Keq se një vit më parë?

Intervista - - POLITIKË -

AV.I DAJET BEQIRI, KRYETAR I PUK: - Iku viti 2016, i cili ishte viti i tretë i qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ishte një vit që shënoi një përmbysje radikale të mendësive dhe të veprimeve antishtet dhe antishqiptare, të mbjella në këtë vend, pas viteve 1992 e deri në vitin 2013 prej Sali Berishës, këtij armiku nga më të mëdhenjtë, më të rrezikshmit dhe më dëmësjellësit se sa të gjithë armiqtë e tjerë, të jashtëm dhe të brendshëm të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, të marrë së bashku.

Viti 2016 ishte shumë më i mirë se viti 2015. Ishte viti i reformës territoriale. Ishte viti i kurorëzimit me sukses i reformës në energjetike. Ishte viti i kontrollit të plotë të territorit dhe i frenimit të plotë i katrahurës së ndërtimeve pa leje. Ishte viti i një rilindje shumë të mirë urbane. U pastruan nga qytetet e Shqipërisë të gjitha plehrat dhe çibanët kanceroz që e shëmtonin vendin, të cilat i ushqente me mediokritetin, me paaftësinë dhe me ligësinë e tij pisi i pisave Sali Berisha, Lulzim Basha dhe pisanjosët e tjerë të PD-së. U bë reforma e shumëpritur e pensioneve. U bë reforma në arsim, e cila veç avantazheve të panumërta, do të ndali rrokullimën e analfabetizmit që e ktheu në sistem satrap Saliu!

U hodhën themelet e shëndosha të një reforme gjigante në drejtësi, e cila me ndryshimet që ju bën Kushtetutës së vendit, është vërtetë një revolucion i paparë, pas katastrofës 26 vjeçare që përjetuan shqiptarët nga degjenerimi total i të gjithë këtij sistemi dhe të njerëzve të tij prej politikës dhe veprimeve konkrete antishqiptare dhe korruptive të dyshes famëkeqe Berisha - Nishani.

Ishte viti ku kudo, në çdo cep të vendit, në çdo institucion, në çdo sferë të jetës, posaçërisht në strukturat e policisë së shtetit dhe të rendit në përgjithësi, në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut, në taksa e tatime, në turizëm, në rrugë e kudo, bie me të vërtetë era shtet!

Ishte viti që shqiptarët e kishin për nder të quheshin shqiptar, sepse politika e jashtme, qëndrimet e kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm të Shqipërisë, ndaj vendeve fqinje dhe gjithë faktorëve ndërkombëtar, për herë të parë pas 26 vjetësh, ishin jo vetëm diametralisht të kundërta me ato të shpirtshituritt Berisha, por burrërore, trimërore, mënçurore, si i barabarti mes të barabartëve.

Viti 2016 ishte viti i parë pas 26 vjetësh, ku Shqipëria mori aq shumë vlerësime pozitive për progresin e bërë prej faktorëve ndërkombëtar, posaçërisht BE dhe SHBA, sa nuk ishin marrë në të 26 vitet e fundit së bashku!

Ishte viti që një popull i tërë uron qeverinë e rilindjes me gjithë zemër për aksin rrugor Lin - Pogradec, për pastrimin e këtij aksi nga të gjithë "çibanët" që i kishin vjedhur popullit shijimin e mrekullive të Liqenit të Ohrit, për rrugën e re dhe të bukur turistike Elbasan-Cërrik-Gramsh, për ndërtimin me standarde të rrugës Kavajë-Rrogozhinë, magjistrales dhe unazës së bukur deri në dalje të Rrogozhinës si dhe për sinjalistikën e mbajtëset bashkohore të të gjitha rrugëve të vendit.

Nëse Shqipëria e vitit 2016 nuk do të kishte një opozitë, si kjo e Berisha -Basha - Nishani, e cila ka qënë armike e progresit të vendit, sabotatore e paskrupull e çdo reforme, vrastare e integrimit të vendit, sukseset në çdo fushë të jetës do të ishin së paku dy herë më të mëdha.

Viti 2016 ka hedhur themelet e shëndosha të cilat janë baza e fuqishme për një vit të ri 2017 tepër të suksesshme, për një Shqipëri që nuk do t'ia vlente t'a braktisnin më shqiptarët në përgjithësi dhe të rinjtë në veçanti. Pra Shqipëria e vitit 2016 ishte jo vetëm një vit më i mirë se 2015-ta, por ishte gjithashtu viti më i mirë nga të gjitha vitet e tjera gjatë këtyre 26 vjetëve të fundit. ROBERT PAPA, GAZETAR:

Gjatë 2016-ës, Europa kaloi një krizë dhe stanjacion të theksuar. Kjo normalisht që do kishte ndikim edhe te Shqipëria, por nuk ndodhi kështu. Tek ne, për shembull, nuk pati mungesë likuiditetesh Katundarët gëzuan edhe këtë vit më shumë se qyteti i nëpërkëmbur. Dinjiteti i njerëzve që jetojnë me punë të ndershme, u ofendua përsëri. Mungesa e një poltike sociale rriti hendekun e atyre që jetojnë në lluks dhe atyre që duan thjeshtë të mbijetojnë. Shqipëria humbi me mijëra nënshtetas që vazhduan amokun e ikjes gjatë këtij viti që po mbyllet… Ndërkohë që klasa poltike nuk dalloi shumë

Por në fund të tunelit ka dritë. Nga e gjithë Lindja ne ende nuk e kemi bërë përmbysjen e madhe. Unë jam optimist se ajo do të bëhet këtë vit…

ZEF PREÇI, DREJTOR I QENDRES SHQIPTARE TE KERKIMEVE EKONOMIKE

Mendoj se edhe pse 2016ta mund të konsiderohet një vit krejt i ngjashëm me 2015-tën, ka një lloj përmirësimi që duhet vlerësuar. Kështu, nuk kemi ndonjë përmirësim në punësim, por kemi një rritje të të punësuarve të siguruar në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Nuk kemi rritje të reja të tatime-taksave gjatë këtij viti, por kemi një përmirësim modest të mbledhshmërisë së të adhurave tatimore e doganore. Nuk kemi shënuar ndonjë rritje të pranisë së investitorëve të huaj, por është pozitive që shumica e atyre që ishin këtu, vazhdojnë të jenë e besoj edhe vitet në vijim. Pra, arritjet në ekonominë e vendit, sado modeste, duhen vlerësuar.

Ashtu sikurse përben një shqetësim serioz performanca e - të tipit komunist për zbatimin e detyrës më të rëndësishme të çdo qeverie demokratike në kohe paqeje (mbledhja e tatim-taksave), rritja e ndikimit të lobeve të biznesit dhe të oligarkise në vendim-marrjet e qeverise dhe Kuvendit; adaptimi cënon avantazhet konkurruese dhe krahasuese të ekonomisë shqiptare në rajon; mungesa e strategjive të zhvillimit të degeve, apo sektorëve të ndryshem të ekonomise sone kombëtare; paqartësitë në ushtrimin e funksioneve dhe të detyrave te pushtetit vendor në ofrimin e shërbimeve publike që kanë çuar në përdorimin inefektiv të fondeve në dispozicion, prania e gjerë e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, në shëndetesi, në polici, në prokurimet publike, në administratën publike, etj. Vlen të theksohet edhe probemet që lidhen me rritjen e boxhit publik, me destinacionin e parave që merren borxh në emër dhe për llogari te qytetarëve shqiptare e që do te paguhen prej tyre në të ardhmen. Problemet e përparësive të zhvillimit ekonomik e shoqeror te vendit janë bërë edhe më të mprehta gjatë vitit 2016. Kështu, mjaftoi një ndryshim ligjor në disa lloje biznesi (call centers) në Itali dhe është vënë në pikëpyetje sigurimi i mjeteve minimale të jetesës për 25 apo 30 mijë familje shqiptare…

E njëjta vërejtje mund të bëhet edhe për shkallën e zhvillimit industrial të vendit. Përfshirja në qeveri e individëve pa pervoje dhe nivel ekspertize në sektorët e rëndësishëm të jetës ekonomike të vendit, ka bërë që qeverisja e këtyre viteve të jetë një lloj vazhdimësie e qeverisjes së mëparshme, duke injoruar disa ligjesi dhe përvoja elementare, të cilat, për hir të së vërtetës nuk kanë munguar as ne regjimin totalitar. Kështu, është pozitive që ka një lloj përmirësimi në sektorin energjitik të vendit, por është pafalshme që të mos shfrytezohen ende mundesitë që ofrohen sot për vënien nën kontroll dhe shndërrimin në një burim energjitik shtesë të prurjeve të lumit Drin nëpërmjet ndërtimit të hidrocentralit të Skavices (Kukës). Apo në industrine minerare e nxjerrjen e naftës dhe të gazit, ku ekonomia jonë kombëtare funksionon thjesht si ekonomite e periudhës post-kolonialiste, dmth vendi ynë eshte një eksportues neto i lëndëve të para të papërpunuara dhe as mbas 25 vitesh nga ndryshimi i sistemit, qeveria nuk ka asnjë strategji për rritjen e shkallës së përpunimit ne vend…

Viti 2016 do të mbahet mend edhe si viti kur ekonomia bujqësore shqiptare u kanabizua gjerësisht, ndonëse nuk u pranua asnjëhere zyrtarisht nga qeveria. Pasojat e kësaj situate mendoj se do të ndjehen edhe për shume kohe, por më dukshëm rrezikojne të shfaqen ne zgjedhjet e përgjithme të verës se vitit 2017…

koncesioneve dhe te ashtuquajturave partneritete publike-private që kanë cenuar funksionet baze të çdo shteti demokratik në favor te oligarkisë dhe lobeve te biznesit e për të cilat do të mbahet mend kjo qeveri. Ndokush mund te mendoje se gjithçka duket se është e “kopsitur ligjërisht”, por personalisht mendoj se kudo ku cënohen interesat publike, kudo ku shkelet shumëvjeçare mbi bazen e taksave qe do te mblidhen ne dekadat qe vijne, kudo ku mungon transpa qindra miliona Eurosh te klienteve te qeverise, nuk do të jetë kurrë vonë për të kërkuar llogari dhe për të ndëshkuar personat përgjegjës. E për këtë një ndihmesë të padiskuteshme do të jape reforma në drejtësi.

Një problem më vete përbëjnë edhe “kredite e këqija” bankare që, edhe gjatë ketij viti, njohën rritje, ndërsa korrupsioni dhe kosto e të bërit biznes, u rritën, pavaresisht raportimeve propogandistike te “Doing Business Report”…

ELIO LAZE, GAZETAR: Natën e ndërrimit të viteve urojmë njëri tjetrin: «Qoftë një vit sa më i mbarë»... Por, fatkeqësisht, me realizëm, them që ky vit që po mbyllet nuk ishte i mbarë. T’i marrësh çështjet me rradhë . Nuk kemi ku krenohemi. Rendi dhe siguria, po e shohim ccdo ditë se ccfarë po ndodh. Arsimi? Stres dhe lot nga maturantët. Tekste të ccuditshme as hasmin aty, thotë kushdo që troket në derën e spitaleve. Situata politike? Një lëmsh që as ata që e gatuajnë ccdo ditë nuk dinë t’i japin një zgjidhje. Situata ekonomike? Të vuash për kafshatën e bukës në 2016 nuk më dukët si vit i mbarë. Në ccdo fushë po ta marrësh ta analizosh, në syrin tim nuk ishte i mbarë.

Por kjo s’do të thotë që edhe për këtë vit të ri që po vjen, unë si kushdo tjetër të them me shpirt urimin: Qoftë një vit i mbarë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.