Ja pse grekëve ju dukem si striptiste

Intervista - - HUMOR -

Pasi një gazetë e ektremit të djathtë greke “zbuloi” përmes fakteve të pakundërshtueshme se Ministrja jonë e Mbrojtjes ka pas punuar në një lokal nate si balerinë, zonja Kodheli i ka nisur një letër Presidentit të Turqisë, zotit Tahip Erdogan! Ne kemi munddur ta mbërthejmë përmbajtjen e kësaj letre. Po më parë, për hir të transparencës, ne po ju hapim letrën që Tahipi i ka dërguar asaj. Në të thuhet:

E dashur Mimi! Pardje mora vesh për një artikull që ka bërë bëlldum të madh, rreth teje. Medemek ke punuar si striptiste në një klub nate në Athinë. Merre me avashllëk, pa yxhym. Ishallah ke bërë lekë, nëse ke punuar! Më bëri përshtypje kur thanë që ke punuar balerinë. Edhe nusja e Sulejmanit tonë të Madhërishëm, balerinë ka qënë. U bë sulltaneshë pastaj. Ishallah nuk ke punuar në katran, domethënë, nuk ke punuar në të zëzë, por me sigurime, siç i thonë ndryshe, se kam marrë vesh që atëherë rrallë punonin të siguruar. Si venë punët andej nga Arnautistani? Mos harro neve ju kemi shumë xhan. Jemi të gatshëm që t’ju japim ndihmë si ju kemi dhënë përherë. Nëse do, po dërgoj që nesër një kontigjent përfaqësuesish ushtarakë të bëjnë një xhiro andej nga ju. Të bëjnë xhiro kot, se për të sjellë, opingat e Sheros do sjellin. Se edhe neve këtu e pë ë ta dish ti Mimi. Ja ku po ta them, por mos e bëj publike: Sa të ketë media të tilla që zihen, jo po arnauti është njeri më i mirë se greku, jo po turku është më i mirë se arnauti, ne politikanëve mira na bën. Rrimë e shikojmë rehatinë e divanit dhe nuk na luan njeri. Ja ty për shembull: Të gjithë të dolën në mbrojtje kur dikush shkruajti se ke punuar balerinë. Nuk u morën më faktin se rrogat e ushtarakëve tuaj janë të tilla që s’blejnë dot një kaposh për fundvit. Nejse, se po iki tani se do kujdesem për mustaqet, se do dal në një takim.

Mimi Kodheli i përgjigjet Erdoganit:

Marshallah i nderuar shok i Kryeministrit tonë! Ke të drejtë, për ato që më shkruajte. Në gazeta greke. Pastaj i thashë vetes: Pema me kokrra, goditet. Fundja edhe gruaja e Sulejmanit, balerinë ishte, se e kujtova nga telenovelat që japim këtu. Shyqyr që goditet në këtë mënyrë, se mileti kështu harron gjendjen që ka ushtria jonë. Shyqyr o Tahip që na ke dërguar ca penevrekë ti, se do i kishim lakuriq fare ushtarakët. Na ka dërguar edhe Greqia, për hir të së vërtetës, por këtë s’po e them, se kështu më mërziten nacionalistët këtu. Shyqyr o Tahip që mileti këtu s’merret me faktin që ushtaraku ynë del e ngre dorën në rrugë kur kalon ndonjë makinë. Jo se e ngre se e përshëndet, jo. E ngre se do që ta ndalojë, që të hypi. As bicikleta s’blejnë dot ushtarakët tanë, jo më makinë. Vjet që thua ti, 10 ushtarakë na ngrinë në rrugë. I gjetën të nesërmen me dorën lart. Une vetë gjeta njerin me dorën e djathtë lart, në rrugën për në Elbasan. Isha me një ushtarak, që na e dë Çfarë po bën këtu ky ushtaraku, më Po na përshendet neve meqë po kalojmë, i thashë. Çfarë t’i thosha? T’i thosha që ai mavriu po priste të kalonte ndonjë makinë që t’i hypte. E kështu, Tahip. Shyqyr që merren me ne personalisht dhe jo me punët tona, se kështu është më mirë për ne. Unë kam gjetur rehat. Fajin ja hedh Saliut. Them: Ai na e la kështu ushtrinë. Edhe Saliu, për hir të së vërtetës ishte i mençur. Kë ër Majkon. Pandeliu ja hidhte fajin Perikliut. Jo atij drejtuesit grek, jo. Kishim një ministër me emrin e tillë ne, ndaj po të them. Ne këtu në Ballkan jemi një shekull mbrapa dynjasë, Tahip, po shyqyr që jemi thuaj. I dolën të bijës së botës - kelit. Merren me ç’punë ka bërë ajo. Këtu te ne, vuuuu plasën komentet ne për dynjanë që kemi, Tahip. Me këto dynja, do na duhen edhe 50 vjetë të jemi Evropë në mendim. Ika tani Tahip, se do shkoj në Selanik të shikoj një copë të bukur për fustan. Do shkoj me Dhorën. Bakojanin. E kam mikeshë të mirë. Kështu jemi ne që merremi me politikë, ti e di. Miq dhe mikesha të mira. Në publik bëjmë sikur zihemi. Genjehen të shkretët njerëz dhe na besojnë. Ata besojnë, ne mbushin bankat me pasuritë e tyre. Ika Tahip t’i hipi avionit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.