Pyetje për instruktorin Çfarë peshash duhet të përdor?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje instruktor Renato, do doja të dija se çfarë peshash duhet të mbaj që të krijoj masë muskulare. Kam disa muaj që shkoj në palestër dhe më duket sikur nuk po vë re asnjë ndryshim në trup. Faleminderit. Klidi

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:Përshëndetje Klidi, faleminderit që na u drejtuat ne për problemin tuaj. Shumë persona që kanë mangësi në oreks, gjatë fazës së rritjes kanë problem të theksuar me zhvillimin muskular dhe janë nënpeshë. Besoj që edhe tek ty ka ndikuar ky problem. Muskuli kërkon proteinë për rritje dhe stërvitja do ushqim të mjaftueshëm për fitimin e peshës dhe masës muskulare. Proteinën e marrim me anë të ushqimit gjithashtu, por e nevojshme është edhe një kontroll mjekësor ( analiza gjaku) që të vëresh se cila vitaminë është e mangut në organizëm dhe kështu mund ti marrësh ato me anë të kokrrave ose duke shtuar ushqimin përkatës që posedon atë vitaminë të munguar. Pjesë shumë e rëndësishme ështe edhe gjendja fizike dhe shpirtërore kur ti vazhdon një përgatitje fizike. Gjithmonë duhet të jemi të ç’lodhur ose minimumi 2 orë mbas punës ose aktivitetit fizik të shkojmë në palestër dhe gjithmonë të ushqyer. Nëse trupi jonë ka mbingarkesë fizike dhe nervore ne kurrë nuk përfitojmë rezultatet e kërkuara sepse muskuli punon i s’forcuar dhe jo shëndetshëm, gjithashtu edhe sistemi jonë nervor reagon keq në forcë si dhe kemi debules gjatë stërvitjes, pasivitet dhe jo përfitim. Të këshilloj një rregjim të përkryer si dhe një stërvitje sa më të lehtë, gjithashtu edhe rezultati duhet të kërkohet në periudhë afatgjatë.

1. Minimumi 8 orë gjumë në çdo natë ( për moshën poshtë 22 vjeç ) dhe një pushim të paktën 1 orë në dreke ( mbas pune ose shkolle) 2. Gjithmonë të jesh i ushqyer minimumi 2 orë përpara palestrës. Gjatë ditës duhet të konsumosh shumë vak te nga pak. Duhet të konsumosh 5 vakte minimumi ( ushqim të shëndetshëm, fruta, perime, mish, zarzavate dhe drithëra) dhe të mundohesh mos ta prishësh rregjimin ushqimor.

3. Të ushtrohesh gjithmonë 2 orë mbas aktivitetit ditor ( punë ose shkollë) dhe të bësh kujdes në darkë ( stërvitjen ta kesh mbaruar 2 orë përpara se të biesh për të fjetur.

4. Në mëngjes, gjithmonë 2 orë pasi je zgjuar nga gjumi dhe je ushqyer mund të bësh ushtrime. Këto janë rregullat bazë që nëse ti i zbaton në mënyrë të përkryer do kesh rezultat shumë të mirë dhe të dallueshëm. Kurrë mos bjer pre e kërkimit të rezultatit afat shkurtër dhe duke sforcuar veten ( me pesha të rënda, me shumë intesitet stërvitje) sepse muskujt dëmtohen dhe nuk përgjigjen duke sjell një stërvitje jo efektive. Gjithmonë muskulit i duhen 3 ditë pushim për rehabilitim. Faleminderit Klidi, të uroj një stërvitje të mbarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.