Fiori Dardha: Rama i ka shtuar ngjyra korrupsionit

Intervista - - AKTUALITET -

Ajo është një nga emrat më të dashur të ekranit shqiptar, sepse sjell pozitivitet dhe në mënyrë direkte shfaq interes për të drejtën dhe të mirën. E bukur, ngacmuese, e këndshme dhe mbi të gjitha thumbuese me batutat e saj, Fiori Dardha vjen me një “Bla-Bla-Bla” e deri tek emisioni i saj më i ri “Boom”, që e drejton bashkë me mikeshën e saj Rozana Radi.

Fabjola Kuburi:- Fiori, nga “Bla-Bla-bla” në “Fiks Fare” dhe tani në “Boom”. Më bëj një rezyme të këtij rrugëtimi…!

Fiori Dardha:- “Bla-Bla-Bla” është “dashuria” ime e parë me televizionin. Ishte emision im i parë, i guximshëm për kohën që i hapi rrugë gazetarisë rozë në Shqipëri. Pa modesti mund të them që kam qenë nismëtarja e kësaj lloj gazetarie të panjohur deri në atë kohë. “Fiks Fare” më riktheu në televizion pas një shkëputjeje relativisht të gjatë. Ishte një ekperiencë e mrekullueshme dhe një investim i çmuar në formimin tim profesional. Në “Fiks” kam kontribuar me shumë dashuri dhe kjo bëri që të pranohem shpejt nga publiku. Tashmë ORA NEËS është shtëpia ime e re dhe emisioni “Boom” dashuria ime e fundit. Është një projekt shumë ambicioz, një investim i fuqishëm i drejtuesve të televizionit dhe besoj që shumë shpejt, (pasi as një muaj nuk kemi në transmetim), do të kuotohemi si një nga emisionet më të vlefshëm investigativ në shërbim të publikut dhe gjithë shqiptarëve.

-Ndryshe nga emisionet e tjera investigative “Boom” drejtohet nga dy femra dhe balerinë janë dy meshkuj. E kujt ishte ideja?

- Ftesa për t’u bërë pjesë e këtij projekti m’u bë nga Presidenti i televizionit zoti Ylli Ndroqi. Ishte idea e tij që drejtimi i emisionit të realizohej nga dy vajza. Gjatë mbledhjeve të para u shqyrtuan disa variante për anën formale të emisionit dhe u vendos që balerinët të ishin djem.

- Çfarë ka tjetër të veçantë ky emision?

- Ky emision nuk tenton të konkurojë me simotrat e veta në televizione të tjera. Ne tentojmë të jemi të ndryshëm. Për këtë arsye është zgjedhur dhe një orë e ndryshme transmetimi në raport me të tjerët. Për këtë arsye është zgjedhur kjo formë prezantimi me drejtuese vajza dhe balerinë.

- Me Rozin, përveç miqësisë disa vjeçare, çfarë ju bashkoi tjetër në realizimin e këtij emisioni?

- Me Rozin besoj se na bashkon të kuptuarit shumë mirë të njëra tjetrës. Dimë fort mirë se çfarë do të thotë dhe ku do të dalë tjetra sapo parashtrohet çështja dhe kjo është shumë e rëndësishme në një çift televiziv.

- Realisht, ishte një “PO” pa u munduar gjatë për të pranuar drejtimin e “Boom”, a mund të na e thuash “sekretin” që të bindi menjëherë?

- Ishte një “Po” e cila erdhi p pas një “Jo”-je të dhimbshme. Për “Boom”-in hoqa dorë nga një proj jekt shumë i rëndësishëm për mua dhe që nuk u realizua dot, pasi n nuk i thoja dot “Jo” ftesës së zotit N Ndroqi. Tek “Boom” isha në “ujrat e mia” dhe kisha sigurinë e eksper riencës së emisionit paraardhës.

- Në emisionin “Bla bla bla” ke qenë “ngacmuesja”e personazhet të njohur publik. Edhe në “Fiks Fare” por edhe në “Boom” p po ashtu. A ka ndikuar kjo që të krijohen armiqësi?

- Kam zgjedhur me kohë një drejtim të tillë gazetaresk dhe çdo vendim ka një pasojë. Sigurisht që ka patur raste ku krijohen p pakënaqësi, qejfmbetje, madje dhe armiqësi. Por njerëzit duhet të k kuptojnë që një dalje në televizion është punë e një shumice njerëzish që punojnë në prapavijë dhe ky p produkt nuk është veçse i imi. Unë në ndryshim nga të tjerët i jap produktit “fytyrë”.

-Njihesh si natyrë e hapur dhe që të pëlqen e vërteta, sa e vërtetë je dhe në ekran?

- Po të mos isha e vërtetë, do isha e papunë. :) Mendoj që kjo është ajo çka më bën të veçantë dhe të pëlqyeshme; vërtetësia.

- Sa netë pa gjumë ke kaluar, për merakun apo shqetësimet e punës?

- Shumë netë kam kaluar, aq sa preferoj të mos e cekim këtë temë se është goxha gjatë.

- Ka akoma punë për të bërë për t’u përmirësuar ende?

- Televizioni është një organizëm që ndryshon me shpejtësi çdo ditë. Njerëzit e medias kanë për detyrë të jenë në ritëm me këtë zhvillim dhe kërkim të përditshëm. Unë besoj që gjithmonë mund të bëj më mirë punën time dhe qartësia për këtë më bën kërkuese, së pari ndaj vetes.

- Ke një vetëbesim të madh në qenien tënde, si ke ardhur deri në këtë pikë?

- Konstatimi juaj ka të bëjë me strukturën time karakteriale, por sigurisht dhe me eksperiencën e

-“Boom” të merr kohë, impenjim, përkushtim, vëmendje. Si arrin Fiori të koordinohet mes familjes dhe punës?

- Sigurisht që si çdo projekt i rëndësishëm dhe i ri, “Boom” më merr një pjesë të mirë të ditës. Ndihmesë e madhe për familjen time, e sidomos për djalin më janë bërë prindërit e mi. Shpeshherë disku- toj me shaka me tim shoq se si dita “nuk ka më 24 orë, por dymbëdhjetë”.

-Ndihesh e kompletuar si femër? I ke arritur te gjitha, apo jo?

- Besoj që po. Kam një punë që dua, një familje të ngrohtë dhe një djalë të adhurueshëm. Nuk kam ç’të kërkoj më shumë.

- Gjatë emisionit lëshoni batuta të shumta si ti si Rozi, janë pjesë e skenarit?

- Ne nuk kemi skenar. Emisioni koncentrohet në një skaletë rreth çështjeve që do të trajtohen dhe një bisedë paraprake me autoren e programit Mimoza Picari rreth tyre. Gjithçka tjetër është produkt i dialogut spontan përgjatë emisionit.

- Çfarë mendoni para nisjes së emisionit, a ka diçka që të streson?

- Dalja përpara kameras është sigurisht një presion i madh. Sado përvojë të kesh grumbulluar, asnjëherë nuk je i qetë për aq kohë sa përgjegjësia ecën me të njëjtin ritëm me profesionalizmin.

më politikën, me aktualitetin në Shqipëri?

shqiptar. Çështjet që ne trajtojmë nuk kanë lidhje vetëm me politikën, por dhe me aspekte dhe fenomene që janë prezente në jetën sociale.

- Këto temat më te prekshme për ty, i përjeton gjatë momentit të transmetimit?

- Padyshim. Kur trajtojmë çështje të cilat kanë lidhje me varfërinë, dramat e fëmijëve e të moshuarve, sëmundjet që nuk mund të kurohen në Shqipëri dhe njerëzit mund të humbin jetën nga mungesa e ndihmës, i përjetoj shumë fort edhe personalisht. Kjo gjë është e dukshme edhe gjatë transmetimit, megjithëse përpiqem ta fsheh.

- Unë mendoj se të gjitha këto probleme dhe raste që I hasim nëpër televizone, pakënaqësi të popullit, vijnë nga korrupsioni nga rryshfetet, nga pamundësia ekonomike. Cili është qëndrimi yt?

- Shoqëria shqiptare ka humbur sensin e së mirës dhe të së keqes. Shpeshherë ndodh që fenomenin negativ ta himnizojnë dhe viktimën ta demonizojmë. Materializmi agresiv dhe zvetnimi i kodeve morale mendoj që janë dy shtyllat mbi të cilat ngrihet e keqja në këtë vend. Mungesa e reagimit qytetar ndaj fenomeneve si korrupsio- ni apo kriminalizimi elitar vjen pikërisht nga ky zvetnim.

- Me kë je ti, me Ramën apo Bashën?

- Nuk jam as me Ramën, as me Bashën. Profesioni kërkon që unë të jem opozitare dhe kritike.

- Si mendon, çfarë ka bërë realisht kryeministri Rama në këto vite qeverisje, për korrupsionin? - I ka shtuar ngjyrat. -Si mund të luftohet korrupsioni?

- Korrupsioni është fenomen i cili ka lidhje me individin, realitetin dhe drejtësinë. Duhen zgjedhur personalitete të spikatur në pozicione drejtuese, duhet luftuar për rritje të standartit të jetesës dhe duhet të funksionojë me kapacitet të plotë sistemi i drejtësisë.

- Shumë vetë mendojnë se emisionet investigative si juaji apo Fiksi janë e vetmja opozitë e vërtetë në Shqipëri? Mendon edhe ti keshtu?

- Në emisionin tonë ne nuk bëjmë luftë politike. Ne jemi opozitarë me fenomenin dhe jo me individin.

- Është e vështirë të bësh këtë opozitë? Ke presione, kërcenime?

- Sigurisht që ka, por kjo punë kështu funksionon. Ato që ne prekim kanë të bëjnë me të ardhmen e njerëzve dhe interesave të fuqishme e për pasojë edhe kundërveprimi është aktiv.

- Shpesh në emisionet investigative jepen edhe fakte të dhimbshme të familjeve të varfëra. Mendon se po shtohet varfëria?

- Nuk di të them nëse po shtohet, apo ka kohë që është kështu. Por di të them që varfëria është këmbëkryq në Shqipëri. Hendeku social midis shtresave është i frikshëm. Tek ne mungon shtresa e mesme e cila luan rolin e amortizuesit të shoqërisë. Ikjet masive nga Shqipëria na kthyen në vitet ’90 dhe ne nuk reagojmë ende për kohën e humbur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.