Moti

Intervista - - POEZI -

Moti rreket pa ditur ç’don të bëjë. Të ftohtit, gjithçka po e mbulon si mbretërim. Temperaturat e ulëta, dalëngadalë, po zënë rrënjë. Trupat, ndër veshje, shtërngohen me nxitim. Të rinjtë, as që duan t’ia dinë për të ftohtit. Ca vajzave, si gonxhe, u feks kërthiza përjashta. Në këtë ngricë, djemtë nuk marrin së koti, Njerëzit në moshë, mblidhen kruspulluar. Të ftohtit e kallkantë, i ka mpirë dhe mpakur, Sepse gjer në palcë i ka përfshirë e akulluar Dhe, tash, e kanë kuptuar se vërtetë janë plakur. QEMAL GURI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.