Varun Kapur: Edhe unë jam i porsamartuar, si Deni

Intervista - - TELENOVELA -

e aktori të bëhet më i mirë dhe më i njohur me rol. Këtë ka edhe aktori 29 vjeçar, Varun Kapur, i cili ka ardhur tek ne me rolin e Denit në telenovelën Sarasvatiçandra. Djaloshi nga Ahmedabadi, i cili ka luajtur rolin e një gjimnazisti në “Humse hai Life” dhe atë të një djali të ri në “Na Aana is Des Laado”, luan më pas në telenovelën Sarasvatiçandra dhe aktualisht duke interpretuar atë të një burri me

Ëndrra çdo çdo është ëndërr është

probleme mendore në serialin Svaragini. Varun ka sy shprehës dhe një buzëqeshje joshëse, tipare që bien në sy dhe një siluetë të holllë, ndryshe nga aktorët me pamje më rustike që shohim në telenovelat indiane. Ai u bë i njohur për skenat romantike tek Sarasvatiçandra, përkrah Shajni Doshit (Kusum), ku shprehej më shumë nëpërmjet syve dhe nuk e tepronte duke qenë shumë teatral. Për këtë bërë i dashur nga publiku, sidomos ai femëror.

është

- Si ju duk eksperienca tek Sarasvatiçandra?

- Kjo eksperiencë qe me ulje-ngritjet e saj, pasi roli im nuk qe i rëndësishëm në më vonë u bë një nga kryesorët e telenovelës. Në vetëm rrotull Sarasit, por më vonë ë ndërveprojë me të gjithë personazhet e serialit.

- Para rolit të Denit ju keni luajtur atë të një gjimnazisti, kurse tani luani atë të një bur- ri të martuar. Ku e gjeni veten më shumë?

- Tek Deni, sepse në atë periudhë u martova edhe vetë dhe ë shumë me personazhin.

- Ju keni dy vjet që jeni martuar. Si shkon lidhja juaj?

- Dania (një kryestjuardesë që punon në Air India) është gjithë kohën në ë merrem me xhirime. Ne e dinim që do të ndodhte diçka e tillë kur u martuam. Unë ende e ndjej veten gjysmë beqar dhe gjysmë i martuar, sepse 15 ditë në muaj kujdesem vetë për shtëpinë. Por është diçka e këndshme, ne kemi largësinë dhe hapësirën që nevojitet për të kërkuar edhe më shumë praninë e njëri-tjetrit. Thjesht përpiqemi ta përshtasim kohën tonë që të rrimë sa më shumë së bashku. Dania është shtylla ime kurrizore. Ne jemi shumë të afërt, këtu në Bombei nuk kemi njerëz të tjerë, kështu që mbështetemi tek njëri-tjetri.

- Cila nga aktoret e njohura botërore ju duket më seksi?

- Është pak e vështirë të zgjedhësh, por në vend të parë për mua qëndron Megan Foks.

- Cila ka qenë rroga jote e parë?

- Rroga ime e parë ka qenë për një shfaqje televizive me të cilën debutova dhe për të cilën më dhanë një çek prej 9000 rupish.

- Gjëja më e shtrenjtë që keni blerë?

- Gjëja më e shtrenjtë që kam blerë është makina ime Honda.

- Je dorëshpuar, apo dorështrënguar? - Më shumë anoj nga e dyta. - Çfarë ju ngjall më shumë respektin tek dikush?

- Respekt më ngjallin njerëzit me personalitet të fortë.

-Si jua ofruan rolin e Sanskarit në serialin Svaragini?

- Kisha bërë një audicion për ta edhe më parë Pastaj më dhanë një skenar tjetër dhe më morën në provim për këtë rol dhe pikërisht një ditë para xhirimeve më Kam qëndruar gjithë natën zgjuar duke parë video të ndryshme dhe duke bërë prova, sepse roli është shumë sepse duhet kohë të futesh në lëkurën e personazhit dhe unë e bëj këtë për 12 orë çdo ditë, gjë që e bën edhe më ë një eksperiencë e mirë për mua.

- Në të ju luani rolin e një të sëmuri mendor. Çfarë mendoni për këtë?

- Ajo që mund të them është se dinjiteti është e drejta e çdo njeriu, pavarësisht nëse ka probleme mendore, apo jo. Ajo që mendoj është se, nëse nuk mund të bësh gjëra të dobishme për këta lloj njerëzish, të paktën nuk duhet t’ua vështirësosh atyre jetën. Edhe ata kanë zemër, thjesht nuk janë të aftë të përballojnë situata të ndryshme, ose janë viktima të rrethanave. Njerëzit që kanë probleme të tilla janë më emocionalë se ne, por shumë prej tyre kanë një inteligjencë mbi normalen. Unë mendoj se ne duhet të tregojmë sadopak ngrohtësi për ta, në mënyrë që t’i ndihmojmë të kapen fort pas jetës.

- Keni frikë mos dështoni në ndonjë rol?

- Karriera ime do të zgjasë mjaftueshëm sa spektatorët të harrojnë një rol të keq. Siç thuhet, duhet të dështosh që të kesh sukses. Unë nuk kam pasur dështime më parë dhe jam i kënaqur me zgjedhjet që kam bërë. Pastaj edhe Shak Rukh Khan (aktor i madh indian) ka pasur dështime në jetë. Unë jam thjesht një tjetër Kapur!

- Çfarë roli do t’ju pëlqente t’ju ofronin tani?

- Unë nuk mund të vendos se çfarë rolesh do të më ofrojnë. Dua t’i marr gjërat si të më vijnë. Unë bëj një punë që më pëlqen dhe kjo ka rëndësi për mua. Askush nuk e di çfarë e pret në jetë. Për shembull unë nuk e dija se do të më thërrisnin përsëri tek Sarasvatiçandra.

- Cila është gjëja më e mirë e të qenit aktor?

- Një njeri bëhet aktor sepse e ka bërë vetë këtë zgjedhje dhe i pëlqen puna që bën. Përveç kësaj duke qenë aktor merr dashuri prej të gjithëve. Pra mund të them se kjo është gjëja më e mirë e të qenit aktor. Po të mos ishte publiku unë nuk do të ekzistoja dhe pikërisht nga dashuria e tij më pëlqen të bëj atë që bëj.

- Cili është roli më i mirë që ke luajtur deri tani?

- Asnjë nga rolet e mia nuk ka qenë i përkryer, gjithmonë ka vend për përmirësim. Dua të jem nga ata aktorë që mësojnë gjithmonë, pasi mësimi s’ka fund.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.