Ilir Beqaj: Zbulimin e epidemisë së gripit, e bëri e ëma e Kryeministrit

Intervista - - AKTUALITET -

Meqë në vend ka plasur gripi keq, u nisa të intervistoja shokun Ilir. Jo Metën, por Ministrin e Shëndetësisë që, për arsyen që do ta lexoni më poshtë, nuk po ja them mbiemrin. Shokun Ilir e gjeta ulur në kolltuk të zyrës, me kompjuter hapur…

Ilir Beqaj: - Ooooo Kasoja! Po ku je mo Kaso, se më thave sytë fare. S’ke lënë njeri pa intervistuar dhe mua hiç.

Kaso Kosa: - Përshëndetje shoku Ilir! Ja vërdallë, hop andej, hop këtej, ku të dalë intervista jam. Kam dashur t’ju intervistoja në fakt, por s’më kanë lënë…

-Më thuaj kush nuk të ka lënë? Ta di kë kam armik. Puna jonë, Kaso, bën armiq plot. Ja, për shembull, nuk çova një fëmijë për kurim jashtë se duheshin ca 50 mijë euro dhe dolën e folën prindërit e fëmijës në tv, kundër meje. E, po, kaq meskinë njerëzit. Shikojnë edhe gjerat e vogla.

- Prindërit, ku donin që ta çonin fëmijën?

-Donin ta çonin për kurim në Vjenë, Kaso. Ja, më thuaj mua ti, a është logjike kjo gjë, që të harxhojmë para nga buxheti I shtetit neve që të çojmë dikë në Vjenë ?!

- Më falni shoku Ilir, por ata që sollët nga Vjena për t’ju rënë instrumentave, me para i sollët. Madje me më shumë para se ato 50 mijë eurot.

- Me ta ndryshon puna Kaso. Ata janë bëjmë. Vitet ikin, e s’janë më mes nesh. Ndaj i sollëm, Kaso. Pleq hesapi.

-Shoku Ilir, desha t’ju pyes : Ju mbiemrin e keni Beqja, apo Beqaj. Se, mesa mbaj mend unë, babai juaj ishte person publik me emrin Hamit Beqja. Ju me ç’pashë në faqen e internetit të Kryeministrisë, e keni Beqaj. Përse ky ndryshim nga mbiemri i babait?

-Kjo është një pyetje shumë me vend Kaso, në një vend që të gjithë ne kemi ndërruar mbiemat. Lë shpesh punët e Ministrisë, që thua ti, që të zgjidh këtë enigmë. Para ca ditësh, s’kishte Analginë për shembull, në spitale. Ndaj s’kishte Kaso, se po vrisja mendjen të gjeja se si e kam mbiemrin në të vërtetë. Unë o e gjej, o…

-Do gjeni analginat për spitalet. U sa mirë, po ky qenka lajm I thënë ekskluzivisht për mua.

-Ç’analgina thua, o shtatanik, që s’lë të mbarojë bashkëbiseduesi fjalën. Do gjej se si e kam në të vërtetë mbiemrin, desha të thosha. Po ku të lë ti…

-Nejse, si ndodhi që kuptuat që në vend ka plasur gripi sheshit?

-Merita i takon Kryeministrit, në fakt. Tamam, tamam i takon nënës së tij, që desha ta falenderoja publikisht. -I ra asaj të parës gripi? -U largqoftë Kaso! Luaj vendit…! Ishte e jëma e Edit që zbuloi që do binte gripi. Krejt rastësisht, Kaso. Teksa ishte në koncertin e atyre instrumentistëve të Vienëns, ai shqiptari që I binte violinës, i tha një kolegu. “Më jep një mi”.

- shoshoqin.

sallë. E dëgjoi edhe e jëma e Edit. Pas 1 minute më merr në telefon Edi mua. -Ç’ju tha?

-O toç, ka plasur gjë epidemic këtu te ne, më pyeti. -Po ju ç’i thatë? -Çfarë t’i thosha Kaso! Ja, të pyes e të kthej përgjigje brenda 30 sekondave, i thashë.

-Po ju ku ishit në ato

-Në sallë isha, duke parë ata instrumentistët.

- E di që jam aguridhe edhe mezi kuptoj. Ju thatë që e jëma e Kryeministit e zbuloi e para epideminë. Si ndodhi?

- Po ta thashë, pra. Apo s’ta thashë? Se jam bërë lëmsh nga pija e Vitit të Ri edhe unë. Ja kështu Kaso. Ai insturmentisti I tha shokut: Më jep një mi!” -Këtë ma thatë, shoku Ilir. - E ëma e Kryeministrit fjalinë e atij instrumentistit, “Më jep një mi”, e dëgjoi, “Shami”. Sa dëgjoi këtë, kishte pyetur Ramën, të birin, që e kishte në krah: ”O Edi, ka rënë gjë grip? Do Zoti, jo, se ai më këput fare mua”. E kështu Kaso… -Si kështu? -Kështu pra. Më merr Edi në telefon e më çaste që thotë si të thashë. Apo s’të thashë se jam bërë lëmsh nga Viti I Ri. Apo s’të thashë që jam bërë lëmsh? - Më thatë, më thatë. - Bashkë me Edin e pleqëruam që në vend ka rënë grip. Dhe për këtë është mirë të mbyllen shkollat dhe kopshtet. Me këtë rast kursejmë edhe ndonjë naftë që do e përdornim për ngrohjet e tyre. Na duhet nafta për më vonë, Kasoooo. -Si për më vonë?! - Po janë zgjedhjet këtë behar, pra. Me se do bredhin deputetet, anëtarët dhe sim uji. Më jep pak ujë, se vdiqa nga koka! - Urdhëroni shoku Ilir! - Një lexuesi im më tha : Pyete Ilirin, se përse e ke gishtin e mesit si grep peshkimi?

-Qeratai ka e ka vrejtur gishtin tim. Ma ka këputur Edi kur luanim basketboll së bashku. Ai përherë këpuste nga një gjë. Mua shyqyr më ra fati të më këpuste vetëm gishtin. Një shokut tonë I këputi këmbën. 6 muaj e mbajti në allçi i ziu. - Ju ngjit këmba prapë? -Ju ngjit the?! Ju ngjit ju bë si me saldim. Ehhhh, kishte allçi atëherë, jo shaka. Tani këto ilaçet që vijnë të skaduara e ndrrojnë etiketat, janë allçi koti. As një thua s’ngjisin jo më një këmbë.Ika, Kaso se jam ca me grip…

-Uroj të bëheni mirë, se mbetën spitalet pa analginë.

- Pa zgjidhur problemin e mbiemrit unë, s’merrem me gjë tjetër Kaso.\

Bisedoi me shaka KASO KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.