Do puthem me retë

Intervista - - POEZI -

Do puthem me retë, do puthem, do puthem se më falin qetësi, në hapësirën ku ndodhesh ti... Do puthem me retë, do puthem, se aty nuk ndodhesh vetëm ti, në atë hapësirë të gjerë, do futem, ku janë rreshtuar dhe shumë të rinj. Se zoti i zgjedh të gjithë të mirët, dhe i strehon ata në gjirin e tij, Por yjet që ndrisin më shumë në qiell, je ti dhe të gjithë të dashurit e mi. Do puthem me retë, do puthem, dhe te Hëna e bukur do gjej qetësi, sepse shkëlqimi i saj vezullues, ndriçon rrugën për të ardhur tek ti. Do shtrihem, në harkun e saj të praruar, të të pres ty në takimet tona qiellore, të më tregosh dashurinë e pashuar, të më mbështjellësh në gji si dritën diellore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.