Gent Zenelaj: Po të ishte Babagjyshi femër...

Intervista - - HUMOR -

Është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, për batutat e tij dhe për pozitivitetin që transmeton. Ai bashkë me Saimir Kodrën, drejton një nga emisionet investigative më të njohura në Shqipëri, emisionin “Stop” në TV Klan. I angazhuar edhe në teatër, Genti tregon se është shumë i lumtur me vlerësimin që i bën publiku dhe se në 2017, ai do bëjë edhe më shumë, në të dyja fushat. Ai ka një urim të veçantë në këtë fundvit…!

Fabjola Kuburi: -Një Vit i Ri po troket. Më shumë e mirëpret apo…?

Gentian Zenelaj: - Këtë vit të ri, jam pak i trishtë, sepse 2016 ka qenë një vit i suksesshëm edhe më vjen keq që po mbaron, por uroj që 2017 të jetë më positive. Unë nuk jam natyrë që besoj në horoskop, i lë gjërat të ndodhin, por që nëse viti që vjen do ishte sa gjysma e këtij që po mbyllet, do isha shumë i lumtur.

- Çfarë është Viti i Ri, për çdo njeri?

- Unë mendoj që është pak e gabuar nëse men- Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi com dohet si Vit i Ri, nafakë e re, jo, unë mendoj se viti i ri, mund të jetë një vazhdim i asaj që ke nisur. Ne nuk jemi kompjutera që të fshijmë gjithçka ka ndodhur dhe të nisim nga e para.Ka edhe nga ata që kanë kaluar një histori të trishtë dhe kanë rinisur, kjo është positive, por që gjithsesi varet se me çfarë marshi ke qenë në lëvizje gjatë vitit, nëse ke qenë me të tretin mos bjer te i dyti.(Qesh)

- Po Krishtlindjet, çfarë janë për ty?

- Janë një festë që nuk i përket besimit tim, por që unë e respektoj shumë dhe ajo që më pëlqen tek shqiptarët është edhe pse kanë besime të ndryshme fetare, respektojnë dhe festojnë festat e besimeve të tjera.

- Darka e vitit të ri, çfarë do ketë përveç gjelit të detit?

-Unë nuk e di a do ketë gjel deti njëherë(qesh). Unë gjithmonë kam menduar dhe vazhdoj e mendoj se është një gatim shumë i rëndë për një natë ku ti ha shumë gjëra, por them se do eksperimentoj. Unë kam qejf që nata e e Vitit të Ri të ketë risi dhe mendoj se sivjet në vend të gjelit të detit, do ketë peshk.

-E ke menduar ndonjëherë të bëhesh vegjetarian, si shumë VIP-a?

-Unë jam në proçes e sipër për t’u bërë i tillë, sepse jam në kujdesin e rreptë të Blerina Bombajt, e cila dalëngadalë po më kthen në një vegjetarian dhe mendoj me vete, “O Zot, sa kile sallatë kam ngrënë këto ditë”. Më duket vetja si dele ndonjëherë. (Qesh)

- Do të dilje nudo në një protestë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve apo të njerëzve, nëse do bëhej natën e vitit të ri??

-Po pse pikërisht nudo?(Qesh) Jam natyrë e turpshme, mos kujtoni se jam aq trim. Më tmerron imazhi i vetes time nudo. (Qesh)

- Sa herë ke lënë “nam” në jetën tënde?

-Ohhh, shumë herë, shumë shumë herë, pa fund. (Qesh)

- Po këtë vit që po vjen?

- Namin, namin po të them.(qesh)

- Më mirë të të dalë syri apo nami?

-Unë e urrej kur të del nami kot, nëse të del për gjëra ti i ke dhe i bën shumë dakord, nëse të dal nami kot, vetëm se është krijuar je as çereku i saj, atëherë për mua është kot.

-Ka ndonjë njeri të cilit i tregon gjithçka? E ndjen nevojën për t’u rrëfyer?

-Ka shumë njerëz që i tregoj gjithçka. Gjithsecili, ka sekretet e veta por që njerëzit që I tregoj gjithçka është bashkëshortja, mamaja, babai, miqtë e ngushtë, familjarët.

- Të kam parë shumë aktiv për çështje sociale në facebook. Mendon se ndryshon diçka në jetë nëse një mendim apo opinion e bën publik?

-Unë kam vendosur që çdo gjë që postoj në facebook, ta çoj dhe mbështes deri në fund. Pra, është mendimi im dhe unë bëj thirrje që gjithsecili që ka një mendim të caktuar, qoftë edhe opozitar. Nëse themi mendimin tonë gjithmonë dhe e mbështesim deri në fund, atëherë Shqipëria do jetë më e mirë. Shqipërinë nuk e bën as amerikani, as gjermani, askush. Shqipërinë e bën vetëm shqiptari.

- Ke sjell aq buzëqeshje dhe mirësi tek publiku apo ke ndonjë merak?

- Unë bëj çmos që njerëzit në prezencën time të ndihen sa më mirë. Është një mision që unë jo se e kam marrë përsipër, por kështu jam gatuar. Nuk i shikoj dot njerëzit të jenë të trishtë. Misioni vazhdon!

- A prekesh pas rasteve të dhimbshme që vijnë në “Stop”

-Po dhe kjo është pjesa më e trishtë e punës time, sepse tek dera e televizionit vijnë njërëz qe kanë pro- bleme. Ai problem, që për mua është thjeshtë një problem, për ata është problemi i jetës. Ka njerëz që ne për arsye të ndryshme, nuk i ndihmojmë dot dhe mërziten, por duhet të na kuptojnë se Shqipëria ka 3 milion banorë dhe të gjithë kanë nga një problem. Ne bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhjen e duhur, nganjëherë hasim emi në mure institucionale që nuk kalohen dot, hasim në indiferencën e shtetit, e nuk arrijmë dot të zgjidhim të gjitha problemet. Kjo është arsyeja që unë e kam një revoltë që e shpreh me sarkazëm dhe ironi të madhe në televizion, për arsye se unë e përjetoj çdo rast që vjen aty.

- Genti, në “Stop” por edhe në teatër. I mban dot dy kunguj nën një sqetull?

- Dy kunguj po, tre nuk mbahen, se ka një arsye pse Zoti na ka dhënë nga dy sqetulla. (Qesh)

- E ke besuar babagjyshin kur ishe i vogël?

- Unë vazhdoj e besoj edhe sot.(Qesh) Unë eci me një llogjikë, çdo gjë që ka një emër, ekziston.

- I ke shkruar ndonjëherë letra atij duke pritur përgjigje të bukur?

- Nuk e besoj kaq shumë jo, sidomos po ta besoja sot do ishte problem.(qesh)

- Sikur babagjyshi të ishte në versionin femër?

- Po, po pyetje me spec. Po të ishte femër, uroj jo aq e vjetër sa babagjyshi mashkull, jo me aq qime në fytyrë sa ai mashkull.(qesh)

- Cili do të ishte një zëvendësim i mirë i Babagjyshit nga një artist/politikan/tjetër?

- Politikanin ma hiq nga

Ilista, sepse unë kam një fobi absolute për politikën sepse janë gënjështarë patetikë të rrezikshëm. Artistë po, do ishte Robert Ndrenika, ai është njeri që sa herë e takoj më transmeton një pozitivitet të jashtëzakonshëm. Është sikur hyn në një pastiçeri dhe ka vetëm ëmbëlsi.

- Çfarë mendon se do jesh duke bërë ne orën 00:00 të datës 31 dhjetor 2016?

- Unë do mundohem të dal me djalin dhe me bash - shekzjarret edhe pse sheshi është i bllokuar, po nejse.

- Mendon se edhe këto festa po komercializohen, ashtu si gjithçka tjetër për më tepër?

-Unë mendoj që në momentin që në imazhin e vitit të ri, prioritet i jepet dhuratave është komercializuar. Festa është simbolika e të qenit afër, prandaj vitin e ri e kaloj në familje dhe mundohem të jemi të gjithë bashkë.

- Cila ka qenë përralla apo tregimi për vitin e ri dhe që ti nuk e ke besuar asnjëherë?

- Që si ia arrin babagjyshi që Brenda një nate të shpërndajë dhuratat në të gjithë botën.(qesh)

- Dhurata që uron dhe kërkon në mënyrë publike të mos të ta sjellin për festa?

- Kërkoj mos më sjellin atë mesazhin si bredh që duhet të zbresësh poshtë, shumë poshtë të ndjekësh një bredh që duket se nuk di ti vijë fundi asnjëherë edhe mesazhet në grup, një mesazh për 1234948 veta. (qesh)

- Urimi yt për fundvit?

- Shumë urime kalova nëpër mendje,si përshembull shëndet, para, mbarësi, lumturi, prosperitet, begati, por për 2017 dua t’ju uroj paqe. Ju dhëntë 2017 paqe, paqe me veten tuaj sepse po ishit në paqe me veten tuaj, jeni në paqe me gjithë botën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.