17 dhjetor 2016 Si po na vret aborti?

Intervista - - SOCIALE -

het që para çdo interventi për abort duhet të merret anamnezë e hollësishme, duhet bërë analizat e gjakut për të përjashtuar nje anemi ose problem me faktoret e koagulimit te gjaku,duhet - tuar pozicionin e mitrës etj. Janë dy mënyra të realizimit të abortit: aborti medikal që kryhet përmes tabletave dhe abortit kirurgjikal që kryhet nga mjeku e që konsiston në hapjen e qafës së mitrës dhe nxjerrjes së embrionit.

- Si bëhet aborti me barna-medicinale?

- Bëhet me një ilaç që quhet Mifepriston. Ai vepron duke bllokuar veprimin e hormonit të quajtur progesteron. Nëse bllokohet veprimi i progesteronit, shtatzënia nuk mund të zhvillohet dhe të vazhdojë Te abortet me barna femrat bëjnë gabime të mëdha se shkojnë në farmaci pa e ditur sa javëshe janë shtatëzanë, pa e ditur a është shtatëzania brënda apo jashtë mitrës, pa e ditur a kanë një anemi dhe rrezikojnë jetën ose ngelin me pasoja.

- Po aborti klinik-kirurgjikal si bëhet?

- Mënyra më e shpeshtë e abortit klinik–kiturgjikal është metoda më e mirë dhe më e sigurtë dilatimi, aspirimi dhe kyretimi i kavitetit. Si metoda aborti mund të përshkruhen : aborti me thithje, aborti me dilatim dhe kyretazh dhe lindja e induktuar kur fetusi ka vdekur gjatë shtatzënisë. Para intervenimit duhet të bëhet ekzaminim gjineko si dhe analizat laboratorike. Intervenimi kryhet pasi jepet anestetiku (bar për bllokimin e dhimbjes). Aborti mund të kryhet edhe nën anestezion të shkurtër intravenoz. Qafa e mitrës zgjerohet me dilatatorë dhe pastaj futet një tub në brendësi të mitrës i cili krijon vakum dhe tërhiqet përmbajtja nga mitra. Ndonjëherë, mund të ketë nevojë që të përdoret kireta që ështe instrument për largimin e mbetjeve të mundshme nga brendia e mitrës. Kjo proçedurë zgjatë 5-10 minuta, por ndonjëherë mund të duhet më tepër kohë për të përgatitur cerviksin për intervenim.

- Cilat mund të jenë pasojat shëndetësore pas abortit?

- Është e vërtetuar se abortet shoqërohen me pasoja psikologjike, sociale dhe shëndetsore. Pasojat shëndetsore pas abortit në organizmin e gruas, janë më të ndjeshme në sistemin riprodhues, ndonëse varen nga metoda e kryerjes së abortit. Pasojat e mundshme të menjëhershme pas abortit janë; dhëmbjet e forta, shpim i mitrës, gjakërrjedhje e madhe, infeksione, pjesë embrionale të mbetura në mitër, gjëndje kome apo dëmtim të organeve të tjera, heqje të mitrës etj

- Po reagimet psikologjike ndaj abortit cilat janë?

- Menjëherë pas abortit, disa gra ndjejnë lehtësim dhe u duket se kanë shpëtuar nga një barrë që, sipas tyre, mund të kishte pasoja në jetën familjare apo shoqërore. Pjesa tjetër e grave, paraqesin ndjenjë faji, trishtimi dhe humbje. Ky fakt, e bën të domosdoshme nevojën për konsultim me punonjësit social ose psikologun, si para abortit ashtu edhe pas tij. Një tjetër problem psikologjik që nuk mund të kalohet pa u marrë në konsideratë, është reagimi i partnerit mashkull ndaj mund ta trajtojnë problemin me qetësi e duke e lënë zgjedhjen në dorë gruas/ partneres, ashtu siç mund të ndodhë te disa të tjerë që ta kërkojnë me insistim ndërprerjen e shtatzënisë. Por me kalimin e kohës, ndjenjat edhe mund të ndryshojnë duke u shfaqur ndjenjat - jnë të përjetojnë ndjenja të ngjashme me ato të grave si; faj, trishtim, inat e zëmërim.

- Cilat mund të jenë ndërlikimet e abortit?

- Shumë dëmtime mbeten të padiagnostikuara në momentin e abortit dhe shihen me vonesë në një situatë dhimbjesh. Rreziku i çarjes së mitrës është më i lartë tek gratë që kanë lindur apo që përdorin anestezi të plotë për të kryer abortin. Në shumë raste, pas çarjes së mitrës, duhet bërë heqja e saj, pasi dëmtimi është më i madh dhe shoqërohet me hemorragji të madhe dhe dhimbje të forta barku. Ky ndërlikim mund të shoqërohet edhe me vdekjen e gruas. Dëmtimi i qafës së mitrës, që shoqërohet me qepjen e saj, është 1% në abortet e tremestrit të parë. Këto dëm- time mund të shoqërohen me ulje të aftësisë riprodhuese të gruas. Këto dëmtime e bëjnë qafën e mitrës të paaftë për të çuar një shtatzëni në fund, ndaj këto gra rrezikojnë lindjen para kohe me gjithë ndërlikimet e saj. Dëmtimet e qafës së mitrës mund të bëhen burim i infeksioneve kronike të qafës së mitrës, të cilat shoqërohen me sekrecione të shumta dhe që përsëriten herë pas here.

Abortet e përsëritura rrisin mundësinë për vendosje jonormale të shtratit (placenta) që ushqen beben. Kjo sëmundje e shtatzënisë shoqërohet me hemorragji gjatë shtatzënisë dhe ka më vete rrezikun e lindjes para kohe. Në këto raste, lindja duhet të bëhet me operacion për të shmangur hemorragjitë e mëdha, që janë pasojë e vendosjes jonormale të placentës. Gratë që bëjnë aborte të përsëritura rrezikojnë të kenë infeksione të përsëritura, ndër to cilat më i shpeshti është infeksioni nga klamidia. Endometriti, që është infeksion i shtresës së brendshme të mitrës, është një tjetër ndërlikim që vjen nga aborti. Rreziku i kan një aborti. E sa më i madh të jetë numri i aborteve, aq më shumë rritet ky rrezik. Abortet e përsëritura rrisin rrezikun për barrë jashtë mitre, e cila kontribuon në uljen e aftësive riprodhuese të grave.

-A ka patur raste që u është kthyer mendja nga ju para abortit?

- Ka shumë raste që janë bindur për të mos abortuar sidomos gra të martuara që kanë dashur të abortojnë për shkak të gjinisë ose vajza të pa fejuara dhe për shkak të zakoneve të vjetra ose kanë qenë në shkollë, punë apo kanë patur frikë nga prindërit. Ka raste qe pasi kanë ngelur shtatzënë kanë patur mosmarrëveshje me të dashurin, për to ka qenë barrë e madhe dhe s’ka patur mundësi për të abortuar se i ka kaluar 12 javëshi sipas ligjit të aborteve dhe e ka vrarë të dashurin e ka lindur në burg si rasti i një çifti në Fushë-Krujë. Ka pas raste që ka vajza që janë ndarë me të dashurin e ka mbajtur fëmijën e ka lindur dhe e ka dorëzuar në jetimore ose ka përfunduar në shoqata që i mbajnë gratë shtatzanë deri në lindje të fëmijës.

- Dr Adili, ju jeni mjek gjinekolog por a jeni pro apo kundër abortit?

- Pyetje e vështirë por në kohën e komunizmit kur ishte e ndaluar me ligje aborti vdisnin shumë gra nga abortet ilegale te provokuara sepse halli i çonte të bënin aborte “me shtiza” duke rrezikuar jetën. Babai i Mjekësisë, Hipokrati, në betimin e tij të famshëm thotë: sot pak mjekë gjinekologë mendojnë kështu ndaj dhe pjesa më e madhe kryejnë aborte. Aborti në thelb paraqet ndërprerjen e jetës, ose fetusit në gjuhën mjeksore, për këtë arsye ai përherë ka qenë dhe vazhdon të jetë temë diskutimi nga ana e mjekëve, sociologëve, teologëve e psikologëve që ndajnë gjithmonë mendime të ndryshme në lidhje me të. Unë jam pro kur gruaja vendos me deshirën e saj të plotë. Natyrisht për hir të një marrëdhënieje më të mirë familjare, ajo merr edhe aprovimin e bashkëshortit, shokut apo të afërmve që luajnë rol të rëndësishëm në jetën e saj. Jam pro, kur ky vendim motivohet siç duhet për të mos u bërë më vonë një dramë në jetën e gruas. Natyrisht këtu futen rastet kur për të mirën e shëndetit të gruas është e domosdoshme të mos ta mbajë fëmijën. Kundra jam në rastet kur rrezikohet jeta e femrës, apo kur ajo detyrohet nga rrethanat, pa dëshirën e saj ta bëjë këtë veprim”.Gratë dhe vajzat shtyhen drejt abortit kryesisht në rastet kur shtatzania është e detyruar.“Në të tilla raste femra përjeton mëmësisë, nga njëra anë ajo dëshiron të lindë dhe nga ana tjetër ajo nuk mundet ta mbajë atë fëmijë”, thonë psikologët. Shpeshherë ajo mund të bjerë në depresion, të përjetojë ankth, të jetë e pasigurtë në vetvete dhe të ndjejë vështirësi në zgjidhjen e problemeve të saj. Madje në jo pak raste, sipas psikologëve, këta elementë të dhimbshëm mund ta shtyjnë atë edhe në mendime për të vrarë veten.

- Në këtë diskutim është futur edhe feja, si për abortin, edhe për kontracepsionin…

- Po, feja myslymane, për shembull, nuk është da- kort me kryerjen e abortit. Në librin e shenjtë të Kuranit shkruhet: Mos i vrisni fëmijët për shkak të pasurisë suaj të qenë ju mirë”. Megjithatë ajo që i ndan dijetarët e kësaj feje është momenti deri kur mund të kryhet aborti. Nëse ai kryhet pa u bërë ende 3 muaj nga ngjizja e tij, pra “pa hyrë ende shpirti në trup”, atëherë ai edhe mund të kryhet, por prapë se prapë për arsye madhore që lidhen me shëndetin e nënës apo të fëmijës. Nga ana tjetër gjenden dijetarë të tjerë të cilët mendojnë se aborti nuk duhet lejuar absoluti- sht në çfarëdolloj momenti. Ndonëse debati pro dhe kundra abortit duket se ka më shumë “pro” se sa “kundër”, ajo që ia vlen të theksojmë është se: Jeta është një dhuratë shumë e bukur e cila vjen vetëm një herë në jetë, ndaj le t’u japim sa më shumë foshnjave të drejtën për të jetuar atë që ne sot jemi duke e jetuar! Mr.dr.Adil Mustafa, Poliklinika Shëndeti-Tiran. E-email : dradilmus 696349892 dhe 0038970630444

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.