A të dë ë

Intervista - - MJEKËT PËRGJIGJEN -

Jam një djalë 18 vjeç. Prej kohësh kam vënë re se testi im i djathtë ka përmasa më të mëdha se i majti. Kur i prek nuk kam dhimbje. Kam lexuar shpesh për tumore malinje dhe jam i shqetësuar se mos problemi që po ju paraqes është kritik. Jam në një ankth shumë të madh. Ju lutem, më ndihmoni! Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: - Testet e një mashkulli 18 vjeçar tashmë në fazën e pjekurisë së tij, kanë formë ovale dhe përmasa: Gjatësia nga 3.5 cm deri në 5.5 cm, gjerësia apo thellësia nga 2 cm deri në 2.5 cm e me volum 15 ml. Testet me përmasa nën këtë volum apo shumë më të vogla përbëjnë një dëmtim serioz për shëndetin e mashkullit në përgjithësi dhe për riprodhimin në veçanti, ndërsa madhësia e testit mbi këto vlera lidhet me patologji të shumta të vetë testit apo të skrotumit. Ndër patologjitë më të shpeshta mund kronike të testit, hidrocelën etj. Në rastin konkret, një djalë që ka probleme me testet aq më tepër një 18 vjeçar duhet t’i nënshtrohet patjetër një ekzaminimi të hollësishëm tek mjeku specialist androlog. Në bazë të ekzaminimit, që për testeve, mundësohet vendosja e një diagnoze të saktë, si dhe mjekimi që duhet përdorur për çdo rast konkret.

Përshëndetje doktoreshë, kam 6 muaj që përdor lente dhe nuk e di pse i ndjej sytë të rënduar dhe më por tani nuk e kuptoj pse pas gjithë kësaj kohe unë akoma s’ndihem mirë me to. Ju lutem mund të më jepni një përgjigje? Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165. Përshëndetje e dashur letërshkruese. Nga letra juaj mësova që ju tashmë jeni përdoruese e lenteve të kontaktit. Kam përshtypjen që po përdorni lente kontakti mujore, pasi ato janë lentet më të përdorshme sot në praktikën e përditshme për personat që refuzojnë të mbajnë syze. Përpara se sa ju - shit kryer një seancë konsulence për lente kontakti, seancë në të cilën mjeku okulist do të maste përveç dioptrisë (nr) tuaj, edhe disa parametra të tjerë ophtalmologjike siç janë: sasia e lotit të prodhuar, cilësia e lotit të prodhuar, balanca ose ekulibri i komponentëve të lotit me njëri-tjetrin, situata aktuale e syrit. Juve kjo seancë konsultimi ju ka munguar, kështu që nuk jeni rehat me lentet dhe ndjeni diskomfort, pasi lentet nuk mund t’i pranoj një terren syri me probleme.

Dhë ë ë të

Përshëndetje doktoreshë, desha të dija a mund të hiqen dhëmballët e pjekurisë. Unë jam 32 vjeç dhe dua ti heq por familja më thotë që s’duhen hequr sepse nuk dalin më. Dr.Ersida Calja. Numër telefoni 355695828670. Fix: 355042426409. Klinikadentare.brilant@gmail.com Rr. Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë:- Përshëndetje! Dhëmballët e pjekurisë, të njohura si molarët e tretë, janë dhëmballët e fundit që dalin në harkadën dentare dhe nuk ndërrohen me. Dhëmballët e pjekurisë zakonisht shfaqen gjatë periudhës 18-25 vjeç. Dalja e këtyre dhëmballëve përcakton përfundimin e daljeve të dhëmbëve të përhershëm. Dhëmbët e pjekurisë mund të shkaktojnë shumë probleme, ndryshe nga dhëmbët e tjerë. Arsyeja qëndron në pozicionimin e tyre. Këto dhëmballë janë të fundit dhe shpesh nuk kanë hapsirë ër rritjen e tyre duke u shoqëruar me problematika të ndryshme. Rritje e shtrembër ose përfshirjen pjesërisht në kockë dhe mund të dëmtojnë dhëmbët fqinje ose mund të jenë të bllokuara pjesërisht në mishrat e dhëmbëve e të shkaktojn dhimbje dhe infeksion. Në realitet egziston një rregull që vlen për të gjithë, pasi çdo rast duhet vleresuar me kujdes, nëse duhen hequr apo jo dhëmballët e pjekurisë. Duhen analizuar dhe peshuar me kujdes avantazhet dhe disavantazhet e heqjes së dhëmballëve të pjekurisë. Nëse këto dheëmballë janë të pozicionuara siç duhet dhe juve nuk ju sjellin asnjë shqetësim, atëherë nuk ka arsye pse ju duhet t’i hiqni dhëmballët e pjekurisë. Ju duhet t’i drejtoheni një dentisti me një dhe është pikërisht dentisti ai që do ta vlerësojë gjëndjen e dhëmballëve të tua duke u bazuar në vizitën e detajuar që do ju bëjë dhe duke parë me shumë ë se si janë pozicionuar këto dhëmballë. Nëse nga vizita arrihet në përfundimin që ju duhet ti hiqni këto dhëmballë duhet ti drejtoheni një dentisti të mirë në fushën e kirurgjisë, pasi heqja e këtyre dhëmballëve është një ndërhyrje më e komplikuar se ajo e dhëmbëve të tjerë.

Përshëndetje, jam një vajzë 25 vjeç, në moshën 7-8 vjeç kam pasur shqetësime nga alergjia dhe jam ërë provat e alergjisë dhe më doli që isha alergjike nga polenët, më dhanë të bëj vaksinë, e mbarova dhe kam qenë shumë mirë deri tani por kam disa muaj që alergjia më - luar dhe më kanë thënë që është e ftohur e për këtë kam marrë ilaçe por mua me vazhdon bllokimi i hundëve dhe kolla shpesh e sidomos gjatë natës. Ju lutem këto shqetësime i kam nga të ftohurat apo nga alergjia??

Mira Xhixha Alergologe: Problemi që keni duhet të konsultohet sa më shpejt të mundeni nga një mjek alergolog dhe më mirë nga mjeku alergolog që ju ka ndjekur dhe ju ka vendosur diagnozën. Diagnoza juaj ka qenë Astem dhe Rinit alergjik dhe jeni mjekuar me mjekime për rinitin dhe astmën (me pompa), po ashtu dhe me vaksinë në lidhje me alergjinë nga polenat e cila ka qenë shkaku i astmës dhe rinitit. Përmirësimi, siç shkruani dhe vetë ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë, mbi 10 vite. Ky është një efekt shumë pozitiv i vaksinës që ju keni përdorur, po mundet që efekti të dobësohet me kalimin e viteve, kështu që mjeku alergolog që ju ka ndjekur duhet t’ju vlerësoj gjëndjen tuaj. Efekti pozitiv i vaksinës nuk qëndron në faktin që ju lehtëson dhe redukton komplet shqetësimet që vinin nga astma dhe riniti (nga alergjia dhe nga polenat në rastin tuaj) por edhe të ftohurat stinore apo virozat që janë prezente në ndryshimet e klimës do të jenë shumë herë më të pakta dhe më të lehta. Duke ju falen- deruar për letrën do ju rekomandoja sërisht konsultën me mjekun alergolog për të diferencuar nëse kemi të bëjmë me rikthim të gjëndjes së alergjisë nga polenat apo me faktorë të tjerë që të shqetësojnë.

Çfarë ë ë

Përshëndetje doktoreshë, kam vite që vuaj nga diarreja dhe desha t’iu pyes çfarë analize më rekomandoni të bëj për dhimbje dhe diarre, kam disa kohë që nuk po më pushon as dhimbja e barkut por as diarreja? Valdete Malaj Gastrohepatologe: Diarreja ka shumë shkaqe gjithashtu dhimbja edhe dhimbja e barkut, megjithatë pacientja duhet të bëjë këto analiza, feçe candita, feçe parazit, feçe gjak occult. A ka pacienti probleme me tirroiden? Dhe në varësi të përgjigjeve të analizave mund të orientohemi për diagnozë e mjekim. Pasi rezultati i analizave të ketë dalë ti duhet të këshillohesh me mjekun që je vizituar dhe të ka dhënë ilaçe.

Doktor, vajza ime 20 vjeçe tani merr pilula dhe mua më duket se ka disa shenja jo të mira: gjakderdhje, prish tek gratë e reja, për këtë formë kontracepsionit. A duhet të shkojë tek doktori? Dr. Adem Harxhi, seksolog:

- Të parën gjë që duhet të dini është si veprojnë pilulat. Ato futen në qarkullimin e gjakut, qarkullojnë në trupin e vajzës dhe prekin indet dhe organet e trupit të saj, njësoj siç bën edhe estrogjeni dhe progesteroni natyral. Ndryshimi është ky: hormoni në pilulë është sintetik dhe mund të ketë efekte anësore të ekzagjeruar tek disa gra. Efektet anësore më të shpeshta janë ato të dyja që ju përmendët: shfaqja e hemorragjisë dhe prishja e oreksit. Në qoftë se hemorragjia nuk ndalon pas pak muajsh, vajza duhet të vizitohet tek doktori… Ai do të përcaktojë në se vajza ka nevojë të provojë një lloj tjetër pilule ose në se ka ndonjë problem tjetër. Ju duhet të dini se shfaqja e hemorragjisë nuk do të thotë se pilula nuk punon si kontraceptiv.

Të përzierat janë një efekt negativ i hershëm i pilulave. Kjo ndodh sepse estrogjeni në pilulë mund të irritojë shtresën e brendshme të stomakut. Të përzjerat, zakonisht kalojnë pas tre muajve. Tabletat antacide ose ta marrësh pilulën bashkë me darkën e lehtësojnë gjendjen. Edhe një herë, në qoftë se të përzjerat vazhdojnë, vajza duhet të vizitohet tek një mjek dhe të kalojë në një pilulë me 20 mikrogram estrogjen. Kjo mund t’i lehtësojë të përzjerat dhe prishjen e apetitit.

Të tjera efekte anësore të pilulave antikonceptive janë: dhimbja e kokës, depresioni, bije dëshira për seks, bije kënaqësia seksuale, ka ndryshime në gjinjtë, ka probleme - ma dhe rritet incidenca e infektimit me sëmundjet virale. Çdo problem që zgjat më shumë se dy ose tre cikle duhet t’ia thoni doktorit. Këto që do të shkruaj më poshtë janë simptoma të një problemi serioz: dhimbje të forta ose ënjtje në këmbë (kofshë ose pulpë), dhimbje e fortë koke, dobësi, mpirje, turbullim i pamjes ose humbje e pamjes, probleme me të folurën, dhimbje gjoksi ose marrje e frymës dhe dhimbje barku. Kush i ka këto ankesa duhet të shkojë menjëherë tek mjeku. Këto shenja janë tregues që të ndërprisni menjëherë marrjen e pilulave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.