Kush jam !

Intervista - - POEZI -

Më prekin duar të një epoke Dhe shpirtëra shkronjash, në histori Të shkelësh dheun e një Tok-e Me gjurmë të mbetura nën shi ! Të hash, të ngopesh, gjersa të vdesësh Me bukë, me dije edhe të tjera Të të kalisin durim të presësh E të të thonë : «Kjo është pranvera» ! Të thonë të gjithë: Është jeta jote T’a bësh ç’ të duash, (më vjen të qesh) Kur disa ligje të kësaj bote Janë thellë të gdhendura brenda nesh ! Të të mësojnë «atë që duhet « Të të shohë syri aq sa nuk thuhet Të numërosh gjer në «njëmijë» ... Për t’i mësuar ç’ nuk dhash e bëra I di përmendësh të gjitha shtetet Si papagall unë di shumë gjëra ! Në burgë pa mure të dish të ecësh Se kur je mbyllur e di mundësine Kur është nevoja të vrasësh-presësh Sepse të thonë «ata që dinë» ... Dhe jeta është një burgë pa mure Por jo, nuk sprapsem, nuk mposhtem unë Më japin forcë edhe më shumë .

BLEDI YLLI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.