besimin te vetja?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Jam 25 vjeçe dhe kisha një problem që kam disa kohë që e kam dhe nuk po di si ti jap zgjidhje. Unë nuk kam fare besim në vetvete dhe kjo gjë me mërzit jashtëzakonisht shumë. Vetja më duket shumë kot më duket se çdo gjë që bëj e bëj gabim nuk e di si ta shpjegoj, thjesht nuk po ndihem rehat me veten time. Më duket vetja sikur nuk kam karakter dhe kjo ma ndërlikon shumë komunikimin me shoqërinë, me njerëzit nuk jam e lirshme, më duket - monë rri pesimiste dhe e shqetësuar, si tip jam pak e mbyllur, jam një vajzë me sjellje shumë të mirë, e sinqertë, e ndjeshme por këto nuk mjaftojnë. Ju lutem më ndihmoni me ndonjë këshillë dua të ndryshoj, nuk dua të rri në këtë gjendje sepse po bëhet shumë e vështirë për mua sepse nese nuk dua veten si do më duan të tjerët. Ju lutem, më këshilloni si vetvete.

Garuli, psikologe, e-mail lorela_ garuli@ hotmail. com:-

Në radhë të parë të falenderoj që na shkruan dhe për besimin. Jo përherë është e lehtë të pranojmë dicka që nuk na pëlqen tek vetja edhe ta ndajmë atë me dikë tjetër. Ky është një hap shumë pozitiv dhe i rëndësishëm, është hapi i parë dhe kryesor kur vjen puna për të përmirësuar aspekte të vetes.

Kjo që ti ke shkruar dhe paraqet shqetësim për ty, që të mund të të jepja një mendim më të saktë, do na duhej mbase të shqyrtonim pak më thellë dhe konkre - luar këto mendime për ty. Nuk e di nëse është një mungesë besimi që ka ardhur që në fëmijëri, apo ndonjë - kaktuar atë. Ajo që ndodh është që shpesh vetëbesimi lidhet me performancën tonë psh në një aspect të caktuar të jetës, aspect i cili ka shumë rëndësi për ne. Psh, nqs kemi pasur dëshirë dhe pasion që në moshë të hershme që të bëhemi balerin, edhe në një konkurs të caktuar ne nuk kemi arritur të performojmë mirë e nuk ia kemi dalë, duke qenë se baleti mund të ketë qenë ëndrra jonë, në këtë rast humbja do të na dukej shumë e madhe dhe e thellë, e për pasojë do të na shkaktontë ulje të vetëbesimit. E njëjta gjë mund të ndodhë me marrëdhëniet e afërta, pra nëse kemi qenë shumë të përfshirë në një marrëdhënie të caktuar e cila nuk ka shkuar sië deshëm, mund të ndodhë që të fajësojmë veten dhe të ndihemi sikur vetëm gabojmë. Këto janë vetëm disa shembuj të thjeshtë, për të kuptuar që si disa ngjarje apo momente të jetës mund të ndikojnë në mënyrë direkte mbi atë që mendojmë për jetën dhe veten tonë. Në fakt, të gjithëve na ndodh të dështojmë në jetë. Si në gjëra të vogla të jetës së përditshme, por edhe kur vjen puna tek ven- dimet e rëndësishme. Por, ajo që ka më shumë rëndësi, është të dimë të ecim përpara, duke provuar përsëri dhe parë anën positive. Me këtë dua të them se cdokush ka pika të forta, cdokush ka vlera, ka talente, ka aftësi, avantazhe dhe karakteristika personaliteti të mira e të këndshme.

Janë pikërisht këto elementë që ti duhet të kërkosh tek vetja, sepse natyrisht që i ke. Askush nuk është perfekt, kjo dihet. Askush nuk thotë përherë gjëra “fantastike” dhe nuk ka një personalitet “të hatashëm”.

Të jesh e bindur që cdo njeri ka frikërat e pasiguritë e veta, kjo është mëse njerëzore. Kështu që, ti mund të guxosh pak më shumë, në kuptimin që konsideroji marrëdhëniet njerëzore e sociale që ke, si mundësi për t’u rritur në njëfarë mënyre.

Nuk është e thënë të shkëlqesh. Dashuria për veten fundja, është edhe të njohësh anën e brishtë të vetes, ta pranosh atë në origjinalitetin e saj.

Si çdokush, edhe ti je e veçantë. Vlerëso ato që ke pozitive dhe ndihu krenare. Në gjykimin tim, puno pak me veten duke nisur nga pikat e tua të forta, nga ato që mendon se di të bësh më mirë, nga ato gjëra që përvoja të ka treguar se ia ke dalë mbanë.

Një element i fundit, por jo më pak i rëndësishëm është shoqëria. Nëse ke afër vetes njerëz që nuk të bëjnë të ndihesh mirë, që nuk të vlerësojnë apo nuk i shërbejnë pozitivisht vetëvlerësimit tënd, më mirë largohu prej tyre. Mos harro, ti vlen dhe duaje veten. Askush dhe asgjë nuk ka të drejtë të bëjë të dyshosh për këto.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.