Si po na vret aborti?

Intervista - - SOCIALE -

Fabjola Kuburi: - Doktor, një problem aktual, por edhe i frikshëm në shoqërinë shqiptare është aborti. Shpesh dëgjojmë jo vetëm për vajza, por edhe shumë gra që abortojnë. Pse është rritur kështu?

Adil Mustafa: - Vërtetë aborti është një problem aktual dhe i frikshëm, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, ku sipas statistikës, ndodhin rreth 50 milionë aborte në vit.

- Ky është një fenomen relativisht i ri, se më parë qe i ndaluar, apo jo? Në atë kohë nuk kishe shumë mundësi as për mjete kontraceptoive, apo jo?

- Në Shqipëri, deri para viteve 90, aborti me dëshirën e gruas ishte ndaluar dhe kryhej vetëm në rrugë të paligjshme, gjithashtu nuk ofrohej asnjë metodë kontracepsioni nga shërbimet shëndetësore për arsye të politikave pronataliste. Të dhënat statistikore mbi abortet mbas viteve 1993 tregojnë se në Shqipëri vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të aborteve të kryera. Kështu numri aborteve në Shqipëri u rrit, edhe pse është pozitiv fakti që nryshe nga më parë nuk pati vdekje amëtare. Nga 234 000 aborte të kryera në vitin 1989, në vitin 1993 arriti në 334 000. Më tej, shifrat e Ministrisë së Shën të tyre së bashku me numrin e lindjeve. Aborti, edhe pse dy vitet e fundit ka pësuar rënie, është ende shumë i lartë. Statistikat tregojnë se në vendin tonë gjatë një viti kryhen mbi 10 mijë aborte. Pra, sipas studimeve, në 4 shtatëzani kryhet një abort. Mjekët në maternitetin “Mbretëresha Xheraldinë” dhe ne maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë shprehen se numri i aborteve që kryhen me kërkesën e prindit, ose me dëshirë është më i lartë se abortet spontane, ku sipas tyre pavarësisht rrethanave tregon një papërgjegjshmëri të prindërve. Sipas mjekëve referuar statistikave të ISHP-së, në mbi 35 mijë fëmijë që lindin çdo vit, mbi 10 mijë të tjerë vdesin ende pa lindur. Por mjekët shprehen gjithashtu që ky numër mund të jetë akoma më i lartë po t’u referohemi shumë aborteve që ndodhin në klinikat private të cilat realizojnë aborte dhe nuk raportojnë të dhëna të sakta në Institutin e Shëndetit Publik. Sipas studimeve të kryera nga USAID përllogariten 230 aborte në 1000 lindje të gjalla, ndërkohe që në vënde të tjera të Europës përllogariten vetëm 28 në 1000 lindje.

- Dhe kjo lejohet me ligj, apo jo?

- Aborti në thelb paraqet ndërprerjen e jetës, ose fetusit në gjuhën mjekësore, për këtë arsye ai përherë ka qenë dhe vazhdon të jetë temë diskutimi nga ana e mjekëve, sociologëve, teologëve e psikologëve që ndajnë gjithmonë mendime të ndryshme në lidhje me të. Aborti është një ndërhyrje që duhet bërë vetëm nga mjeku, dhe kjo deri në javën e 12-të. Pra, koha optimale e kryerjes së abortit është nga 6 në 12 javë. Por kjo nuk do të thotë që aborti nuk mund të kryhet edhe në javën e 22-të, por deri në javën e 12-të ai është i lejuar. Pas kësaj ai kryhet vetëm me rekomandimin e mjekut, nisur nga kushte madhore, të vlerësuara këto nga një komision i posaçëm mjekësor, i cili bën vlerësimin e duhur në lidhje me shëndetin e nënës apo të fëmijës se aborti nuk është një fenomen për t’u patur zili dhe pavarësisht se ai në parim mbrohet dhe praktikohet, në aspektin hu aspak pozitive, qoftë për fetusin që humbet, qoftë për trupin e nënës. Duke i cilësuar abortet si veprime te papërgjegjshme si dhe shifër relativisht të lartë numrin e tyre krahasuar me atë të lindjeve në vendin tonë, mjekët u bëjnë apel nënave për më shumë ndërgjegjësim dhe të këshillohen gjithmonë me mjekun për të shmangur abortin spontan dhe atë të dëshiruar.

- Pse ndodhin abortet, cilat janë shkaqet?

-Specialistët pohojnë se shkaqet kryesore që i detyrojnë nënat të abortojnë janë kushtet ekonomiko-sociale që nuk duan të kenë më shumë se dy apo 3 fëmijë, por nuk mungojnë as nënat me shumë fëmijë dhe ngelin shtatëzanë pa pasur dëshirë dhe ato që braktisen nga partneri i tyre ose që nuk kanë partnerë dhe i drejtohen maternitetit ose klinikave private për të kryer një abort. Por sipas specialistëve alarmantë vitet e fundit është dhe numri i nënave adoleshente që kryejnë aborte. Specialistët shpjegojnë, se abortet te adoleshentët në shumicën e rasteve lënë gjurmë të parikuperueshme pasi ndikojnë negativisht jo vetëm në gjëndjen shëndetësore të tyre por edhe në gjëndjen shpirtërore. Sipas tyre këto raste janë shumë herë më problematike se abortet në moshat e rritura ndaj dhe shpesh kanë shërbyer si burim i përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore dhe mendore për vitet e ardhshme. Përveç kësaj ka aborte për arsye shëndetësore e mjekësore që janë të detyruara t’i bëjnë për shkak të problemeve të tyre dhe këtë shtatëzani nuk mund ta mbajnë dot. ndodhur me një paciente, Aidën 27 vjeçare. Ajo dy vjet më parë ka abortuar një fëmijë. “Në të vërtetë nuk ka qenë një arsye madhore, sepse vendimi për të abortuar nuk kishte lidhje as me shëndetin tim dhe as të foshnjës, thotë ajo. Karriera profesionale ishte ajo që më shtyu të ndërmerrja hapin e vështirë. Që prej 6 muajsh kisha nisur një punë të re të cilën nuk doja ta humbisja, ndaj kur morra vesh për shtatëzaninë, vendosa menjëherë për t’a hequr”-na tregon Aida. Për fat, ajo nuk ka pasur ndërlikime shëndetësore.

- Tek cila grupmoshë janë më të shpeshta abortet?

- Sipas mjekëve, grupmoshat më të prirura drejt abortit janë ato të moshës 25-30 vjeç. “Këto janë mosha që për arsye të caktuara nuk janë gati për të pritur një fëmijë, ose jeta i vë përpara zgjedhjeve të tilla që të vendosin në plan të parë profesionin dhe karierën. Ndryshe nga këto, të cilat vendimin e kryerjes së abortit e marrin vetë, për vajzat e reja 15-16 vjeçe, duke qënë se janë ende minorene, aborti mund të kryhet vetëm me njoftimin e prindit. Numri më i madh i aborteve sipas specialistëve është ai i vajzave të pamartuara, të cilat gjejnë te aborti një mundësi për të shpëtuar “nderin, dhe na rendit disa faktorë të tjerë si ata ekonomikë, social-emocionalë, mjekësorë, por edhe vetë liberalizimin e abortit.ortit. I dëshiruar ose jo, aborti përjetohet me depresion dhe shkakton edhe mjaft probleme të tjera te nëna apo vajza që aborton. Sipas psikologëve femra që kryen abort duhet të jetë shumë e përgatitur psikologjikisht, veçanërisht kur ajo dëshiron ta mbajë fëmijën e që janë kushtet, ato që e detyrojnë atë të abortojë. Grup moshat më të shpeshta që bëjnë aborte me dëshirë janë nga mosha 20-35 vjeç, por nuk përjashtohen dhe moshat adoleshente dhe mbi 35 vjeç.

- Sa të rrezikshme janë abortet në moshën e adoleshencës? Sa të ndërgjegjshme dhe informuara janë adoleshentet në lidhje me pasojat shëndetësore që lë aborti?

- Fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale tek vajzat sot regjistron edhe mundësinë e aborteve që në moshën 14-vjeçare. Dihet që raportet seksuale të pambrojtura, që zakonisht janë rutinë tek vajzat e reja, janë shkaku parësor që i shpie drejt abortit. Këto organizma të pamaturuar, ende nuk e kanë formuar atë pjekjen e plotë që i duhet organizmit të një femre për të shëndetshme, por kjo nuk është arsyeja e vetme që i shpie drejt abortit.

Ndërprerja e shtatzënisë shumë herë vjen me vullnetin e tyre, sepse kuptohet është një moshë e vogël, është një moshë kur ato nuk e kanë vendosur për të pasur një lidhje - soni që garanton dhe mbajtjen e familjes, kështu që ato zgjedhin në mënyrë të vullnetshme të ndërpresin shtatzëninë.

- Si mendoni femrat e marrin lehtë një vendim për të bërë abort?

- Vendimi për të pasur abort nuk është i lehtë. Arsyet se përse një femër vendos që të ndërpresë shtatzëninë janë të ndryshme. Rreziku i abortit është shumë i vogël kur kryhet nga profesionistët e aftësuar për të kryer këtë proçedurë, por përseri ka komplikime të mundshme. Shumica e femrave të cilat kanë pasur abort janë të pamartuara. Gratë e martuara më rrallë e zgjidhin “problemin” e shtatzënisë së padëshiruar, duke kryer abort. Arsyet se përse një femër vendos që të ndërpresë shtatzëninë janë të ndryshme. Në shumicën e rasteve arsyeja e ndërprerjes së shtatzënisë është se shtatzënia aktuale interferon me shkollimin ose me punësimin e asaj gruaje, si dhe faktin se ato akoma mund të mos jenë të martuara, te shqiptarët pa u fejuar apo pa u martuar nuk lejojnë mi- tet, zakonet sidomos nëpër fshatra fshatra, ku zakonisht një grua vazhdon shtatzëninë pasi martohet dhe kur ka shkaku i abortit është inçesti ose dhunimi.

-Ka raste kur kryhet më shumë se një abort?

- Po, ka. Kushtet në të cilat kryhet ndërhyrja janë absolutisht të padhimbshme, në kushte të një steriliteti të tillë që nuk le pasoja nga pas, në rast se realizohet nga Shpeshherë realizimi i abortit në rrethana të tilla, të lehta, pa dhimbje, pa infeksione të mëvonshme, duket se i “inkurajon” këto vajza të vazhdojnë të kryejnë marrëdhënie të pambrojtura. Por ne gjithmonë ua bëjmë të qartë se aborti i kryer në mosha të reja, pra në kushtet e papërfunduara të një pjekjeje të plotë seksuale që përfundon në moshën 18-vjeçare, bën të mundur që në një moment të dytë, pavarësisht faktit që çdo gjë shkoi mirë gjatë abortit, kur ato të kenë vendosur një lidhje të qëndrueshme dhe dëshirojnë me vetëdije të plotë të mbajnë një shtatzëni, pra të bëhen nëna, janë të prirura të kenë edhe më shumë ankesa sesa një nënë e - tatzëni mbi 18 vjeç.

- Cilat janë mënyrat për realizimin e abortit?

- Në një abort po të bëhet nga një mjek profesionist komplikimet janë të rralla, por një gjinekolog para se të bëjë një ndërhyrje du- Nr.50/1187, datë 17.12.2016 Botues: Artan Kristo (artankristo@intervista.al) Kryeredaktore: Fabjola KUBURI (fa_bj_ola@live.com) Marketing: Adrian RAKIPI (marketing@intervista.al) Adresa: Rruga «Qemal Stafa» Nr.331, Tiranë

E-mail: redaksia@intervista. al

(Vazhdon ne faqen 22)

Webpage: www.intervista.al Facebook: www.facebook. com/GazetaIntervista/

Çmimi: 50 lekë. Jashtë Shqipërie: 1,5 E

Blerje online: 0.99 Euro në: http://www.pressreader.com/

albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.