Barcaleta e Vitit, treguar nga...

Intervista - - HUMOR -

Po vijnë festat! Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festa që sjellin buzëqeshje, mirësi dhe kanë shpirtin e mirë të të dashurit. Sot, në numrin e fundit të gazetës Intervista, për vitin 2016, duke ju uruar që takimin tonë në 2017 të jemi me më shumë energji, menduam që emrave më të njohur të humorit shqiptar, t’u kerkojme nga nje barcalete, më të bukurën e vitit, sipas tyre. Ja, barcaletat:

Për mendimin tim, kjo është barsaleta më e bukur që kam dëgjuar, po them për vete.(Qesh) Skifteri Ene mka thon plaku, gjithë jeten, sado larg të shkosh, mbaje kokën ulur gjithmonë, se nuk i dihet a gjë naj portofol a naj gjo”.

Barsaleta më e shkurtër, më e këndshme dhe e veçantë është kjo që do them tani unë: Ajo: I dashur, të dua shumë Ai: Faleminderit shumë!

Është një cikë e “fortë” kjo barsaleta që do tregoj unë, edhe qeshni në fund ëëë, se nuk quhet.(qesh)

Merr gruaja burrin dhe ikin tek psikologu.

- Doktor, jam shumë keq. Më bëhet seks tërë kohës. Kam këtë burrin, më ndihmon goxha, por nuk ngopem. Kam shyqyr Zotit edhe nja dy shokë në pallat që edhe ata më ndihmojnë po as këta s’më mjaftojnë. Iki në punë, edhe aty kam nja 3-4 shokë që më ndihmojnë e po as ata s’më mjaftojnë.

-Uaaaaa, po ju jeni e sëmurë- i thotë doktori.

-Epo thuaj këtij burrit tim që më thotë se jam e përdalë, se unë e di që jam sëmurë. Ma jep pak me shkrim diagnozën se s’beson ky.

Do t’ju tregoj disa barsaleta dhe uroj që t’ju sjell pak buzëqesh në këtë fundvit. Gjirokastriti Djali:-Babi pashë një ëndërr sikur më dhe 100 lekë

Babi:- Mirë bir, prishi sot me shokët në shkollë. Djemtë Djali1:- O shoku, jam lidh me një goc p po s’di çfare ti bëj. 2:- kape për dore 1:-po pastaj? 2:-çoje ne hotel 1:-po pastaj 2:-pastaj zhvishe avash avash 1:-po pastaj? 2:-pastaj lëre se vij unë. Polici Polici shkon te berberi për t’u qethur, e pyet berberi,

B:- o polic ,e di ti çfarë e kam unë djalin e gruas?? P:-djalë halle?? B:-jo P:-djalë teze? B:- joo P:-djalë daje? B:- joooo,e kam djalin tim more... Mbaron polici dhe shkon në komisariat. P:- O shokë, u thote kolegëve policë- e d dini ju se çfarë e kam unë djalin e gruas?? Policët:- djale xhaje?? -joooo -Djale halle? Jooo Djale teze? - Joooo, është djali i berberit Bisede mes dy bjondesh 1:- Zemër jam mërzitur shumë me të dashurin, aq shumë sa tentova te vrisja veten sot

2:-Uaaaa çfarë guximi. Po si preve damaret mi??

1:-Ua sa bjonde që je, ajo është rruga më e thjeshtë,unë do hidhesha nga çatia mi, po pastaj ndryshova mendje 2:- Ashtu?? Po pse?? 1:-Po kisha frikë të hipja në çati, se mos bija Xhelozja Burri i ulëriste gruas me të madhe Ai:-Paola, më çmende, kur do pushosh se qenuri xheloze se më shkaterroveeee.

Ajo:-Kur të mësosh që unë quhem Antoneta

Çifti

B:- Zemër, të të bëj një pyetje. G:- Patjetër shpirt. B:- A jam unë i pari mashkull në jetën tënde??t

G:- Natyrish shpirt, po s’kuptoj pse të gjithë më bëjnë të njëjtën pyetje??

Barsaleta ime, është tamam për Vitin e Ri!

Në një supermarket, nga ata të dështuarit ku nuk blinte asnjeri, një ditë hyn një burrë. “Një pulë desha:- i tha” E merr shitësi, e peshon: 900 gram i tha. Më të madhe s’ka?- i tha klienti. Shikon shitësi në dyqan, s’kishte pulë tjetër. Bëri sikur mori një pulë tjetër dhe vuri të njëjtën në peshore, i vuri dhe pak gishtin peshores, ja tha: 1 kile e 300 gram.

Shumë mirë tha klienti, mi bëj të dyja.

Uroj që t’ju pëlqejë barsaleta dhe të qeshni sadopak, sepse është kohë festash dhe buzëqeshjesh. Gëzuar festat dhe ja barsaleta ime:

Një burrë nxiton për të shkuar në shtëpi, gjen një taksi dhe i thotë shoferit, “shpejt, shpejt, shpejt” dhe taksisti futet me të kuqe, shkel rregullat e qarkullimit dhe direkt për te shtëpia e këtij zotërisë

Ikin të dy lart në shtëpi dhe zotëria kap gruan me një tjetër nëë krevat! Hap jorganin dhe i thotë, po ti këtu? Ça do këtu?

I dashuri i gruas përgjigjet: “Ça dua unë? Pse gocën në shkollë të lartë në Itali kush ta çoi ty, po makinën e fundit kush ta bleu ty? Po pushimet në Dubai kush ti bëri ty ?

Ndërkohë, taksisti afrohet dhe i thotë: “Mbuloje njëherë këtë burrë se mos na ftohet se na duhet” Ju ngel hatri t’ju tregoj dy?!(qesh) Një ditë Jezusi mbledh të gjithë fshatin ku ai jetonte dhe i thotë:- Kush nuk ka bërë asnjë mëkat le të hedhë një gur këtu tek kjo viza që kam bërë unë. Ndërkohë në atë moment nga qielli bie një meteorit në tokë. Jezusi ngre kokën lart dhe thotë: “O Ati im, po rri urtë o burrë i dheut se nuk të pyeti njeri ty. Zihen dy djem, i pari i thotë të dytit: - Babai im është më i mirë se i yti! - Nuk është, babai im është më i mirë! - Epo, mami im është më i mirë se jotja! - E di, edhe babai im e thotë këtë!

Duke ju uruar Gëzuar Vitin e Ri 2017 2017, ja dhe barsaleta ime! Hyn mësuesja në klasë. e Ri. Pyetja është, si e imagjinoni ju Vitin e Ri?

Nxënësit ngrenë dorën për t’u përgjigjur. Mësuesja: Fol ti Teuta. Teuta: Unë mesuese e imagjinoj si një plak me shumë dhurata duke na i shpërndarë të gjithëve.

Mësuesja: Shumë bukur Teuta, ulu. Po ti Eri?

Eri: Edhe unë mësuese e imagjinoj, si një njeri i veshur me të kuqe që vjen me një karrocë me drere për të na dhënë shumë dhurata.

Mesuesja: Shumë mirë Eri. Po ti Beni, si e imagjinon vitin e ri?

Beni: Unë, vitin e ri e imagjinoj si një dele. Mesuesja: (e habitur) Po pse more Beni? Beni: Sepse kur e pyeta babin, çfare do më sjellësh për Vit të Ri?

Ai më tha, do të sjell LESHT.

Dkj Gë Viti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.