Jemi më mirë, apo më

Intervista - - POLITIKË -

AGRON DUKA,DUKA KRYETAR I

PAA: -Shqiptarët janë në një gjendje të vështirë kryesisht ekonomike, por njëhereëh përballen me përkeqësim të shumë shërbimeve publike që duhet te marrin si taksapagues. Kam parasysh shëndetësine, arsimin, bujqësinë, të drejtën e pronës dhe shumë përditshmëri që i vë në rritje vështirësitë e shumë familjeve shqiptare. Dëgjova se qindra mjekë po largohen nga Shqipëria, kështu kane ikur mijëra qytetarë në kërkim të një mbijetesë që nuk e gjejnë në vendin e tyre. Droga dhe lidhjet kriminale të pushtetit janë bërë një alarm evropian nga ku dhe fatkeqësisht u penalizuam për hapjen e negociatave. Bujqësia është mbështetur pamjaftueshëm, duke lënë potenciale të mëdha punësimi dhe të ardhurash pa shfrytëzuar. Turizmi gjithashtu. Mjedisi ka probleme serioze dhe ne kemi denoncuar shqetësime radikale për jetën e familjeve shqiptare.

Ky nuk ishte një vit i mirë. Por ky vit mund të shërbejë për mirë në një drejtim. Ai na tregon se si nuk duhet të jemi vitin e ardhshëm, vit të cilin duhet të kontribuojmë ta bëjmë më të mirë për gjithë shqiptarët. Ta kthejmë së bashku Shqipërinë në një vend ku qytetarët nuk kanë dëshirë të ikin, por të qëndrojnë, investojnë, e jetojnë për vete dhe fëmijët e tyre. KASTRIOT ISLAMI,ISLAMI DEPUTET, ISH-KRYETAR I PARLAMENTIT : - Po e nis nga parlamenti. Ai ka po aq të paaftë e të paarsimuar se një vit më parë. Po aq kriminelë se një vit më parë. Më shumë të dënuar se një vit më parë. Kryeministri dhe Ministrat janë shumë më të pasur se një vit më parë dhe kanë më shumë pasuri se një vit më parë. Po kështu edhe disa deputetë të maxhorancës kanë deklaruar më shumë pasuri se një vit më parë. Në parlament ka pasur më shumë agresivitet se një vit më parë, më shumë kërcënime nga deputetë të maxhorancës se një vit më parë. Më pak mirëkuptim se një vit më parë. Më pak punë se një vit më parë dhe më shumë fjalë e lloqe se një vit më parë. Më shumë sharjes dhe ofendime se një vit më parë.

Në administratën publike ka më shumë kriminelë se një vit më parë. Më shumë miq dhe pjestarë të klientelës së ministrave se një vit më parë. Ka më shumë të paaftë se një vit më parë. Ka më shumë paaftësi se një vit më parë… Ka më shumë bakshishe se një vit më parë dhe më shumë korrupsion se një vit më parë…dhe më shumë evazion e informalitet se një vit më parë…

Vendi ka më shumë të varfër se një vit më parë. Vendi ka më shumë të papunë se një vit më parë. Vendi ka më pak klasë të mesme se një vit më parë, më pak profesionistë se një se një vit më parë… Vendi ka më shumë të sëmurë të patrajtuar se një vit më parë. Pensionistët janë më të patrajtuar se një vit më parë. Vendi ka më pak të arsimuar se një vit më parë dhe më pak student se një vit më parë. Vendi ka më pak shqiptarë se një vit më parë sepse këtë vit janë larguar në emigracion më shumë shqiptarë se një vit më parë.

Çmimet e ushqimeve janë rritur në krahasim me një vit më parë ndërsa pagat dhe pensionet janë po aq sa një vit më parë. Çmimi i energjisë është rritur në krahasim me një vit më parë. Ilaçet janë më të shtrenjta se një vit më parë dhe shërbimi mjekësor është më i keq se një vit më parë. Tarifat për të hyrë në universitet janë më të larta se një vit më parë dhe hyrja në universitet është përkeqësuar me një vit më parë. Fuqia blerëse është ulur shumë në krahasim me një vit më parë. Numri i bizneseve që kanë falimentuar është rritur në krahasim me një vit më parë. Taksat janë rritur në krahasim me një vit më parë. Borxhi është rritur në krahasim me një vit më parë.

Por ka edhe disa gjëra që kanë shkuars shumë më mirë se një vit mëm parë. Gënjështrat janë më të shumta dhe më të përpunuara se një vit më parë. Mashtrimet janë më Kryeministri qëndron më shumë në televizion se një vit më parë, sepse qëndron më pak në zyrë se një vit më parë. Media e qeverisë paguhet më shumë se një vit më parë sepse shan dhe kërcënon kundërshtarët e kryeminsitrit më shumë se një vit më parë.

Dhe së fundmi, njerëzit, paradoksalisht, ndonëse janë më të acaruar se një vit më parë për shkak të gjëndjes së përkeqësuar në krahasim me një vit më parë, janë bërë më të pashpresë se një vit më parë dhe për rrjedhojë janë më indiferentë se një vit më parë… Kjo duket më dëshpëruese se një vit më parë…

Uroj që sensi i kësaj dinamike të ndryshojë në 2017. Por kjo do të mund të ndodhë vetëm nëse shqiptarët do të veprojnë ndryshe nga çfarë kanë vepruar deritani… Kthimi i shpresës është vetëm në dorën e tyre…Ata duhet të veprojnë ndryshe nga një vit më parë. Dhe uroj që kjo të ndodhë… MITRO ÇELA, GAZETAR,

ISH-DEPUTET : -Diçka më mirë, për të mos thënë më keq!

Jemi mirë, se na u rrit pensioni 6 mijë lekë; jemi mirë se edhe dy vjet kazinotë do i kemi te dera e shtëpisë; jemi mirë se prodhimi i hashashit ka qënë i mbarë; jemi mire se çmimi i naftës u ul 200 leka; jemi mirë se Ramen e priti tre herë në shtëpi Merkel; jemi mirë se i treguam dhëmbët Greqisë për punë të Çamërise; jemi mirë se Ben Blushi bëri partinë “Libra”; jemi mirë se Lul Berisha doli nga hapsani;

jemi më keq se Evropa nuk na hapi dritën jeshile; jemi më keq se u rrit çmimi i dritave; jemi më keq se u rritën taksat; jemi më keq se do mbyllen shume “koll centra”; jemi më keq se popullsia nga 3.5 milionë banorë, ka zbritur në 2.8 milionë banorë; jemi me keq se borxhi publik ka arritur 72 përqind; jemi më keq se nuk po vijnë investitorë të huaj ; jemi më keq se papunësia ka arritur 17 përqind; AGIM XHAFKA,

GAZETAR: - Kur krahasoj vitet, them se nëse më 2015 pinim një paketë cigare, më 2016 blinim cigare të ha- pura dhe më 2017 do ndjekim pas ndonjerin që pi cigare për të thithur nga tymi i tij. Shkurt, nëse Berisha na la plot gropa, Rama na groposi. Dhe fakti është i shkruar në faturat e ujit dhe dritave. Plot 20-30% më shumë. Duket në eksodin e të rinjve, së fundi po ia mbathin dhe pleqte se po shkojnë të rritin nipërit e m mbesat nëpër Evropë e USA.

Qeveria e sotme ngjet si dy pika uji me atë të Enverit. Propaganda nga mëngjesi në darkë. Ja, rasti i fundit, që më 2 janar do vika orkestra e Vjenës. Një gjë që vetë orkestra e mohoi. Raste të tilla ka pasur plot. Për shembull, u rrit çmimi i energjisë elektrike, por na u tha se u ul. U premtua të behej 6% TVSH e korrentit. Sa u muarr vota, u harrua. Asnjë metër rrugë e re. Dhe tendera qe i përlajnë shokët e miqtë e qeverisë.

Situata më duket e pashprese. Por kanabisi ka siguruar fonde që kjo qeveri të vjedhë zgjedhjet tek ne e mbase kudo ku do i kërkohet ndihmë. Ndaj urimi im për 2017 është që shqiptarët të ikin e vendi nuk do mbetet bosh. Se po vijnë vaporë me plehra e me mbeturina të çdo lloji. Shpëtoni fëmijët patriotët e mij, se jetën tuaj ua mori komunizmi e socializmi ngadhnjimtar. BLEDIMANEBLEDI MANE, GAZETAR: Viti që po leme pas do mbahet mend si vit i dalldisë së madhe kolektive. Viti i shkundjes së dembelizmit, viti i rikthimit të njerëzve në punë, përfshirë këtu edhe investimet në mbjelljen dhe korrjen e hashashit. Njerëzia u bënë më kurajoze e më tekanjoze dhe, ndryshe nga me parë, askush nuk ka frikë nga qeveria, ndaj dhe vetë qeveria nuk kundërpërgjigjet me dhunë, por me arogancë. Mendoj se 2016 do të jetë viti i parafundit i këtij tranzicioni të gjatë. Uroj cilindo gëzuar festat dhe zoti bekoftë mendjet tona të djallëzuara. Gëzuar!

GJERGJ ZEFI,ZEFI ANALIST: Nëse jemi më mirë apo më keq, ky është një perceptim krejtësisht subjektiv. Por ajo që është objektive dhe e prekshme është fakti se jemi në kushtet e një mbijetese sociale, ekonomike dhe politike. Jemi në luftë për jetë a vdekje me të keqen e duket se po e vëmë me shpatulla pas murit.

Në aspektin politik, megjithë përpjekjet titanike të ndërkombëtarëve, të cilët, përveç masës së gjërë të popullit duket se kanë shumë pak aleatë në Shqipëri, situata nuk është aspak e kënaqshme. Në planin transversal të politikës ka segmente dhe individë të caktuar që po luajnë çdo gur për të penguar reformat në përgjithësi dhe veçanërisht reformën në drejtësi e cila do të jetë determinante në pastrimin e politikës dhe të sistemeve të tjera të ndryshkura në vend.

Në planin social përpjekjet e Kryeministrit për të ngushtuar hendekun e madh midis kamjes dhe skamjes janë të pamjaftueshme. Oligarkët vazhdojnë të njëjtët, administrojnë të gjitha të ardhurat publike dhe ndikojnë mbi politikën në bazë të interesave të tyre të momentit. Skamja rrit krimin, pasigurinë dhe trishtimin...

Edhe në planin ekonomik është e njëjta panoramë, janë të njëjtit njerëz që pasurohen dita-ditës dhe nuk ka asnjë tentativë për një rishpërndarje sa më të drejtë të pasurisë...

E vetmja shpresë e shqiptarëve sot është serioziteti me të cilin komuniteti ndërkombëtar po investohet në reformën në drejtësi që është edhe reforma më e thellë e këtyre 26 viteve të postkomunizmit tranzitiv, e cila do t’i hapë rrugë një epoke të re si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik e social...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.