Vetëm asaj ia dëgjoj fjalën...

Intervista - - MUZIKË -

Ajo ka qenë gjithmonë prezente në shoubiz, edhe pse muzikën e ka lënë pak në hije, jeta e saj private ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes dhe emri të lakohet shpesh. Dre kohësh në Suedi, tregon për Ynwa-n vajzën, festat e saj, fëmijërinë dhe dhuratat.

Fabjola Kuburi:- Kujtimi më i bukur i fëmijërisë nga festat e fundvitit, meqë sapo i kaluam?

Festat e fundvitit ishin të mrekullueshme, sa ishte edhe im atë gjallë. Edhe tani i kushtoj rëndësi, por atëherë ishin thjesht të mrekullueshme. - Ku i festove? - I kaluam në shtëpinë tonë, këtu në Suedi, me Ynwa-n dhe Atillën. I dua shumë festat në familje, shpirti i këtyre festave është familja, të festosh dhe tregosh sa më shumë dashurinë për familjarët e tu. - More dhurata? Bëre ti? - Edhe mora por edhe bëra. Nuk është se po të mos bësh bëhet nami, por dhuratat i do edhe mbreti. Ja përshembull, ti nuk i do dhuratat? Sigurisht që po.(Qesh)

- Kur thua Drenusha, ke thënë…!

- Kur thua Drenusha, ke thënë një nënë të devotshme, një bash- këshorte të mirë dhe një këngëtare që tek muzika gjen veten.

- Kur Ynwa, të jetë duke dalë me shoqet, çfarë do të jesh duke bërë ti?

- Duke menduar për të: “Ku mund të jetë vallë” dhe duke e pritur zgjuar natyrisht. - Pjata që askush nuk e gatuan si ti?

- Oh, nuk jam kuzhiniere e mirë, nuk besoj që kam ndonjë pjatë për t’a quajtur si specialitet, në të cilën unë bej mrekullira. (Qesh)

- Ke dashur ndonjëherë të dish se ç’po ndodh tek komshiu? - Jo, asnjëherë! - Mund ta hapësh portofolin dhe të më thuash ç’ka brenda?

- Pasaportën, patenten, kartën e bankës, rreth 20 kartvizita, fatura që kam blerë gjëra që i mbaj kot për më tepër, 300kr(kruna suedeze ) që i bie 30 euro. Kaq, kaq! (Buzëqesh)

- Cilit person të famshëm mendon se i ngjan? - Nuk di! - Ajo për të cilën nuk do të

- Nuk mbaj sekrete, nuk fsheh asgjë dhe kam një jetë normale, pa intriga, thashetheme prandaj time, pa asnjë problem.

- Më keq të jesh në një vend shumë të zhurmshëm apo - Më shumë zhurmë. - Me ç’maskë do të shkoje në një ballo me maska?

- Nuk e di, të them të vërtetë, ndonjë konteshë të shekujve të kaluar ndoshta.(Buzëqesh)

- Sa herë e ke kaluar testin e patentës? - Dy herë.(Qesh) - Nëse do të të duhej ta bëje, do të hiqje dorë nga interneti apo nga televizori? - Nga interneti. - Sa gjuhë të huaja njeh? - Pothuajse katër. - Do të doje më mirë të kishe një dado, një punëtore shtëpie, një kuzhinier, një shofer apo masazhier? - Një dado..! - Është më keq të ngecësh në - Çfarë je e gatshme të bësh për një mik?

- Për një mik apo mike të mirë gjithçka do të bëja.

- Tipi i njeriut që të fut frikën…

- Në shekullin që jetojmë shumica e njerëzve janë të frikshëm, s’mund t’i ndajmë me tipe, mund të kenë punën e vetë, ata s’kanë të bëjnë fare me mua.

- Për çfarë ia dëgjon akoma fjalën mamit/babit?

- Mamit, sepse babai im nuk jeton më. Mamin e dëgjoj në shumë raste sepse e di që më këshillon me dashuri.

- Cila është fjala e shpikur për ty?

- Nuk e di, por lali nuk e kam kuptuar ndonjëherë.(Qesh)

- Personi i fundit që të dërgoi një sms?

- Kryesisht Atilla, më dërgon sms gjatë gjithë kohës - Përmbajtja? - Po sigurisht që me përmbajtje dashurie.

- Gjëja e fundit për të cilën je ndjerë në faj?

- Të them të vërtetën, nuk e mbaj mend. - Sa palë këpucë ke? - Në Kosovë kam shumë dhe kam pas gjithmonë sepse i doja shumë, ishin të preferuarat e mia, kurse këtu në Suedi shumë pak kam. Këtu mbaj shumë më shumë nga këto praktiket, të përdishmet, atlete dhe shumë pak taka.

- Shtron gazeta në makinë që mos të ta bëjnë pis?

- Jo.(Qesh). Nuk e kam bërë asnjëherë.

- Çfarë bën njëkohësisht, gjatë kohës që nget makinën?

- Unë gjithmonë në makinë, kam Ynwen me vete. Shpesh këndojmë, kërcejmë nga pak bashkë me shoqe, familjarë apo Atillën në telefon.

- Më mirë një peshk apo një zog? - Në peshk - Çfarë kënge këndon në dush? - As edhe një. - Çfarë bën kur asnjë nuk të shikon?

- Nuk jam tip që dua të jem në qendër të vëmendjes, as nuk më ka shkuar mendja të mendoj ndonjëherë nëse me sheh dikush apo jo! - Flet ndonjëherë me veten? - Edhe monologue, të bën mirë ndonjëherë.

- Çfarë ke vjedhur kur ke qenë e vogël?

- Nuk e di, ndonjë mollë ose ndonjë gjë të vogël fëmijësh.(Qe sh)

- Ke qenë nga ato të bankave të para apo të fundit?

- Kam qenë shumë e gjatë me trup dhe kujdestarja më linte në banken e tretë edhe dy ishin pas meje, kam qenë nxenëse e shkël qyer.

- Një gjë që të ka humbur dhe për të cilën të ka ardhur keq…

- Kam shumë gjëra që kam humbur dhe që më vjen keq tej mase, kam qenë shumë e pa kujdesshme mirë po tani kujdesem shumë për gjërat e mia.

- Nëse do të mund të zhdukje vetëm diçka nga faqja e dheut, çfarë do të zhdukje?

- Asgjë, çdo gjë ka vendin dhe rëndësinë e vetë.

- Cila është gjëja që në mënyrë absolute nuk do të ishe në gjendje ta bëje? - Shumë gjëra. - Kulmi i kënaqësisë për ty? - Kur shoh Ynwa-n të lumtur. - Kulmi i dhembjes, sipas teje?

- Nëse i ndodh Ynwa-s diçka, larg qoftë o Zot. - Kulmi i neverisë? - Ka shumë gjëra që më ngjallin neveri.

- Sipas teje, kur nis jeta e një femre? - Kur bëhet nënë - Në fund, një urim nga Drenusha…!

- limviti të mbarë dhe shpresoj se viti që sapo ka hyrë të jetë plot mirësi, paqe dhe harmoni për të gjithë kudo që ndodhen. Me dashuri Drenusha!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.