8 shenja të kancerit të mushkërive

Intervista - - SHËNDET -

Kanceri i mushkërive është përgjegjës për 34% të vdekjeve nga kanceri tek burrat dhe të 23% të grave. 20% e atyre që vdesin prej nuk kanë pirë kurrë cigare në jetën e tyre. Dhembja në gjoks është pa dyshim simptoma më e dukshme e kancerit të mushkërive, por ka edhe shumë shenja që duhet të njihni, pavarësisht nëse e pini duhanin, ose jo.

1. Kollë e zgjatur.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga kanceri në mushkëri kanë kollë, e cila nganjëherë shoqërohet edhe me gjak. Gjithashtu, prodhimi i sekrecioneve të trasha dhe të errëTa mund të përbëjë një shenjë të hershme. Edhe nëse keni një kollë të thatë, që zgjat më shumë se një muaj, duhet të shkoni tek doktori.

2. Infeksione kronike

Infeksionet e mushkërive, si bronshiti kronik, shkaktohen në shumicën e rasteve nga viruset. Megjithatë, nëse sëmureni në mënyrë të përsëritura në zonën e gjoksit, duhet të shikoni mundësinë e kancerit të mushkërive.

3. Rënie në peshë

Nëse vini re se humbisni në peshë pa bërë ndryshime në dietën shumë raste kanceri në trup prodhon disa lloj proteinash që shkaktojnë rënie në peshë. Kjo mund të jetë edhe arësyeja që dikush humbet oreksin.

4. Dhimbje kockash

Nëse kanceri i mushkërive është përhapur në organe të tjera të trupit tuaj, është e mundur të ndjeni dhimbje në kocka, ose kyçe. Zakonisht dhimbja përqëndrohet në shpinë dhe ije.

5. Enjtje të fytit dhe fytyrës

Kur tumori në mushkëri ushtron presion në venën e zgavërt, arterien kryesore që sjell gjakun nga koka dhe duart në zemër, mund të vini re enjtje në fyt dhe fytyrë. Mund të ndjeni enjtje edhe në krahë dhe në pjesën e sipërme të gjoksit.

Afro në 80% të rasteve të kancerit, njerëzit e prekur ndjejnë një lodhje dërrmuese dhe e vetmja gjë që duan është të rrinë shtrirë në krevat.

7. Pafuqi muskulare

Kanceri i mushkërive prek organet, por edhe muskujt e trupit. Zonat e para që preken janë ato të ijeve. Pacientët e kanë të vështirë edhe të ngrihen nga karrigia, ndërsa ndjejnë pafuqi edhe në supe, duar dhe këmbë.

8. Nivel i lartë i kalçiumit

Kanceri i mushkërive mund të çrregullojë ekuilibrin e kripërave minerale në trup. Nëse vini re simptoma si urinim i shpeshtë, etje e tepruar, kapsllëk, marrje mendsh, dhimbje në bark dhe të përziera, që shoqërohen me nivele të larta të kalçiumit, shkoni tek doktori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.