Xhugnu përpiqet të martohet me Kumudin

Intervista - - TELENOVELA -

Elifi shkon në ndërmarrjen Jorukhan, por kur sheh Defnen atje zhgënjehet dhe përballet me Karamanin. Pastaj ajo ikën nga puna. Selimi flet me Melekun dhe e pyet se kë ka të shtruar në spital dhe ajo e gënjen, duke i thënë se ka një kushëri nga mamaja. Ndërkohë Kimetja flet me Shukranin dhe i thotë se duhet të zbulojnë gjithçka për vajzën e Sadetes, në mënyrë që ta përdorin atë kundër saj. Jakupi i thotë Maksutit se Elifi dhe Karamani janë zënë dhe ajo ka ikur nga shtëpia, por Maksuti i thotë se nuk ka shpresë më që t’i ndajë ata të dy.

Karamani i telefonon Ekremit dhe i kërkon ta bindë ai Elifin të punojë për të dhe ajo pranon. Selimi i thotë Melekut se vëllai i saj gati vrau burrin që e konsideronte si baba të dytë. Kur Meleku i thotë se nuk e dinte këtë, ai i thotë se nuk e beson më.

Shukrani i tregon Jakupit se Sadetja është e ëma dhe Maksuti, i vëllai. Defne i kërkon Karamanit të zërë zyrën e Elifit, po ai refuzon. Ajo dëgjon pas dere avokatin e tij kur i tregon për telefonatat që ka marrë Defne. Ajo shqetësohet dhe pyet për këtë Karamanin, por telefonat janë bërë nga një numër i panjohur. Ajo u telefonon rojave, por ata hedhin celularin që të mos lidhen me të.

Ndërkohë Elifi bashkë me Sonerin ( djalin e Ekremit), vijnë në mbledhjen ku marrin pjesë Karamani, Kanani dhe Defne.

Kimetja i tregon Shukranit planin për të rrëmbyer Melekun dhe për ta çuar në fshat, ku do ta përdorin si shantazh kundër Sadetes, por ajo i thtoë se duhet të tregohen të kujdesshme.

Karamani takohet me Elifin dhe i thotë se duhet të kthehet në shtëpi, por ajo ndjehet e fyer nga mosbesimi i tij. Por më pas ata pajtohen dhe largohen bashkë për në shtëpi. Aty përsëri grinden dhe Karamani largohet, por vjen Myzhgani të rrijë me Elifin. Ndërkohë Defne i ofron ndihmën e saj Sonerit. Jakupi takon Melekun në spital, pastaj shkon në shtëpinë e Sadetes për t’i kërkuar shpjegim. Ajo i tregon të vërtetën dhe ata përqafohen.

Shefqeti, një llogaritar mashtrues i ndërmarrjes bën sherr aty dhe këtë skenë e shohin Defne dhe Kanani. Ajo e bind që të thotë se ishte ai që kishte dërguar letrat kërcënuese dhe në shkëmbim do t’i japë para. Shefqeti vjen në shtëpinë Jorukhan dhe bën skandal. Atë e çojnë në polici dhe ai rrëfen gjithçka sipas planit të Defnes. Megjithatë, Karamani fillonë të dyshojë tek Defne.

Meleku këndon në barin ku ndodhet edhe Selimi, i cili ka pirë shumë. Meleku është e mërzitur, Kanani gjithashtu në shtëpinë e saj. Selimi largohet nga bari.

Elifi e kalon natën me Toprakun, të cilin e ka sjellë Karamani të rrijë me të. Ndërkohë Soneri pëson një krizë ankthi dhe hedh dosjet e punës përtokë, kur vjen Elifi. Ai i kërkon Elifit të marrë në punë edhe Selimin. Meleku pyet të ëmën për Jorukhanët, por ajo nuk i tregon gjë. Sadetja do të shkojë në gjyqin kundër Maksutit, por ai nuk do.

Karamani vendos të hetojë pse dy rojet e tij të sigurisë kanë dhënë dorëheqjen në të njëjtën kohë. Elifi i kërkon Selimit të punojë për të. Ajo gjithashtu i kërkon Karamanit që Topraku të rrijë me të, përndryshe do të destabilizohej duke vajtur poshtë e lart. Kimetja i jep Jakupit para për të paguar borxhet e lojës. Ky i fundit shkon të takojë të atin dhe i tregon që ka takuar mamanë e tij të vërtetë. Jakupi i premton atij se do ta çojë të takojë Sadeten.

Soneri pyet Elifin si u ndje kur bëri aksidentin me makinë, pasi edhe e shoqja dhe i biri kishin kishin vdekur në një aksident të tillë, por Elifi i thotë të mos ketë mendime të tilla, të kujtojë vetëm momentet e lumtura.

Të gjithë marrin pjesë në lançimin e produktit të ri. Defne kishte hedhur poshtë çmimin e Elifit, por Karamani e gjen dhe asaj i dorëzojnë çmimin.

Sadetja takohet me Xhihanin dhe qan. Ajo i tregon atij të vërtetën dhe ai kujton ngjarjet e së shkuarës. Ai thotë dy fjalë, “sy- jeshile”, siç i thoshte në rini. Jakupi habitet kur e merr vesh këtë, më pas i thotë Sade- tes se Maksuti është dënuar me arrest shtëpiak.

Avokati i Karamanit i thotë atij se kanë gjetur dy rojet që dhanë dorëheqjen, se ata kishin hapur një biznes tjetër, i cili nuk mund të hapej me rrogat e rojes. Elifin dhe Sonerin e ftojnë në Venecia, por Karamani është kundër. Maksuti kthehet në shtëpinë e tij.

Xhihani kthehet në shtëpi dhe sheh me inat Kimeten. Jakupi i thotë Shukranit se nëna e tij i kishte treguar të vërtetën dhe ajo i thotë se do të ishte mirë të përzinin Kimeten nga shtëpia dhe të sillnin Sadeten. Sadetja përballet me Melekun që ka vajtur të këndojë pa lejen e saj dhe e mbyll në dhomën e saj. Karamani i thotë Defnes se së shpejti do të operojnë Xhihanin, por ajo përpiqet ta bindë ta shtyjnë edhe më. Karamani fillon të dyshojë se Defne ka gisht në infarktin e Xhihanit. Kimetja e pyet Xhihanin nëse ndjehet mirë dhe ngrin në vend kur dëgjon që ai shqipton emrin e sSadetes. Kjo e fundit ka ftuar Jakupin dhe Shukranin të darkojnë me të dhe Maksutin. Meleku arrin të hapë derën dhe të dalë fshehurazi nga shtëpia. Atë e kërkojnë njerëzit që ka dërguar Kimetja, por Selimi arrin ta shpëtojë dhe e çon në shtëpinë e Jorukhanëve. Sadetja e merr vesh dhe i kërkon Jakupit ta ndihmojë.

Karamani shkon në spitalin ku ishte shtruar Xhihani dhe merr vesh se Defne kishte qenë me të kur pësoi infarktin e dytë. Ai shkon në shtëpi dhe pyet Xhihanin nëse Defne i kishte bërë ndonjë gjë dhe ai pohon.

Ndërkohë Elifi shkon të takojë Toprakun në shtëpinë Jorukhan. Defne e ka çuar atë në dhomën e Karamanit dhe, kur sheh Elifin, shkon edhe vetë aty dhe shtrihet në krevatin e Karamanit. Elifi tronditet kur e sheh. Ajo takohet me Karamanin, i cili i thotë se i beson për ato që i ka thënë për Defnen dhe se gjithçka do të zbulohet së shpejti. Ai merr telefonin e të atit në sirtar, po ai nuk punon dhe e çon tek një teknik për ta parë. Elifi i thotë Sonerit se nuk do të shkojë me të në Venecia dhe ai nervozohet me të.

Sunanda e lejon Sarasin të takojë Kumudin. Kjo e fundit e njeh Sarasin dhe kënaqet kur e sheh. Kusumi i kërkon Denit ta rimendojë edhe një herë vendimin e tij, por ai heziton. Sarasi i paguan para Sunandës për të takuar Kumudin në një hotel. Xhugnu do të martohet me Kumudin. Sunanda i thotë Xhugnusë t’i paguajë asaj 50 lakh (afro 100 mijë $) për Kumudin. Kabiri takon Gumanin dhe i jep një dosje. Sarasi informon inspektorin e policisë për takimin e tij me Kumudin.

Gumani informon Denin se shtëpia familjare e Vidiaçaturit është në emrin e saj. Ajo informon edhe familjen e Vidias për këtë dhe u kërkon të ikin nga shtëpia. Sunanda, në vend të Kumudit dërgon Kazhalin për të takuar sheikun. Policia kontrollon Kazhalin dhe e liron atë. Familja e Vidias nuk gjen dot dokumentet e pronësisë së shtëpisë. Deni i lejon ata të qëndrojnë në shtëpinë e tyre, derisa të gjejnë një shtëpi me qera të përshtatshme. Maxhnu përballet me Sunandën që nuk dërgoi Kumudin në takim.

Dugba qorton Denin që theu besimin e tyre. Gumani dhe Deni largohen nga shtëpia e Vidias. Maxhnu përballet me Sunandën dhe e qorton pse dyshon që sheiku është ankuar tek policia. Deni ndjehet në faj pse lëndon familjen Desai. Sarasi informon Denin se do të mund të rimarrë dokumentet e pronësisë së familjes Desai duke - ni i çaguan 100 mijë $ Sunandës për Kumudin. Sunanda i kërkon sheikut të gjejë një vajzë tjetër, ose të sjellë 1 krore (160 mijë$) për Kumudin.

Xhugnu i thotë Sunandës se ai nuk është ankuar në polici. Sunanda i kërkon atij të marrë me vete Kumudin dhe ta çojë në një vend ku askush nuk i njeh. Sarasi arrin të gjejë 140 mijë $ dhe i kërkon ndihmë Denit të gjejë pjesën tjetër të parave. Kusumi përpiqet të ngushëllojë Vidian dhe Gunialin.

Sunanda drogon Kumudin dhe ajo është pa ndjenja. Xhugnu e merr me vete. Sarasi dhe Maxhnuja sjellin 160 mijë $ për Kumudin. Sunanda i thotë atyre se Xhugnu dhe Kumudi kanë shkuar në Ahmedabad. Deni kërkon dokumentet origjinale të shtëpisë së Vidias, por nuk arrin t’i gjejë. Sarasi dhe Maxhnu nuk i gjejnë dot gjurmët e Kumudit. Kumudi vjen në vete dhe Xhugnu i thotë se e do. Kusumi i thotë Sarasit se Kaxhali mund të dijë ku është Xhugnu.

Kusumi mëson për planin e Denit dhe vendos ta ndihmojë. Dugba i telefonon Sarasit dhe mëson për Kumudin. Xhugnu i thotë Kumudit se së shpejti ata do të martohen, por ai e siguron se nuk do ta prekë pa lejen e saj. Kaxhali dhe Kusumi takohen me sheikun. Maxhnu pyet Kaxhalin se ku ndodhet Xhugnu. Kur mëson se sheiku është Sarasi, Kaxhali e ndihmon. Kusumi, Kaxhali, Maxhnu dhe Sarasi vihen në kërkim të Kumudit, por nuk arrijnë ta gjejnë.

Deni sheh Kabirin që po manipulon makinën e tij. Më vonë, ai gjen dokumentat e pronës së Vidias në makinën e tij dhe përballet me Kabirin. Ai i thotë Denit se ka vjedhur dokumentat me këmbënguljën e Gumanit. Kaxhali informon Sarasin për vendin ku fshihet Xhugnu. Ky i fundit vendos të lyejë me sindur (bojë të kuqe) ballin e Kumudit. Sarasi shpëton Kumudin dhe rreh Xhugnunë. Kumudi i sugjeron Xhugnusë të mësojë si të sillet. Sarasi mëson Kusumin dhe Kaxhalin të ankohen kundër Sunandës.

Kaxhali dhe Kusumi ankohen në polici kundër Sunandës. Policia vendos të kontrollojë shtëpinë e Sunandës. Kjo e fundit mëson për këtë nga një informator dhe arrin të shpëtojë. Policia më në fund gjen Sunandën dhe e arreston atë me ndihmën e Xhugnusë. Kumudi pyet Sunandën për sekretin e Gumanit. Sunanda i thotë asaj se Gumani i ka kërkuar një gruaje të vrasë një bebe, por beben e kishte shpëtuar Menka. Sunanda i thotë Sarasit se Gumani i kishte kërkuar asaj të mbante peng Kumudin.

Familja Desai kënaqet nga ardhja e Kumudit. Deni i jep dokumentet e pronës Vidias dhe i kërkon falje familjes Desai. Këta të fundit lehtësohen kur mësojnë se Deni nuk kishte gisht në planet e Gumanit. Deni i thotë familjes se kishte qenë Kabiri që i dha atij dokumentet e pronësisë. Kabiri i kërkon familjes Desai t’i besojë atij. Kalika e nxit Sandarbën ta kalojnë pronën në emër të Jashit.

Kumudi informon Sarasin se Kabiri bashkëpunon me Gumanin. Kabiri dhe Gumani diskutojnë për pushimet. Menka vendos të kthehet në Dubai. Gumani kontrollon telefonin e Menkës. Sandarba i kërkon Vidias ta kalojë pronën në emrin e Jashit, por ai përballet me të. Vidia e siguron Sandarbën se do ta kalojë pronën në emrin e Jashit kur të vijë momenti i duhur. Kalika vendos të vërë varësen e vjedhur të Sandarbës në dhomën e Kusumit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.