Dashuria dhe çorapet...

Intervista - - SEKS -

Mbase i kemi akuzuar më kot çorapet deri tani se prishnin atmosferën e dashurisë. Sipas një studimi, të mbash veshur çorapet gjatë seksit, bën të mundur të arrish më lehtë orgazmën. Një ide që duhet testuar! Në listën e atyre që prishin atmosferën në shtrat, çorapet shpesh zinin vendin e çparë. Duhet thënë se me to nuk dukesh shumë seksi, megjithëse janë praktike për t’i mbajtur këmbët ngrohtë gjatë dimrit. Por, mbase do ndërrojmë mendim për çorapet! Shumë studime tregojnë se të bësh dashuri me çorapet veshur të ndihmon ta arrish më lehtë orgazmën.

Po ç’lidhje kanë çorapet me orgazmën? Sipas Gert Holstexh, studiues i universitetit të Groningenit në Belgjikë, ato na sjellin një ngrohtësi që na lejon të relaksohemi, pra të jemi në gjendje më të mirë shpirtërore për të arritur orgazmën. Ja çfarë thotë ai: Një mjedis i këndshëm, me një temperaturë të përshtatshme i ndihmon gratë të ndjehen mirë dhe të kënaqen më lehtë. Sipas tij, fakti se ke ftohtë në këmbë kur bën dashuri mund të bllokojë orgazmën, prandaj është e rëndësishme të keni afër një palë çorape! Një teori e testuar dhe aprovuar, sepse 80% e grave që mbanin veshur çorape kur bënin dashuri e arrinin gjithmonë atë, kundrejt 50% të atyre që rrinin zbathur. Çorapet kanë një tjetër përparësi, sepse këmbët janë një zonë shumë strategjike. T’i kesh këmbët e ngrohta, lejon të përmirësosh qarkullimin e gjakut dhe ky i fundit lehtëson arritjen e orgazmës.

Atëherë, çorapet në shtrat janë të mirë! Gjithsesi, nëse ju doni të provoni këtë gjë për të arritur më shpejt orgazmën, ju japim një këshillë: Evitoni çorapet e pista, të shëmtuara, ose me vrima dhe vishni çorape të gjata, që rrinë sipër gjurit dhe që duken aq seksi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.