Ebru Ëzkan: Nuk do të mund të isha si Dilara...

Intervista - - TELENOVELA -

Ebru Ëzkan është një aktore turke 38 vjeçare. Ajo ka studiuar në universitetin e Ankarasë për aktrim. Që prej diplomimit ka luajtur role të rëndësishme në skenë dhe ekran, përfshi këtu edhe Xhulietën e Shekspirit. Ajo gjithashtu këtij viti Ebru është martuar me aktorin Ertan Saban, me të cilin kishte një vit që ishte e lidhur.

Për intervistën Ebru na pret në vilën Edip Efendi, që ndodhet në lagjen Arnavutkoy (fshati i shqiptarëve, lagje e vjetër e Stambollit), ku bëhen xhirimet e Vila ndodhet në breg të detit dhe është po aq madhështore sa duket në telenovelë. Ajo ka lyer buzët me buzëkuq të ndezur dhe mban veshur rrobat e personazhit të saj, Dilarës. Që në të them se ajo nuk dukej aq e largët sa në telenovelë. Artikujt që janë shkruar për të kryesisht për punën e saj. Po kush është Ebru ëzkan? veten e vet:

- Im kishte biznesin e vet. Kam dy motra dhe një vëlla më të mëdhenj se unë. Kur unë isha e vogël ata u larguan nga shtëpia dhe ne u zhvendosëm nga Ankaraja dhe shkuam në një qytet të vogël, të quajtur Haxhibektash, ku jetova 6 vjet. Kam kaluar një fëmijëri të vetmuar, por më pëlqente fakti që kishim toka dhe mund të ngjiteshe në pemë dhe t’i këpusje frutat vetë. Edhe tani ngrohtësia e qyteteve të vegjël më relakson dhe më mbush me besim. Jeta në këtë qytet të vogël zgjoi imagjinatën time. Që e vogël kam pasur dëshirë të aktroj. Pastaj shkova në Ankara për të studiuar për aktrim. Kështu, në vitin 2006 menaxheri im më zbuloi në një skenë teatri në Ankara dhe që prej asaj kohe vazhdojmë bashkë.

- Çfarë mendon për presionin dhe censurën?

- Nuk më duket e drejtë. Nuk i kuptoj arësyet e ndalimit të gjërave që ndodhin në jetën reale. Ne Nëse nuk mund të kapesh për dore ose të puthesh në ekran, siç ndodh në jetën reale, ose nëse nuk mund të pish në një skenë kur duhet të dalësh i dehur, atëherë njerëzit do të dukeshin shumë statikë.

- Po ti e aplikon censurën tek vetja jote?

- Për fat të mirë, jo. Unë nuk mund të jetoj me mendimin se ç‘do të thonë të tjerët për mua. - Në cilën fazë të jetës je tani? - Po jetoj një periudhë të lumtur. Kam shumë pritshmëri, por jo ambicje, prandaj nuk zhgënjehem. Xhepat herë i kam plot e herë bosh,

- Njerëzit e konsiderojnë Dilarën si personazhin më negativ të serialit. Pse ndodh kjo?

- Unë e kuptoj Dilarën. Ajo ndjen brenda vetes se ka të drejtë, se personazhi i saj pasqyron botën e saj, atë që ka përjetuar, sa ka mësuar në jetë. Dilara lufton për gjërat që ka arritur në jetë, familjen e saj, fëmijët, hapësirën e saj jetike. Për këtë arësye bezdis të tjerët dhe i futet telasheve.

- Mendon se ato që ajo di dhe

- Po sikur të të ndodhte edhe ty diçka e tillë?

- E kam menduar këtë. Nëse do të rrisja për vite me radhë fëmijën e dikujt tjetër do të ishte një situatë me të vërtetë e vështirë.

- Po sikur të të duhej të zgjidhje mes dy fëmijëve?

- Nuk ka rëndësi zgjidhja time, rëndësi ka që të gjendet mënyra më e mirë për fëmijët, veçanërisht për psikologjinë e tyre. Sigurisht,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.