Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

Kush është më i bukur, Edi Rama, Sali Berisha apo Lulzim Basha? Lenci

I pari është si gryka e tankut, i dyti si kupola e tankut, i treti si zinxhirët e tankut, ndryshim ka por tank ngelet. Lulzim

asnjëri nuk vlen për gjë, nëse Basha. Eroll

Edi Rama është thotë vajza ime Vinjola Shoraj

Nëse i thua Salës që është i bukur do ta kishin zili dhe alienët. Ervin

Për çfarë duhet bukuria kur janë shpirt m*t që të gjithë. Leonard

Qeni im është më i bukuri nga këta të 3. Luis

Xha Suloja është më i bukur nga të gjithë këta më sipër. Edison

Nuk kanë ndryshim, gjithë janë njëlloj. Gjovalin

Axhi Qamili është më i bukur nga të gjithë. Islami

Që të 3 janë copë-copë, njëri më keq se tjetri. Stela

Janë të gjithë njëlloj të tre këta s’kanë ndryshime. Miri

Për bukuri Edi Rama është por nga mëndja thuaj kush është? Klaus

Lulëzimi bukuri. Joani

Lulëzim Basha është më i bukur se i ka ngjarë xhaxhi Enverit. Jani është yll të për

Bëni tri deklarata të vërteta secili prej jush. Për shembull, “Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë…”

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë dashuri. Besa

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë ftohtë. (hahaha) Marlon

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë mungesën e kondicionerit. Fatma

Jemi në këtë dhomë duke ndjerë atmosferën e Vitit të Ri. Egli

Jemi në këtë dhomë duke ndjerë ftohtin e acartë të dimrit. (hahah) Fatmir

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë frymën e njëri tjetrit. Arjan

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë erën e mrekullueshme të qepës. (hahha) Dionis

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë mungesën e televizorit. Arta

Plotësoni këtë fjali ”Do të doja të kisha dikë me të cilin do të mund të ndaja…” Bebi jote

Do të doja të kisha dikë me te cilin të ndaja çdo gjë. Klarisa

Do të doja të kisha dikë me të cilin do të mund të ndaja dhimbjet dhe gëzimet. Sara

Do të doja të kisha dikë me të cilin të ndaja shpenzimet mujore se jam konviktor (hahaha) Igli

Do të doja të kisha dikë që të ndaja pjatën e fasules. Fabio

Ndani momentet më të sikletshme me partnerin tuaj apo ju vjen zor? Skerdi

Jo, asnjëherë nuk ndaj gjërat e sikletshme dhe që nuk janë për t’u ndarë me partnerin. Belisjan

Jo, nuk më pëlqen t’i ndaj me njeri. Leta Jo, s’kam pse i ndaj me njeri. Oni Më vjen zor. Arditi

Kur keni qarë për herë të fundit para ndonjë personi tjetër? Po kur keni qenë vetë? Egi

Nuk qaj në sy të njerëzve ndonjëherë. Ama

Para disa ditësh qava në syrin e dy shoqeve të mija më të ngushta sepse më kishte vdekur babai i të dashurit tim dhe nuk dija si ta ngushëlloja. Jona

Nuk jam tip që qaj dhe nuk e mbaj mend se kur mund të kem qarë për herë të fundit. Ani

Çfarë do ndodhte nëse do bënit shaka me diçka shumë serioze? Klodi

Mund të ë me gojë me personin që bëra shakanë. Andi

Nuk mund të bësh dot shaka me gjëra serioze. Flavja Nuk jam tip që bëj shaka. Gerti Nuk e fal shakanë dhe nuk bëj shaka me njerëzit. Reni

Nëse do vdisnit sonte pa asnjë mundësi për të komunikuar me dikë, për çfarë do t’ju vinte keq që nuk i keni treguar dikujt? Pse nuk ia keni thënë atyre akoma? U tmerruat nga kjo pyetje ëëë? Unë fare, personalisht do më vinte keq që sdo kisha mundësi ti rithoja prindërve për të mijëtën herë Koli

Nuk do më vinte keq për asgjë. Gjërat që vendos ti mbaj për vete i mbaj për vete. Klajdi

Do më vinte keq që si kam thënë të dashurës që e kam tradhëtuar. Flavio

Kush e di, po vdiqe besoj se s’të bëhet vonë shumë për njeri. Mirjan

Ishalla vdes pa vuajtur se për të tjerat s’më bie ndërmënd. Kristi

Cila është arritja më e madhe në jetën tuaj?E imja është që arrita të Sindi

Arritja më e madhe është që vëndin e punës për mjekësi në Gjermani. Kristi

Nuk kam pse me ti thënë ty arritjet e mia. (hahahha) Sara

Puna dhe shkolla janë arritjet e mia deri tani. Klara

Si ndiheni në raport apo marrëdhënie me nënën tuaj? Unë për vete e quaj gjënë më të shtrenjtë në botë. Megi Ndihem shkëlqyeshëm. Maria Është gjëja më e shtrenjtë që unë kam. Eva

Kam një marrdhënie të shkëlqyer. Ola

E zëmë se shtëpia juaj ka marrë zjarr. Pasi të shpëtoni personat e dashur dhe kafshët shtëpiake, keni kohë për të bërë një lëvizje të fundit për të shpëtuar vetëm një send. Çfarë do të ishte ajo? Përse? Irsa

Dollapin e lekëve, kush ka lekë nëpër dollap. Mirjan Do të shpëtoja telefonin tim. Dejvi Kur ta mendoj do të kthej përgjigje. Irsa

Do merrja lekët e do ikja me vrap. Anxhi

Kur jemi kaq keq ekonomikisht, si ka mundësi që të gjitha kafet e pubet janë plot?

Kafet dhe klubet mbushen me njërëz që kanë para, të varfërit dalin xhiro lartë e poshtë. Artan

Mirë e ke por ai që s’ka lekë si i bëhet halli? Luçjano

Ju po thoni që jemi pesë veta dhe kemi pesë pula për të ngrënë dhe njëri ha 4 pula e 4 të tjerët hanë 1 pulë e kjo është gjëndja jonë e mirë ekonomike?! Lorenc

Nuk është problem për një kafe. Bon- di

S’ka të bëjë fare kjo, një kafe as nuk të vdes as nuk të ngjall. Klevi

Nuk pasurohet asnjë njeri nga një kafe. Kristi

Po të pasuroheshin njerëzit nga një kafe kush e di ku do kishim arritur sot. Fatma

Kohët e fundit është bërë trend të pish kafe me lekë borxh (sidomos pjeshkat). Jani

Dalin ato që i bien qylit sepse qyli është i ëmbël. Joan

Janë shtuar shumë skifterat. Andi

Si ka mundësi që ka kaq shumë gay në kohët e sotme? Në komunizëm nuk kanë qenë që martoheshin të gjithë dhe krijonin familje apo?

Ka pasur por kishin frikë. Edhe kur*a ka pasur që në kohën e lashtë të Romës, e jo tani. Sokoli

Thjesht kanë dalë më hapur sot sepse edhe në komunizëm ka pasur. Eno

Normal që janë shtuar dhe ju kanë hyrë në konkurrencë femrave. Egli

Po atëherë e kishin për turp, kurse në ditët e sotme ata janë pothuajse «të nderuar “. Lindita

Ka shmë persona që për shkak se jetojnë në një kontekst të caktuar shoqëror nuk e njohin apo nuk janë në dijeni të faktit që janë gay. Pra ata mundohen t’i ndrydhen, t’i përshtaten ambjentit që i rrethon dhe si përfundim të varin veten sepse nuk dalin dot nga guacka e tyre. Të jesh gay nuk është mëkat, apo gjë e keqe, nëse zoti të ka bërë të tillë dhe ti jeton si një njeri i ndershëm, nuk dëmton njeri dhe je në kërkim të paqes dhe pastërtisë shpirtërore, kush jemi ne që të pargjykojmë këta njerëz. Njeriu gjykohet në varësi të veprimtarisë së përgjithshme jetësore. Nëse ke ndërgjegjje të pastër mund të jesh çfarëdo. Mona Sa libra lexoni mesatarisht në vit? U bëra gati një vit që nuk lexoj, megjithëse kur isha në Shqipëri i bleva libra lekët e fundit shqiptare. Mu duk sikur mu përplas si një dallgë e kripur ky shkrim, sa të iki në shtëpi do iki tek biblioteka vetëm - min..ky armik që vjen si pasojë e orareve - het lexuar...dhe duhet bërë urgjent) Eva

Kam kohë që nuk jam ulur të lexoj libra. Anna

Unë lexoj 10 deri në 12 libra në vit. Greta

Nuk kam lexuar edhe aq shumë libra këtë vit. Megi

Çdo vit blej libra dhe lexoj jashtë mase shumë. Mesatarisht në vit lexoj der në 15 libra. Ambra

I kemi harruar librat dhe rëndësinë e tyre por duhet ulur për të lexuar. Jani Lexoj 10 deri në 12 libra. Enxhi Nuk është se kam lexuar shumë. Mund të kem lexuar deri në 5 libra. Klea

Lexoj aq shumë sa edhe unë nuk i numëroj dot. Alketa

A do martoheshit me dikë vetëm se është shumë e/i pasur por që realisht nuk ju pëlqen? Jo, nuk është gjithçka leku. Marjo Jo, vetëm shqiptarët bëjnë të tilla martesa, i thonë një fjale më mirë syri se name. Klaus

Joo, nuk është normale të martohesh për interes, për letra e për lekë. Danjeli

Këtu të gjithë për interes po martohen në ditët e sotme. Anxhi

(Vazhdon ne faqe 22)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.