10 cilësi të çuditshme të burrave që joshin gratë

Intervista - - SEKS -

Ju duhet të bëni më shumë sesa të eklipsoni burrat e tjerë në banakun e një bari për t’i bërë përshtypje një gruaje. Joshja që ndjen një grua është e çuditshme dhe e ndërlikuar. Megjithatë, ka edhe lajme të mira: Që t’ zemrën një gruaje nuk ka nevojë medeomos të jeni simpatik, të keni muskuj barku si një tabletë çokollate, ose miliona dollarë në bankë. Shkenca ka provuar se ka disa sjellje të papritura, bile të çuditshme, tipare apo karakteristika që grave u duken tërheqëse tek një burrë. Ja cilat janë ato.

1. Rrini i menduar Mësoni se në një studim, të publikuar në gazetën e Psikologjisë së Evolucionit u zbulua se femrave u dukeshin më joshës burrat që buzëqeshnin vetëm kur kërkonin një marëdhënie afatgjatë. Kjo është e kuptueshme edhe burrat do të donin të kishin një grua të buzëqeshur dhe të lumtur përkrah. Por studimet gjithashtu zbuluan se gratë që duan lidhje afatshkurtër janë më të joshura nga burrat që kanë një shprehje fytyre “neutrale” (si për shembull që fshihen nën një kënd të barit), ose rrinë të menduar, sepse, për arësye të pakuptueshme, këta burra duken më virilë. 2. Jeni më i madh në moshë Mesa duket, shumicës e grave, vërtet u pëlqejnë burrat e tipit të Xhorxh Kluneit, sipas studimit të publikuar në Psikologjinë e Evolucionit. Kjo, në një pjesë të madhe ka të bëjë me evolucionin: Burrat, ndryshe nga gratë, kanë një kohëzgjatje më të madhe të pjellorisë së tyre. Pastaj, sa më i madh në moshë, aq më shumë kohë ka pasur për të krijuar krijuar pavarësinë, një gjendje ekonomike të mirë (gjë që ju duhet nëse do bëni fëmijë), cilësi të gjitha këto të pëlqyeshme nga gratë. 3. Keni qime në fytyrë Kur themi qime në fytyrë, kemi parasysh një mjekër të parruar, ose të gjatë, mustaqet nuk para pëlqehen. Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Biologjisë së Evolucionit, stili që i jepni mjekrës suaj ju bën më joshës në sytë e grave, në varësi nga ajo që ato kërkojnë. Gratë shumë mjekrën e parruar, ndërsa ato që duan lidhje afatgjatë, një mjekër të gjatë, sepse këta burra u duken me meshkuj të fortë, të tipit që mund të mbajnë familje dhe bëjnë fëmijë. Burrat e rruar mirë konceptohen më pak joshës dhe burrërorë. 4. Vraponi distanca të gjata Forest Gamp mbase nuk është heroi juaj i preferuar, por, sipas një studimi të bërë nga universiteti i Kembrixhit, ai mund të bëhet. Vrapuesit e distancave të gjata kanë prirje të kenë më shumë dëshirë për seks, të prodhojnë më shumë spermatozoide dhe të jenë më joshës për gratë. Në kohërat e lashta, kur burrat ishin gjuetarë, vrapimi për shumë kohë ishte një tipar i dëshiruar, shpjegojnë kërkuesit (për t’u shpëtuar edhe grabitqarëve). 5. Jeni humanë Ju nuk mund të ndryshoni fytyrën, por mund të ndryshoni pasionet dhe të bëheni njeri më human, gjë e cila mund t’ju ndihmojë të gjeni një partnere, sipas një studimi të ri, të botuar në Psikologjinë e Evolucionit. Kur grave u jepet një mundësi për të zgjedhur mes një burri që është altruist dhe njëri që është shumë simpatik, ato zgjedhin në parin. Burrat dhe baballarët egoistë nuk janë të dëshirueshëm. E kundërta nuk e vrasin shumë mendjen për këtë.

6. Jeni dorëshpuar

Mbase nuk prisnit që të qenit kursimtar do të ishte karakteristika që do t’u pëlqente grave, kursimtar, jo por këtë e ka zbuluar një studim i kryer nga universiteti i Miçiganit. Gratë, pavarësisht moshës që kanë, vlerësojnë dhe joshen më shumë nga burrat që nuk janë dorëshpuar dhe lloji i kursimit që bëni, shton, ose pakëson këtë nivel joshjeje. Kursimtarët eksperimentalë (për shembull, dikush që kursen për të bërë një udhëtim pas disa kohësh) dhe ata të orientuar ndaj investimeve (për të blerë një shtëpi), janë më të preferuar se kursimtarët materialistë (për shembull, ata që duan t’i shtojnë kuaj fuqi makinës). Aftësia juaj për të kursyer tregon nivelin e pjekurisë, sensin e kontrollit dhe prioritetet. 7. Keni talent muzikor Një grua ka më shumë gjasa t’ju japë numrin e saj të telefonit nëse i bini kitarës, sesa t’ju shohë duke i gjuajtur me grushte një thesi palestre, sipas një studimi të publikuar në Psikologjinë e Muzikës. Nga 300 gra që iu afruan të njëjtit burrë johës, mbi një e treta e tyre ia dhanë numrin një djali që kishte me vete një këllëf kitare, 14% u përgjigjën pozitivisht kur ai ishte duarbosh dhe vetëm 9% kur ai kishte afër një thes palestre. Nëse ju keni dhunti muzikore, gratë e shohin këtë si një përparësi gjenetike dhe do të jeni një hap përpara djemve të tjerë. Sigurisht, këtu ndikon edhe fakti që dukeni “cool”.

8. Jeni aventurierë (në kuptimin e mirë)

Një studim i bërë në univer- sitetin e Alaskës tregoi se burrat duhet të marrin më shumë ndër sy rreziqe të tipit “të gjuetarit”, si të ndezin një zjarr, ose të gjuajnë kafshë të rrezikshme (ne nuk po sugjerojmë që të ndërmerrni këto eksperienca, por të tregoheni të aftë nëse e kërkon nevoja). Grave u duket më joshës një burrë kur ndërmerr “rreziqe” të tilla, sesa kur bën gjëra pa rrezik, ose me rrezik “modern”, si t’i japë makinës pa rripin e sigurisë, ose të gënjejë në punë. 9. Keni trup prej babai - muar ndonjë studim, por i ka rrënjët në shkencë. Kur burrat martohen dhe bëhen me fëmijë, ata shtojnë ndonjë kilogramë aty-këtu dhe kjo është më joshëse për gratë pasi një burrë i tillë ka gjasa të jetë më i shëndetshëm se ata që janë skeletikë. 10. Përdorni doedorant Në botën e ndërlikuar të takimeve dashurore, diçka kaq e thjeshtë sa përdorimi i një deodoranti, ose antidjersë ju bën më joshës në sytë e grave, sipas një studimi të publikuar në revistën Evolucioni dhe Sjellja Njerëzore. Burrat që kishin një fytyrë më pak mashkullore dukeshin më me besim në vetvete pasi përdornin deodorantin. Megjithatë, kjo nuk vlente nëse ju jeni tashmë seksi. Deodranti nuk shtonte burrërinë ose joshjen tek këta lloje burrash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.