Ç’dëshironi t’ju sjellë 2017?

Intervista - - ANKETA JONË TRADICIONALE -

Dygjon Memo, i

pastrehë Jo vetëm ky vit, por unë kam 2 vjet që jetoj në rrugë dhe ha atë që të tjerët hedhin. Kam qenë më parë i amrtuar, kam pasur edhe unë familje. Në 1991 erdha në Tiranë dhe jetonim në shtëpinë e motrës, gruaja iku me njërin në Itali, familja mu shkatërrua, ngela pa strehë.

Mbledh çdo ditë shishe në rrugë, kam bërë një krevat me dërrasa dhe kartona Të gjitha nevojat i kryej në rrugë. S’kam as ku lahem e asgjë tjetër.

Çfarë ndryshimesh pres nga 2017? Nuk pres asgjë pa ikur kjo qeveri, asgjë nuk pres sepse e di që të gjtihë gënjejnë, janë të këqinj, vetëm marrin e nuk duan t’ja dinë nëse je gjallë apo jo.

Nard Ndoka, deputet Viti 2016 një vit i vështirë për të gjithë shqiptarët në aspektin ekonomik.

Për politikën një vit mungese dialogu dhe tolerance.

Në planin personal, një arritje spektakolare në fushën e artit e kulturës, pjesëmarrja në programin televiziv "Dance With Me", duke thyer një tabu për politikën e ngurtë zyrtare! Dëshiroj dhe shpresoj se viti 2017 do të jetë një vit më i begatë për të gjithë fa- miljet shqiptare kudo që ato jetojnë. Rotacion politik në qeverisjen e vendit, rritje politike dhe përfaqësim të alternativës Demokristiane n në Shqipëri!

Ervin Kurti, opinionist në Top Show, Top Chanel

Viti 2016 për mua ishte i lodhshëm, hera-herës i sukseshëm siç ishte pozicioni i ri në rolin e opinistit në Top Show Magazinë dua shumë këtë format dhe punoj më shpirt për të. Do doja ta kisha shijuar më tepër jetën në fakt, ta kisha kënaqur shpirtin tim dhe të mbushesha si njeri. Për 2017-n, mendoj që të jem mirë me shëndet, të bëhem i denjë për profesionin e dytësor, atë të psikologut të këshillimit dhe të jetoj sa më larg Shqipërisë, vend i cili çdo ditë e më shumë më trishton dhe më heq energjinë! Kozeta Turishta, gaze

tare, SHBA Viti 2016, viti i ndryshi por nuk dëshiroj asgjë më shumë për 2017 sesa shëndet, mbarësi, e vetëm paqe për familjen time e për të gjitha familjet shqiptare gjithashtu! Pres të realizoj një projekt për të cilin kam kaq kohë që punoj, e besoj 2017-ta do jetë vit premtues por nuk bëj parashikime, mjafton të vijë i bardhë sepse cdo gjë tjetër merr kuptim.

Etlenti, 16 vjeç, lypë. Unë jam 16 vjeç, lyp 500 lekë të vjetra, sa për të ngrënë bukë unë dhe babi im. Jam në klasë të nëntë, lexoj sa mundem e mësoj sa mundem po nuk më ndihmon askush. Librat m’I ka blerë një shoqatë. Çfarë dua nga 2017? Çfarëdolloj gjëje që të dua, nuk e marr dot, nuk marr dot as një përshëndetje të thjeshtë jo më tepër. Më shohin si të jem sëmurë. Moshatarët e mij kur të marrin pushimet e shkollës do festojnë unëdo dal të lyp prap se nuk kam asgjë për të ngrënë. Iva Mera, moderatore dhe bisneswoman 2016 ishte viti i " lëvizjes së motorëve të Ivës dhe familjes Mera"! Viti 2017 le të sjellë shëndet e harmoni dhe jo shumë lodhje dhe pse jo “Bujtina Mera” të gjallërohet e kthehet në shtëpinë e madhe të gjithë shqiptarëve! Është bukur dhe arritje që të merresh me diçka tënden po në të njëjtën kohë të ketë mirësi të dyanshme.2017, ju sjelltë të gjithëve atë që 2016 harroi ose nuk arriti dot ta sjellë. Spartak Ngjela, avokat, kryetar i Partise Per Ligj e

Drejtesi Në Shqipëri vitet ende - rohen realisht. Monotonia nuk e lejon një shoqëri që të dallojë realisht ndërrimin e viteve. Ne Shqiptarët jemi në situatë ngrirkeje të zhvillimit shoqëror. Kjo është arsyeja që mua personalisht nuk mu duk se ka kaluar një vit; ngaqë ka njëzet vjet që vitet nuk ndërtohen në Shqipëri: ata vetëm shënohen në kalendar, dhe jo në mendje. Ne jemi ne udhetim. E imagjinoni dot një udhëtim me vite e vite në një anije? Jeta është monotoni. Kur do të mbërrijë anija jonë në portint e dëshiruar?

Ja, kjo është pyetja që po ngre,n gjithë po me mendimin që viti 2017 që po vjen, do të na sjellë ndryshimin, dhe ky ndryshim sigurisht që përmbush dhe dëshirën time. A do të vijë realisht ky ndryshim, i cili pritet të na rrëzojë monotoninë? Unë them se, po... Madje jam i sigurt.s Granit Shala, biznesmen 2016 ishte një vit i suksesshëm për mua por kishte edhe pengesa. Gjatë këtij viti kam realizuar disa sy- nimeni të mijat, si hapjen e njënj restoranti të familjes ShalaSh duke shënuar kështu njënj arritje në fushën e kulinarisë.lin Gjithashtu, gjatë këtijkë viti, kam marrë një vendimve të rëndësishëm për të ardhmen time por edhe të Kosovës. Me këtë përgjegjësije në të njejtën kohë i kamka dhënë vetes një përgjegjësije të madhe dhe mora inisiativënin për të hyrë në politikë.po 2017 do të jetë ta realizoj me suksese, por dëshira më e madhe është që të kemi shëndet dhe lumturi. Florjan Kalaja,Kalaja gjykagjyka

tës 2016 ishte viti i tridhjetë i imi. Fillimisht, erdhi libri im i dytë, “Dilema Kushtetuese”, e më pas bashkëshorten time, KLD me gogla dhe short me dyer të mbyllura e emëroi në Pogradec, si për të na larguar mbi dyqind kilometra. Më pas mamanë time e hoqën nga puna në moshën 59 vjeçare, pasi kishin hequr më parë babain, për ristrukturim të vendit të punës, duke emëruar një tjetër në vendin e saj. Në gjysmën e dytë të vitit, morëm lajmin e premtuar se presim një bebush. Më pas vendosa të pranoj të jem këshilltar i kryetarit të Gjykatës së Lartë. Sakaq 2016 po bëhet histori. Shpresoj që 2017 të jetëj viti i zbatimit të reformës në drejtësi, për të lënë gjithçka shkoi keq në të kaluarën. Me planin personal, presim që bebushi të vijë me shëndet dhe të na lumturojë. Sigurisht, familja do jetë më e bukur dhe më e plotë në 2017. Shpresoj që të arrij të botoj edhe librin tim të tretë mbi të drejtën. Mos më thuaj që po kërkoj Nertila Marku, juriste Për mua viti 2016, ishte viti i njohjes më të madhe me veten dhe të tjerët, për shkak të përplasjeve të mëdha sociale nga të cilat u karakterizua si vit. Ndërkohë dëshiroj që viti i ardhshëm të jetë vit i stratëgjisë së sigurisë dhe paqes në botë. Luiza Gega, atlete : Vitin 2016 sigurisht ka qenë një viti i suksesshëm i imi, por që edhe më ka zhgënjyer pak. Gjatë këtij viti unë dola e dyta e Europës dhe për mua ky ishte emocion vërtet i papërshkueshëm. Por pata zhgënjim pasi, për shkak të dëmtimit që pësova, nuk munda të përfaqësoj Shqipërinë në Olimpiadën e Rios, ashtu siç desha e siç isha përgatitur. Por, sigurisht, e mbylla vitin me një medalje të madhe dhe jam shumë e lumtur për këtë.

Viti 2017 ? Në fakt, lutja ime e vetme përsa i përket sportit do jetë: vetëm të jem e shëndetshme, larg dëmtimeve. Ato ta hedhin poshtë lodhjen e mundin e muajve të tërë pune. Pra, shëndet dhe medalje më të mëdha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.