Pyetje për Sigurimet Shoqërore Mund t’ i paguaj njëherësh?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje. Kam punuar gjithmonë në shtëpi dhe në tokë bujqësore. vit sigurime. Ju lutem a ekziston mundësia t’i paguaj njëhershi të gjitha vitet deri tani, në mënyrë që të më krijohet mundësia për pension? Sa më takon të paguaj?

- Në lidhje me çka pyesni, mbështetur në VKM nr. 77, datë 28.01.2015 dhe në VKM nr. 653, datë 22.07.2015,meqënëse nuk jeni e siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë, Ju mund të siguroheni si e vetëpunësuar në bujqësi, nëse plotësoni kushtet e mëposhtme:

-Banoni në të njëjtin rreth ku keni tokën në pronësi ose në përdorim dhe zhvilloni veprimtari bujqësore e blegtorale;

-Banoni në fshat dhe zhvilloni veprimtari bujqë- sore e blegtorale, edhe nëse keni tokë në pronësi ose në përdorim, me vendndodhje në rrethin fqinj.

Masa e kontributit vjetor për sigurimet shoqërore është 38,400 lekë, nëse banoni në zonë fushore dhe 29,400 lekë nëse banoni në zonë malore (Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë).

Për vitet e kaluara, nëse i keni patur kushtet për t’u siguruar si e vetëpunësuar në bujqësi, mund t’i paguani kontributet për këto periudha, sipas masës së mësipërme të kontributit vjetor për sigurimet shoqërore.

Për sqarime të mëtejshme, duhet t’i drejtoheni inspektorit të të vetëpunësuarve në bujqësi, në zonën ku banoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.