Ja, se ç’më bëri një pastruese zyrash

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Jam një zonjë nga një qytet i vogël i Shqipërisë, edhe pse preferoj të mbetem anonime, shumë prej bashkëqytetarëve të mi, të cilët do e lexojnë këtë histori, ndofta do e kuptojnë se për kë bëhet fjalë, pasi historia ime bëri bujë në qytet.

Njëzet vite martesë që unë pata me bashkëshortin tim u deshën të ktheheshin në zero, vetëm për shkak të nga zemërgjerësia e ish - burrit. Mbase nuk e prandaj po mundohem ta shkruaj atë me detaje. Siç ua shpjegova edhe më lart, kisha një martesë shumë të lumtur. Nga kjo martesë, kam dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, një vajzë dhe një djalë. Ishim një familje e kompletuar, ish - burri punonte në bashkinë e qytetit prej gati tetëmbëdhjete vjetësh, ai ishte ekonomist. Ishte një burrë i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë kolegët e tij, por dhe nga një pjesë e mirë e qytetarëve, të cilët e njihnin nga puna që ai bënte. Asnjëherë atij nuk i kishin dalë fjalë për imoralitet, përkundrazi ai më donte dhe më respektonte mua, dhe familjen tonë. Por e gjithë kjo, zgjati deri në një moment kur në bashki, u punësua një grua, e cila, siç kishte shpirtin, ashtu ia dha zoti fatin. Asaj i kishte vdekur burri para një viti dhe e kishte lënë gruan me katër fëmijë jetim. Kryetari i bashkisë e kishte dëgjuar këtë rast dhe për t’iu gjetur pranë e ndihmoi duke e punësuar pastruese në bashki, në mënyrë që ajo të ushqente fëmijët e saj dhe t’i shkollonte ata. për këtë grua, sepse po rrit fëmijë punën iu hapën sytë dhe nuk po pyeste më, as për burrin e vdekur, por as për familjen e burrit, të cilët u interesuan dhe e futën në punë. mbushur vitin i shoqi i saj, por jo sikur po vinte për të pastruar zyrat, po sikur po shkonte në ndonjë studio televizive. Të gjithë habiteshin kur e shikonin në rrugë. Në këtë mënyrë ajo lejoi që njerëzit për të. Disa thoshin që ka dashnor kryetarin e bashkisë, disa thoshin ka pronarin e një lokali, e plot e plot fjalë të tjera si këto. Shpeshherë ndjehesha dhe keq sepse mendoja se ajo mund t’i ngjitet edhe burrit tim, edhe pse për tim shoq unë i vija të dyja duart në zjarr, sepse ai ka patur në punë kolege që kanë qenë yje dhe asnjëherë siç ju thash më lart nuk iu dëgjua një fjalë e keqe. Por nuk thonë kot “beso dhe kontrollo”. Fillova të shkoja në bashki për të takuar tim shoq, por kisha kuptuar, kur unë shkoja në zyrën e tij. Disa prej kolegeve të tij më kishin thënë: “bëj kujdes nga ajo grua sepse ajo shumë iu ngjitet burrave këtu”. Ato nuk më thanë konkretisht, për burrin tim, por më lanë që ta nënkuptohej. Ajo që po më habiste kohët e fundit ishte sepse im shoq më vinte në shtëpi si të thuash gjysmë i dehur, ose vinte era alkool, gjë, që nuk kishte ndodhur më parë, ndoshta me raste festash, por jo në këtë mënyrë. E pyesja çfarë ka ndodhur me ty, por “asgjë, pimë një kafe pimë me shoqërinë mbas pune” , ma kthente përgjigjen ai.

shpesh dhe unë atëherë takoj një prej kolegeve të tim shoqi me të cilën kisha më shumë muhabet, e ftoj në kafe dhe i them:

- Ti për kokën e fëmijëve, po nuk më tregove se çfarë po ndodh të vijë i dehur në shtëpi, ti je gjatë gjithë kohës pranë tij më thuaj, ndoshta ai ka ndonjë problem me punën dhe i është futur alkoolit, - i thash unë.

Do të tregoj gjithçka, me një kusht që mos të më nxjerrësh emrin, - më tha ajo.

ne merr raki me vete, ajo ka vreshta në shtëpinë e saj dhe prodhon raki vetë, një ditë pash se kishte sjell një shishe për kolegët këtu, por me - luar ta bëjë për ditë , - më tregonte kolegia e tim shoqi.

-Por duke qenë se burri jot është pak më i ndjeshëm për fatkeqësinë ë prej tij, –tha ajo.

Nuk e pyeta më, po e kuptova se historia e tyre kishte shkuar më E takoj atë grua dhe i them:

-Mos guxo ti afrohesh më tim shoqi se do t’i kesh punët keq me mua. Dhe ajo që ma kthen: -Eshtë burri jot që nuk më lë rehat mua, dhe jo unë atë. Çdo gjë nisi kur për mua, më ngrinte kovat me ujë, që unë të mos lodhesha, me lëvizte tavolinat, sepse unë isha grua e pambrojtur dhe nuk kisha fuqi për të bërë punë të rënda, e shumë gjëra si këto, -tha ajo duke qeshur.

E gjithë kjo situatë po më dukej si një ëndërr e keqe, por që në të vërtet ishte një - pa krahëve të mi. Ajo monstër ishte përpjekur të lidhej me të gjithë burrat që punonin në bashki. Por të tjerët kishin shijuar momentin dhe vetëm kaq, burri im, ishte ai që kishte rënë viktimë e saj, sepse ai ka një shpirt të madh dhe kur shikon një njeri të vuajë, mundohet ta kjo situatë. Në familjen tonë u ndez sherri, fëmijët ishin të rritur dhe ata nuk pranonin që i ati tyre të jetonte me ne, atyre u vinte zor nga shokët, histori. Por jo vetëm kaq, historia e tyre kishte shkuar edhe me tutje, punës dhe hidhte dieta mbi emrin e tij dhe leket ia jepte asaj për fëmijët. Kjo gjë u zbulua nga kontrolli i shtetit, dhe tim shoq e hoqën nga puna. Familja jonë u shkatërrua, unë u ndava prej tij, sepse fëmijët nuk donin që unë të jetoja me një njeri të pacipë, i cili hodhi poshtë, fëmijët dhe njëzet vjet martesë, për një grua të përdalë. Populli thotë një fjalë, “ç’të mbjellësh do të korrësh” dhe ai sot po vuan pasojat e një historie të dështuar, ajo e braktisi, që kur ish - bashkëshortin tim e hoqën nga puna. Sot ai jeton me prindërit, dhe me shishen e alkoolit që e ka peshqesh nga ish - dashnorja e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.