara shoqërisë.

-Na pret një vjeshtë e gjatë universitare”, keni thënë në një intervistë përpara një viti. Për cilat shkaqe vjeshta kaloi pa qënë «e zjarrtë»? E thënë troç, a mendoni se rinia jonë universitare është e mefshtë?

Gjëja më e kollajtë dhe më impotente nga pikëpamja intelektuale është të akuzosh “popullin”, e trupëzuar në thënien “shqiptarët nuk bëhen”. Përgatitja teorike na ka ndihmuar që të mos biem kurrë në nivele të tilla. Prandaj përgjegjësinë e kemi parë gjithmonë te shkaqet strukturore dhe te vetja. Ka shumë faktorë që e shkurajojnë angazhimin studentor dhe qytetar. Fillimisht është politikani që të kërcënon punën e prindit te pedagogu që po të pa të ikësh në protestë skërmit dhëmbët. Tjetër faktor është zhgënjimi i panumërt me tentativat e mëparshme të mobilizimit të qytetarëve. Këta të fundit kanë shumë të drejtë që janë skeptikë edhe me ne. Fundja pse do të duhej të na besonin kur të gjithë të tjerët para nesh e kanë shitur veten për “pesë aspra”?! Prandaj strategjia jonë e mobilizimit studentor dhe qytetar është afatgjatë dhe besimi varet nga konsistenca, vendosmëria dhe provat e moskompromentimit që po tregojmë dhe do të tregojmë. Nga ana tjetër, ka shumë vend për përmirësim në punën tonë si aktivistë. Jemi akoma të mangët në forma komunikimi, thjeshtëzim idesh e parimesh, kontakte me njerëzit etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.