Ermal Fejzullahu: Do të bëjë fëmijën e katërt?

Intervista - - MUZIKË -

Mia Buci: - Ermal, kishim kohë që të prisnim të vije kështu... Duket si një rikthim në origjinë kënga jote e fundit. Kush ndikoi në këtë përzgjedhje?

Ermal Fejzullahu: - Këtë përzgjedhje të këngës e kam bërë vetë. Isha një ditë tek Irkenci në studio ku më tregoi diçka nga materialet e tij. Ajo këngë më pëlqeu. Ishte nga ato këngë për të cilat unë them që më

- “Ai nuk ka me t’dasht si unë”. E ke përdorur ndonjëherë këtë frazë në jetën tënde? - (Qesh) Jo, asnjëherë. - Kemi më shumë ura, apo mure sot në muzikë?

- Ka nga të dyja, mirëpo askush nuk mund të të ndalë kur ti e di që e ke mirë.

- Në udhëtimet e shumta që bën për koncerte, farë të bën më shumë përshtypje?

- Me thënë të drejtën udhëtimet e tepërta na kanë stërlodhur, por gjithmonë e gjejmë kënaqësinë edhe në punë.

- Çfarë të duket më shqetësuese nga sa po ndodh në botë tani?

-Është shqetësues fakti se po ka shumë shumë sulme terroriste që nuk më shkojnë në mend kur jam në rrugë, por ajo mund të Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi com ndodhë kurdo dhe kudo veç dhashtë Zoti që asnjëherë të mos ndodhin.

- Hera e fundit q t ka q lluar t jesh zgjidhja e nj problemi?

- Po unë jam zot shtëpie në shtëpinë time dhe shpesh më bie të jem zgjidhja e ndonjë problemi.

- Çfarë ndodhet në listën e gjërave për t’u kryer këto kohë?

- Janë shumë gjëra të cilat më duhet t’i përfundoj, si për shembull, nja dy klipe të reja, tre koncerte këtë javë etj. - Kujt i jep përparësi? - Përparësi iu jap kërkesave të fëmijëve të mi, ato i kam më primaret.

- Në nerva e sipër, je elastik apo “stuhi”

- (Qesh) Të dyja nga pak. Varet për çfarë, po ka raste kur jam i durueshëm e ka raste kur jam shumë shpërthyes. Padrejtësinë nuk e dua!

- Për çfarë ia vlen barra qeranë të grindesh në këtë botë të përkohshme?

- Ia vlen të grindesh kur të jesh në të drejtën tënde. Drejtësia gjithmonë triumfon, i urrej shpifjet!

- Të tremb idea se ke bërë ndonjë padrejtësi gjatë rrugës?

- Mundohem të jem shumë i kujdesshëm. Kësh të karrierës time.

- Kënga në të cilën ke vënë shpirtin?

- Është një këngë e re e cila do të lançohet shumë shpejt. Është nje këngë solo dhe ndër më të preferuarat e mia deri tani.

- Cilit prej fëmijëve i rrjedh “muzikë” ndër deje?

- Bunës, është vajza ime e madhe dhe është super e talentuar.

- Është e vërtetë se po - jën e katërt siç edhe u tha?

- Jo, nuk është e vërtetë të bëjmë fëmijë tani. Jemi shumë në rregull kështu siç jemi, por në të ardhmen nuk i dihet se çfarë do të ndodhë.

- Për çfarë je xheloz për Arianën për pjesën e kohës që nuk jeni bash- kë?

- Mërzitem shpesh kur jam në rrugëtime të largëta. Kam dëshirë ta kem familjen afër, mirëpo tashmë jemi mësuar ta menaxhojmë kohën edhe në këto kushte.

- Bini gjithnjë dakord për sjelljen ndaj fëmijëve, apo njëri është “ndëshkuesi” e tjetri “shpëtimtari”?

- Me thënë të drejtën, mua më bie të jem më rrallë me ta për shkak të punës dhe në njëfarë mënyre, me mua janë më të llastuar sepse janë më të përkëdhelur, kurse Ariana është shumë më e prerë.

- Ka një gjë që do të doje te ndryshoje tek vetja?

- Hmm.. Si karakter jam shumë ok, ama ca kile me i humb s’do ishte keq. (Buzëqesh)

- Shqetësohesh nëse gjen apo nuk gjen pengesa në rrugën tënde?

- Nuk ka asnjë punë të lehtë dhe medoemos do kesh dhe pengesa gjatë rrugës të cilat të bëjnë më të fortë dhe të shtyjnë të punosh më tepër.

- Çfarë gjen të bukur te stina në të cilën ndodhemi?

- Kjo stinë më pëlqen më së shumti për arsye se më jep mundësi të bëj këngë më të qeta, të cilat

- Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë një bisedë të ngrohtë me dikë shoqëruar me një gote verë?

- Mbrëmë isha me miq këtu në një lokal në Prishtinë deri në orët e vona.

- Për çfarë ngre dolli sot?

- Hmmm...sot do të pushoj besoj, nesër ndoshta ... (Qesh) Mendoj se ka gjithmonë arsye për të ngrit ndonjë dolli !

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.