Çfarë ishte për ju 2016,

Intervista - - ANKETA JONË TRADICIONALE -

Mirela Çela Jorgo , avokate, aktiviste

shoqërore : Një proverb kinez thotë «Jetofsh në kohë interesante». Dhe ne si shqiptarë po jetojmë vertet kohë përtej interesantes. E gjithë 2016 ishte një trumbetim i Reformës në Drejtesi për të cilën unë gjatë gjithë kohës kam qene skeptike. Vettingu mbart përbrenda gjithë shpresën e shqiptarëve se një ditë drejtesia do të triumfojë duke i dhënë fund gjithë maskaradës shumevjeçare nëpër dyert e gjykatave . Po, ja, që nuk ishte e thënë që 2016 të shënonte triumf në këtë pikë. Siç erdhi, ashtu edhe iku. Ndërkohë shumë ngjarje të tjera shoqëruan si kortezh këtë vit kaq të hidhur e shumë të varfër për shqiptarët. Me qindra koncensione në mjekesi, në infrastrukture , ekonomi për të mos thënë që vetëm ajri nuk ka mbetur pa koncension. Dhe, si për ironi të fatit, edhe ajrin në një farë mënyre po na e marrin. Ligji aq i përfolur dhe i kundershtuar forcërisht për plehrat , ishte një nga pikat e nxehta të protestave të shoqërise civile të cilat për rreth dy muaj rrjesht , ushtruan presion mbi klasën politike për të mos e votuar, por zëri ynë nuk u dëgjua. Edhe pse Presidenti e ktheu ligjin e votuar, dekreti i Presidentit u mbajt peng dhe vetem me anë të një VKM qeveria arriti t’i japë me koncension inceneratoret për djegjen e plehrave në Shqipëri. Një thikë pas shpine, kjo. Ja, pra qe edhe ajri tek ne u dha me koncension.

Meqe fushata po troket nga ana e mazhorances u prit ne shprese se do të hapeshinh negociatat me BE, por natyrisht ne gjendjene qe ndodhet vendi im , nuk ka sesi Europa të thotë urdhëroni. Ndërsa minimumi jetik i standarteve tëë jetesës është skandaloz, a askush nuk e ka mendjen p për rritjen e këtij standarti ti, por vetëm për qepje dhe sh shqepje rrugesh pasi aty edhe mundësia e vjedhjes është me e madhe. Jemi i v vetmi vend në Europë ku shkatërrojme dhe ndërtojme sheshe dhe rruge sa herë ndërrohen qeverite. Asnjë transparencë e buxhetit për këto ndertime, madje në emër të tyre kalohen në mënyre arrogante parkime nëntokësore në qender të Tiranes pa asnjë dëgjesë publike...

Çfarë pres per 2017? Po afron fushata dhe do të uroja dhe shpresoja që shqiptaret të tregohen me inteligjentë me votën e tyre, që ata të gjejnë antidotin i cili do t’i shpëtojë nga helmi i këtyre politikanëve që kemi sot. Arben Duka, poet: Është një kënaqësi e veçantë rikthimi në «shtëpinë e vjetër». Kështu është «Intervista» për mua. Janë mbi 15 vjet të një bashkëpunimi të ngushtë dhe të një miqë ë familjen Kristo…

Viti 2016-të për mua ka qënë një Vit i Zi,kjo për arsyen e vdekjes shumë të parakohëshme të vëllait tim , gati moshatar me mua, Sofokliut. Këtë vdekje po e përjetoj çdo ditë në mënyrën më të keqe, aq sa më janë lëkundur fort të gjitha shtyllat e besimit. Lutem që të mos kalojë njeri një dëshpërim të tillë, si ky që po përjetoj unë. Por ky vit njëkohësisht më ka dhënë dhe një gëzim të veçantë me ardhjen në jetë të Nikolasit,djalit të vajzës time Denadës.Tani unë jam gjysh i plotësuar me një mbesë - sit) dhe një nip. Edhe gjatë këtij viti unë kam shkruar dhe botuar çdo ditë në rubrikën time: «Vargjet e Ditës» në gazetën «Dita», që është dhe gazeta kryesore e përditëshme. Kam shkruar mbi dyzetë tekste këngësh kryesisht popullore. Kam gati për shtyp librin më të ri me lirika dhe balada:»Shiko Hënën»,që ja kushtoj kujtimit të Sofokliut.Vazhdoj të jem një kritik i vendosur i politikës së keqe, që e ka lënë vendin në errësirën më të keqe. Vazhdoj të takoj miqtë,shokët dhe fansat tek kafja ime e përherëshme në «Komunën e Parisit». Me pak fjalë vazhdoj të jetoj, po nuk pres më ndonjë gjë të jashtëzakonëshme në vitin në vazhdim. Në planet e mija është dhe një transferim përfundimtar në SHBA, ku kam të dy fëmijët e mi. Ju uroj gjithë të mirat miqtë dhe mikeshat e mija në gazetën e dashur «Intervista». Nuk dua të harroj t’ju them se çdo ditë kujtoj dhe Hysni Milloshin,mikun tim më të çmuar dhe pasardhësin tim tek rubrika e Kaso Kosës, r rubrikë e cila ka bërë histori n në gazetarinë e Shqipërisë. Rrofshi e qofshi që të gjithë.Paqe-shëndet dhe dashuri

Eda Bano,Bano administraadministra tore e kopshtit “Princi i lumtur”:

Këtë vit më ka qëlluar shpesh që shumë njerëz më thoshin që viti 2016 ju ka shkuar shumë - shumë keq. Një punonjëses sonë, për shembull, i vdiq kunati nga tërmeti në Itali (ishte i vetmi shqiptar që humbi jetën) dhe motra i mbeti e sëmurë. Shumë të tjerë kam dëgjuar që ankohen për përmbytjet, ose fatkeqësi të tjera, apo për varfërinë. Unë s’kam pasur asnjë hall të tillë, asnjë problem shëndeti. Për këtë dhe për gjithshka falenderoj Zotin. Po të ankohesha, do më dënonte Perëndia! Gjatë vitit të kaluar kam bërë realitet gjithë ëndrrat e mia për të vizituar Botën. Vitin që vjet kam bërë prapë ca plane dhe kam qejf të më realizohen. Këtë vit dua të shikoj Norvegjinë, Poloninë, Maldivet dhe MachuPichun. (Këtë të fundit nuk ma perkrah shumë burri, ndaj mund ta zëvëndësoj me Kamboxhian) Marko Caka, aktor: - Viti 2016 shënon pranimin tim në Unionin e Aktorëve të Produksioneve Hollivudiane (SAG-AFTRA). Kjo është ëndërr për çdo aktor që e nis rrugën e tij me role te vogla. Kjo të ndihmon të jesh në vëmendjen e regjizoreve hollivudianë si Spielberg, Scorsese, Spike Lee, Gary Moss etj, dhe të kesh akoma më shumë favore në Industrinë e prodhimit të qenë pjesë e Unionit, në vi falas studimet e konservatorit të shtrenjtë njujorkez, ku instruktorë të famshëm do të më ndihmojmë në rritjen e performancës sime në ndërtimin e karaktereve për t’u përfshirë më shumë në role protagonistike të është ajo çka synoj për 2017: sa më shumë role - henj. Kjo përsa i përket anës profesionale, ndërsa në jeten personale dëshiroj në 2017, bashke me femrën e duhur të ndertoj me në fund familjen time te çmuar..

Leonard Dukaj, inxhinier elektronik: - Për mua viti 2016 ishte shumë i suksesshëm. sukses të një projekti , vazhdoi me një punë të re dhe disa trajnime profesionale. Gjatë këtij viti kurorëzova me martesë edhe lidhjen me gruan e jetës sime. Ky fundviti po vazhdon me nisjen e një projekti për të ardhmen time. Viti 2017 shpresoj të jetë i njëjtë me këtë që po lëmë pas pasi kam disa plane që shpresoj t’i realizoj. Tonin Ndoka, emi 2016 për mua ishte një vit i vështirë, përsëri në kurbet, larg familjes. Gjëndja këtu, në Greqi, është e vështirë për shkak të krizës, pasojat e së cilës i vuajmë përditë.

2017-a uroj të vijë me këmbë të mbarë. Uroj në rradhë të parë që të më sjellë një punë dhe të më bashkojë me familjen time. Këtë u uroj edhe të gjithëve, paçin punë e lumturi e ngrohtësi në familjet e tyre,më pak luftë e kon

Elona Kataro, përfaqësuese e organizatës

“Jeta” - Fjalët më të mira kam për 2016- ën. Ai më solli një dhuratë të bukur, më të bukurën që mund t’i bëhet një femre. Familja jonë u shtua me një ëngjëll i vogël , Viktoria, vajza ime, që morri emrin e gjyshes e cila nuk arriti ta njohë, ndërkohë që unë uroj që ajo të marrë forcën dhe karakterin e saj. Viktoria i ka dhënë një kuptim tjetër jetës sonë tani. Të gjithë i kemi sytë te ajo, kur qesh ajo gëzojmë të gjithë, kur qan ajo, të gjithë alarmohemi. Sot ndërsa ajo qante m’u kujtua ajo çkam lexuar se më shpesh fëmija i vogël qan se kërkon prindërit. Ndaj, për këtë fëmijët e jetimoreve qajnë më pak… Pikërisht për këta fëmijë këto ditë, në si organizatë “Jeta” morëm nismën: ” Dhuro një lodër, merr një buzeqeshje”. Dhe u munduam t’ u japim atyre sa më shumë buzëqeshje këtë fundviti. Ky është edhe urimi im për 2017. Sa më pak dhimbje dhe lot dhe sa më shumë buzëqeshje në fytyrat e vogëlushëve. Dhe një mesazh për shoqërinë civile desha të jap: Sa më afër njerëzve në nevojë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.