Kushërira më ndau nga burri...

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Përshëndetje miq të gazetës “Intervista “, unë jam Ana dhe sot kam vendosur që historinë time ta bëj publike, me të vetmin qëllim për t’ju bërë një thirrje: “Bëni kujdes nga njerëzit të cilëve ju i besoni më shumë” . Për ta kuptuar këtë që po ju them , ju duhet të më ndiqni deri në fund të kësaj historie.

Unë jam një vajzë fshati e rritur në një familje e cila më ka mësuar me rregulla dhe norma që i duhen njeriut në jetë. Ngjitur me shtëpinë tonë kemi dhe familjen e xhaxhait me të cilin shkonim shumë mire . Me fëmijët e tij ishim si motra e vëllezër. Me vajzën e xhaxhait unë kam dy vjet diferencë, por gjithmonë e kam konsideruar si motrën time me të madhe, të cilës i hapesha për çdo gjë, për gëzimet dhe hidhërimet e mia . Me pak fjalë, ajo ishte njeriu më i afërt, kuptohet, pas mamasë. Kur unë isha 20 vjeç në familjen tonë vjen një lajmës dhe kërkon dorën time për nipin e tij, i cili jetonte në Tiranë. Sipas tij djali kishte punuar në emigracion dhe kishte një ekonomi shumë të mirë, ishte i sistemuar me punë dhe shtëpi, e vetmja gjë që i mungonte ishte gruaja me të cilën do të ndërtonte familjen . Që të mos zgjatem shumë , për fatin tim të mirë, djali, i cili quhet Endri, ishte vërtet njeriu me të cilin unë kisha ëndërruar të kisha në krah . Ai ishte tridhjetë vjeç, ishte me edukatë dhe vërtet që më bëri për vete që në takimet tona të para . Duke menduar se ai ishte djali parë që unë kisha takuar, rashë në dashuri me të edhe ai me mua. Në kohën kur ne ishim të fejuar ne numëronim ditët, orët, minutat deri sa të vinte momenti që ne të takoheshim . Kjo ishte pjesa me e bukur e jetës time. çdo gjë të bukur që përjetoja me të, që nga takimet, dhuratat e deri te mesazhet unë ia tregoja kushërirës time, më dukej sikur ashtu siç gëzoja unë gëzonte dhe ajo, por…

Harrova t’ju them sepse unë dhe Endri që në ditën e parë të njohjes kishim bërë një betim, nëse dikush prej nesh do tradhtonte, atëherë çdo gjë do mbaronte aty. Edhe këtë detaj ia kisha thënë kushërirës time . Mbas një viti fejesë, bëmë dhe dasmën. Si në familjen time, ashtu dhe te Endri, u bë një dasmë që do e kishte zili çdo vajzë. Muajin e mjaltit e kaluan në Sarandë . Ishte një magji e vërtetë . Zoti më kishte dhuruar fatin më të mirë në botë, edhe pse u njohëm me lajmësi, zoti na bekoi për njëri – tjetrin .

Kishin kaluar disa muaj dhe ne kishim hyrë në atë rutinën e përditshme familjare, Endri shkonte në punë, unë merresha me punët e shtëpisë, dhe këtë gjë e bëja me shumë kënaqësi. E dija se Endri kënaqej kur e gjente gjellën gati, shtëpinë të pastruar e çdo gjë në vendin e vet . Në fundjavë dilnim bashkë ose do shkonim në familjen time . Mbas gjashtë muajsh ndodhi dhe mrekullia, unë kisha ngelur shtatzënë . Nuk kishte çast të jetës time, që unë të mos e falënderoja Zotin për gjithë ato gjëra të mira që më kishte dhuruar . Kur unë isha tre muajshe, bashkë me Endrin vendosëm që lajmin e shtatzënisë t’ua thoshim dhe familjes time. Ishte dhjetor, pikërisht në ditën e vitit të ri ku në familjen tonë ndodhej dhe familja e xhaxhit për të festuar , në atë ditë ne dhamë lajmin e gëzuar. Të gjithë e pritën me gëzim këtë surprizë përveç njërës, e cila qeshte nën buzë. Unë asnjëherë nuk e kisha kuptuar se ajo kishte qenë ziliqare ndaj meje. Populli thotë një shprehje dhe e mira mos t’u afroftë . Dhe në fakt kjo ndodhi me mua, në kohën kur unë isha në kulmin e lumturisë time, gjithçka që kisha ndërtuar m’u shemb para këmbëve të mia në një ditë të vetme. As sot nuk di si t’ia vë emrin asaj që më ndodhi, nga papjekuria ime, apo nga dashuria e tepruar që kisha për Endrin. Mbas kthimit nga në lavatriçe rrobat tona, si gjithmonë kontrollova xhepat se mos kishte ndonjë gjë. Por në xhepin e këmishës së Endrit gjej një diçka për të cilën nuk po ju besoja syve të mi.

(Vazhdon javën tjeter)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.