Sa e dua botën

Intervista - - POEZI -

Sa e dua botën tënde të çuditshme, që ti e shfaq çdo ditë, padashje. Fjalët e tua të pazbërthyeshme e ato kujtime të gërvishuna pamëshirshëm, i lexoj prej teje e në mendime thellohem... Një shpirt lakuriq që tretet pak e nga pak, pa u kuptuar, çdo ditë kapërdinë fyerje, e pastaj një tjetër poshtërim, e prapë, zbardhet dhe muzget. Unë lexoj tek ty dhe mrekullohem, sa herë që zbuloj botërat brenda teje, ato, që ti qëllimisht i fsheh.

BEXHET DURMISHI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.