17 dhjetor 2016 Poezia juaj... Tretem në puthjen tënde.

Intervista - - POEZI -

Puth buzët e tua, dhe tretem në puthjen tënde. Puthja jote më con mes hapësirave të pa shkelura, të universit të zjarrtë. Brenda vehtes time ndjej, një zjarr të nxehtë, të ndizet. Ndjej zemrën të më rrahë, me një rritëm, Atë cmendur,të paparë. Duart prekin ndjesitë, e paprekura të trupave tanë. Dhe shpirti rënkon, jo nga dhembja, por kënaqësia. Zjarri ndizet epshi përvëlon, jemi një,të ndjej je e imja. Je e imja deri në pafundësi. atje ku dhe dritë të mos ketë më. Puthja është e zjarrtë shpirti oshëtin, si një thirrje e fortë që thërret në hapësirë. Ah je e imja!; dashuri!!.

I tharë në rrënjë, pa degë të njoma Që nuk e mposhtë as dimri i thellë Jam unë ai, të pres akoma ... Një stol në park, gjethesh mbuluar Shumë kohë në ‘të s’u ul njeri. Të pret akoma... Jam unë ai ! Çudi, sa shumë që pret njeriu Pritjen bën ëndërr e ëndrën shpresë Digjet netëve porsi qiriu Dalëngadalë, gjer në mëngjes !... E të ndriçojë netët vijuese Gjer në mbarim ... Gjersa të vdesë !

ndërsa pemët zhvishen në dimër! Çudi me riprodhimin e njeriut duhet të bashkojnë zemrën dhe trupin pjalmin shpërndajnë dhe ngjizin frutin!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.