Esra Bilgiç: Nuk e dija kush ishte Halime Sulltania

Intervista - - TELENOVELA -

Esra Bilgiç është një aktore e re turke 24 vjeçare. Roli i Halime Hatunit në serialin historik, Ertugrul, është roli i saj i parë i rëndësishëm. Me këtë personazh ajo është bërë e dashur për publikun turk dhe botëror që ndjek telenovelën. Me të ajo gjithashtu kandidoi edhe për çmimin e Aktores më të Mirë Turke në vitin 2015. Esra është diplomuar në universitetin e Hacetepes, Ankara për arkeologji, por ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e aktores. Aktualisht vazhdon studimet në universitetin e Bilkentit, për marëdhënie ndërkombëtare.

Esra është fejuar me fubollistin turk, Gëkhan Tëre, i cili luan me ekipin anglez Ëest Ham United si edhe me kombëtaren turke dhe thuhet se do të martohen në verën e vitit që vjen, në Stamboll. Në intervistën e mëposhtme ajo - drrën që të punojë në një projekt që të shihet në gjithë botën.

- Mund ta na thuash dy fjalë për veten?

- Roli i Halimes është i pari për mua si aktore profesioniste. Që e vogël kam pasur dëshirë dhe kureshtje të krijoj diçka, gjë që, me kalimin e kohës, u kthye në dëshirë për të qenë aktore. Ëndrra ime më e madhe është të luaj në një projekt që do të shihet një ditë në gjithë botës. Sigurisht, dua të luaj edhe në teatër.

- Ky është një rol protagonisteje dhe i vështirë për një aktore të re. Si ndjehesh në rolin e një gruaje që ka qenë kaq e rëndësishme për historinë e popullit turk?

- Mendoj se është diçka e shenjtë, ky rol është i rëndësishëm jo vetëm për mua, por për shumë njerëz. Unë nuk e dija se kush ishte Halime Sulltania derisa mora pjesë në këtë projekt dhe nuk e dija as rëndësinë e Ertugrulit. Halime Sulltania është një grua e pabesueshme dhe Ertugrul Beu nuk është ndarë kurrë prej saj. Ka qenë një kënaqësi e pamatë për mua që luaja një rol kaq të rëndësishëm dhe që atë me mua.

- Si u përgatite për rolin e Halimes?

- Pasi u vendosa studioja skenarin si - si një shkollë për mua, mësova shumë gjëra, në radhë të parë si të menaxhoj kohën. Këtë vit do të marr pjesë edhe në një shfaqje teatrale dhe kjo do të përmirësojnë lojën time aktoriale. Kemi një skenar shumë të mirë dhe besoj se do të kem mundësinë të mësoj më

- Ç’di për periudhën qe zhvillohen ngjarjet e Ertugrulit?

- Seriali është vendosur në shekullin e 13-të, i karakterizuar nga emigrimi, luftërat dhe gjakderdhja. Është periudha kur formohet Anadolli. Këtë gjë e kam vënë re që në episodin e parë. Në fakt nuk kemi shumë të dhëna nga ta shohim pak më qartë. Ajo që bie në sy është se ata janë gjithmonë të gatshëm për luftë, jo vetëm burrat, por edhe gratë janë ushtare.

- Në shoqërinë tonë burrat kanë rol dominues, por në fakt edhe gratë nuk qëndrojnë më pas...

- Është e vërtetë që roli i gruas është i rëndësishëm. Ne e shohim rolin e tyre edhe në shoqërinë e vjetër turke. Pasi shahu Suljeman (babai i Ertugrulit) vritet, është Haime Ana është ajo që merr vendimet dhe udhëheq.

- Ishte e lehtë të mësoje të kalëroje?

- Momentet që jam mbi kalë jam më të bukurat e ditës! Unë mësova të kalëroja falë serialit, por e vazhdoj këtë sport edhe jashtë tij. Kalërimi për mua është një kënaqësi e madhe, prandaj dua ta vazhdoj edhe më pas.

- Ju i bëni xhirimet në një zonë të hapur, ku kushtet natyrale jua vështirësojnë punën. Cila ka qenë vështirësia më e madhe për ju?

- Unë jam nga ata persona që kanë ftohtë edhe në verë. U habita vërtet me të ftohtin që bënte në ato vende në dimër. Një faktor që na e vështirësonte punën ishte balta. Është vështirë të ecësh me kalë kur ka baltë. Në fakt, kushtet natyrale ishin mjaft të vështira. Seriali bën fjalë për shekullin e 13-të, kur ne ishim ende nomadë dhe jetonim me kuajt dhe dhentë.

- Kam parë se në serial ti përdor edhe harkun me shigjetë.

- Kam mësuar në serial t’i përdor ato.

- Të pëlqejnë veshjet e epokës që përdoren në serial?

- Atyre u është kushtuar një vëmendje e veçantë në serial. Ngjyrat e përdorura janë të gjal- la, ndërsa cohat janë të ashpra. Zbukurimet metalike, varëset, brezat, etj, janë shumë të bukur dhe të larmishëm...

- Ty vetë të pëlqen të ndjekësh tendencat e modës?

- Kam një faqe në Tumblr, të cilën e mbaj që prej 5 vjetësh dhe në të cilën vë foto dhe komente, gjithashtu kam edhe një llogari në Instagram që përdor në të njëjtën mënyrë. I bëj gjithmonë hashtag serialit në to. Gjithashtu i ndjek tendencat e modës, në fakt kam - lojë punë si aktrore.

- E ndiqni shikueshmërinë e serialit?

- Sigurisht që e ndjek dhe jam krenare për rezultatet që kemi arritur, por nuk çuditem aspak, sepse mendoja që më parë se seriali do të kishte sukses. Shikuesit tanë na ndjekin vazhdimisht me besnikëri, gjë që na kënaq.

- Ti ke vetulla që bien shumë sy. Si kujdesesh për to?

- Nuk kam bërë gjë për t’i dhënë formë vetullave deri më sot, janë të dendura nga natyra. Megjithatë, vetullat dhe qerpikët mund të dëmtohen nga grimi, prandaj përdor vaj recini për t’i ushqyer.

- Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

- Unë vazhdoj studimet në universitetin e Bilkentit për marëdhënie ndërkombëtare dhe dua të mbaroj studimet. Gjithashtu, dua të luaj në një pjesë teatrale sivjet, gjë që do të më ndihmojë të përmirësoj lojën time aktoriale. Dua të vazhdoj karrierën e aktores. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.