Zgjohuni o zogj

Intervista - - POEZI -

Zgjohuni o zogj dhe dëgjoni melodinë e k’ti agimi, vajtueshëm vjen si tingull shpirti që vajton, si pentagram me lot të nxehta notash trishtimi , për ju o miq një shpirt që vuan trishtueshëm këndon. Ejani pranë, apo jam bërë për tu mëshiruar, më mbani iso për pak të mos ndihem i harruar , pastaj më lini të prehem si një zog i vrarë. Këngën e këtij agimi iu lutem mos harroni , tinguj si sot të embël, të dridhur, pikuar në vesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.