E sëmurë pas masturbimit

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

A është e mirë bashkëjetesa?

Doktor, motra ime bashkëjeton prej disa vitesh me një burrë. Pyetja ime është e thjeshtë : A është mirë të bashkëjetojmë? Faleminderit.

- Lidhur me pyetjen tënde, asnjë përgjigje nuk do të ishte e plotë po të mos keni parasysh katër principe lidhur me bashkëjetesën. Nuk pretendoj se këto principe që po t’i rreshtoj shkurtazi janë fjala e fundit mbi subjektin. Por të jeni e bindur se ato kanë rëndësi dhe i ndihmojnë njerëzit që nuk kanë qenë martuar ndonjëherë, të evitojnë humbjet e dhimbshme të dashurive dhe të arrijnë marrëdhënie të kënaqshme në jetën e gjatë? martesore…

Principi i parë: Bashkëjetesa nuk garanton jetë martesore më të mirë.

Studimet tregojnë se bashkëjetesa nuk ndihmon, madje mund të jetë e dëmshme, kur përdoret si një provë për martesën. Në literaturë nuk gjen të dhëna që të mbështesin idenë se kur njerëzit bashkëjetojnë përpara martesës, martesa e tyre do të jetë më e fortë nga e atyre që nuk bashkëjetuan para martesës. Në të kundërtën, disa të dhëna tregojnë se njerëzit që jetojnë së bashku përpara martesës, kanë më shumë gjasa të prishen pas martesës. Bashkëjetesa mund të jetë më pak e dëmshme, por jo domosdoshmërisht ndihmuese, vetëm atëherë kur të dy partnerët janë përfundimisht të vendosur që do të martohen dhe angazhimin e tyre për t’u martuar e kanë njoftuar botërisht, madje kanë caktuar edhe datën e martesës.

Principi i dytë : Bashkëjetesa nuk duhet të bëhet një mënyrë jetese

Ekspertët kanë mendimin se shumë eksperienca bashkëjetese të njëpasnjëshme, janë të rrezikshme. Ato, në përgjithësi, prishin mirëqenien shpirtërore të dy partnerëve, si dhe shanset për të krijuar një partneritet për gjithë jetën. Krejt ndryshe nga çfarë mendohet, ata që kanë pasur shumë marrëdhënie bashkëjetese të dështuara, nuk mësohen dot të krijojnë marrëdhënie më të mira. Shumë prej tyre vetëm bashkëjetojnë duke ndryshuar partnerët.

Principi i tretë: Bashkëjetesa duhet të shkurtra. Bashkëjetesa midis dy njerëzve nuk ka përkushtimin dhe as besnikërinë e lidhjes martesore. Pra nga pikëpamja etike bashkëjetesa është shumë më poshtë se martesa. Ja pse sa më gjatë të bashkëjetojnë dy njerëz, aq më shumë shtohen shanset që në jetën e tyre të zërë vend etika pa përkushtim e bashkëjetesës. Dhe kjo është e kundërta e asaj që kërkohet në një martesë të suksesshme.

Principi i katërt: Bashkëjetesa e dy njerëzve me fëmijë është e pakëshillueshme.

Fëmijët kanë nevojë dhe duhet të kenë prindër të përkushtuar mundësisht gjatë gjithë procesit të rritjes së tyre. Prindërit që bashkëjetojnë e kanë më të lehtë të prishen e të largohen prej njeri-tjetrit, kur krahasohen me prindërit e martuar. Të gjithë edukatorët janë dakord se prishja e prindërve ka efekte shkatërruese dhe të zgjatura mbi fëmijët. Fëmijët që jetojnë me njerkun ose dashnorin e nënës janë të ekspozuar edhe ndaj një rreziku tjetër të madh që është abuzim seksual dhe violenca - don në violencë vdekjeprurëse. Studimet tregojnë se fëmijët e prindërve që bashkëjetojnë janë më të ekspozuar ndaj këtyre krimeve, kur krahasohen me fëmijët që jetojnë me prindërit biologjikë e të martuar. Uroj martesë të shpejtë për motrën tënde.

Jam shumë e dhënë pas masturbacionit dhe kam frikë se jam bërë e sëmurë pas tij. Ju keni shkruar se shumica e njerëzve masturbojnë. Të them të vërtetën unë nuk kam masturbacionin. Më shumë se vetë masturbacioni unë jam e shqetësuar nga shpejtësia me të cilën unë masturboj (tre ose më shumë herë në ditë). Jam përpjekur ta lë por pa sukses. Problem më i madh është fakti që kam dy vjet që nuk kam bërë seks me ndonjë mashkull. Mundësi për të bërë seks kam patur dhe kam, por nuk kanë qënë djem që mund t’u besoja, prandaj dhe nuk kam vepruar. Të lutem doktor më jep ndonjë këshillë si të heq dorë nga masturbacioni dhe t’i kthehem jetës seksuale normale. Një studente.

-Nga pyetja që më bën kuptova se ti ke vendosur të mos bësh seks me djem që nuk u beson, sinqerisht, e vlerësoj këtë vendim. Masturbacioni është mënyra më e sigurtë për t’u vetëkënaqur seksualisht. Ai është, shumë më i sigurtë nga seksi me partnerë që nuk i njeh e që nuk ke besim. Ata mund vonë. Nga ana tjetër askush nuk është infektuar me një virus, mikrob, ose myk duke bërë masturbacion dhe asnjë vajzë nuk ka ngelur shtatzënë duke masturbuar… Ndërkohë që masturbacioni është një aktivitet normal, ti duhet të dish, se ai ka mundësi të shndërrohet në një aktivitet kompulsiv, sic e quajnë psikiatrit dhe seksterapistët, që do të thotë i detyruar. Njerëzit që janë të adiktuar ndaj lëndëve kimike ose angazhohen në masturbacion të detyruar ose në sjellje të tjera të detyruara, pa të cilat nuk rrinë dot, shpesh i përdorin këto lëndë, ose sjellje për të mpirë ndijimet që i shqetësojnë, ose për të pakësuar tensionin emocional. Por duhet të dish se, fatkeqësisht, kimikatet dhe sjelljet kompulsive largojnë shenjat e adiksionit por jo shkakun…. cilido që të jetë ai. Ti duhet të konsultohesh me një seksterapist, në mungesë të tij me një mjek psikiatër i cili do të vlerësojë aktivitetin tënd masturbator. Ai do të thotë në se masturbacioni që bën ty është vërtet kompulsiv ose jo. Në se është kompulsiv, atëhere ai do të rekomandojë dhe mjekimin i cili mund të jetë medikamentoz ose me terapi. Ju duhet të provoni aktivitete e mënyra të tjera të shëndetëshme për të arritur qëllimin tuaj që të shpëtoni nga masturbimi kompulsiv.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.