Tramexani: Largim me dashuri

Intervista - - SPORT -

Ishte rastësi, apo jo, por i sigurt është fakti se Paulo Tramexani ka përjetuar historinë më të lavdishme të futbollit shqiptar. Jo vetëm kaq por ai ishte një ndër kontribuesit kryesor. Se kur do të përsëritet kjo histori e shkruar me gërma të arta, nuk e di, mbase kur të na trokasë një tjetër Paulo, pasi Tramexani iku përfundimisht, drejt sukseseve individuale. Arsyeja e largimit do të mbetet një mister, pasi ai vetë thekson: “Se erdhi koha për të ndërmar shtypin sportiv shqiptar ka edhe prej atyre gazetarëve që thonë “u lodh së qeni i dyti”… Por pavarësisht kësaj, faleminderit Paulo dhe suksese në aventurën e re si trajner i Luganos.

Eraldo Harlicaj: - Çiao Gëzuar Paulo…

Paulo Tramexani – Përshëndetje dhe gëzuar të gjithë shqiptarëve.

-A jeni gati për këtë vit që nis me një ndryshim 365 gradë për ju?

- Jam prej atyre njerëzve që besoj se fatin e tij e ka gjithsecili në dorë dhe mendoj se njeriu i zgjedh vetë ndryshimet në jetën e tij. Unë bëra zgjedhjet e mia dhe dhe vendosa që 2017 të ndryshojë komplet jetën time. - Gati? - Më shumë se kurrë! -Si e përshkruani 2016? - Për mua ka qenë viti më i suksesshëm në karrierën si trajner. Luajtëm në “Euro 2016” me Shqipërinë, gëzuam një popull të tërë. U përballëm me dinjitet me çdo kundërshtar dhe me pak fat… vetëm me pak fat, do t’i mahnisnim të gjithë.

- Diçka të keqe nga viti që lame pas?

- Jam larguar nga një pjesë e zemrës time si Shqipëria dhe është padyshim një moment i vështirë për mua. Megjithëse, duhet të shohim përpara se do të vinte një ditë. Moment tjetër… hmmm Gashi, mamma mia, Gashi (Qesh). - Çfarë Gashi? - Rasti që ka humbur në fund të ndeshjes me Zvicrën e kam akoma përpara syve. Gashiiii (Qesh). Shaka, shaka pasi nuk jam duke e akuzuar, thjesht ka qenë shumë e dhimbshme për të gjithë ne.

- Nuk dua ta zbukuroj pyetjen, pse u larguat?

- Nuk u largova me probleme, nuk më hoqën apo ndonjë gjë tjetër siç është folur në media. Një ditë do të ndodhte. Kishte ardhur koha për diçka të tillë. Mendoj se kapitulli im aty u mbyll, pasi dua të hap një kapitull të ri në karrierën time.

- U lodhët së qeni i dyti?

- Jo, jo absolutisht. Unë De Biazin e falenderoj dhe i jam shumë mirënjohës, pasi kam mësaur shumë afër tij. Më ka ndihmuar dhe kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Ka qenë si një vëlla i madh për mua, por edhe mua m’u ofrua një mundësi tjetër dhe nuk mund ta humbisja. - Ke marrë këshillën e tij? - Po patjetër. Kam folur me të përpara se të bëja një hap. - Çfarë të ka thënë? - Më ka dhënë mbështetje. Më ka përkrahur dhe më ka uruar më të mirën. Gjithçka me mirëkuptim dhe largim miqësor.

- Një tjetër arsye thuhet se është edhe fakti që Duka ju ka kërkuar që të qendronit gjithë kohën në Shqipëri?

- Kam shumë respekt për presidentin Armando Duka dhe nuk siç kam bërë edhe në statusin tim në “facebook” e falenderoj atë, pasi më ka besuar gjithmonë. Me Dukën u ndamë si miq të mire.

- Po fakti që ju ka mbajtur një rrogë a është i vërtetë?

- Dokrra, ju lutem mos më bëni të qesh.

- Si i përshkruani 4 vitet me Shqipërinë me 4 fjalë?

- Nuk mundem me 4 fjalë, por po përpiqem: Dashuri, krenari, ngrohtësi dhe respekt. Populli shqiptar më priti menjëherë dhe më falën dashuri duke u ndjerë njëri prej tyre. Krenari për faktin se bëmë krenar Shqipërinë e mad- he me arritjet tona. Ngrohtësinë e kam ndjerë edhe nga futbollistët vetë. Respekt për të gjithë që kam njoftur. - Do të rikthehni përsëri? - Si? Si turist, fans i juaji apo trajner? - Nuk përcaktova asgjë… - Do të rikthehem, pasi kam shumë miq këtu. Do ta mbështes gjithmonë Shqipërinë, ndërsa si trajner… nuk e di. Kurrë mos thuaj kurrë!

- Mendoni se mund të kuali

- Ndeshja me Izraelin shkoi shumë keq. E vuajtëm. Shanset janë shumë të vogla me Spanjën dhe Italinë, por edhe me Izraelin faktor. Por askujt nuk ia merrte mendja se do të iknim në “Euro 2016”. E uroj dhe e shpresoj!

- Pritshmëritë për aventurën e re me Loganon?

- Do të jetë shumë e vështirë, por me shumë mund dhe punë do të ia dal mbanë për të bërë sa më mire.

- Ndonjë lojtarë shqiptar në orbita?

- në media (Qesh).

- Të uroj suksese, faleminderit për gjithçka… Do na mungosh!

- Faleminderit dhe ju që më bëte të ndihem sin ë shtëpinë time. Faleminderit për emocionet e fala dhe ju uroj më të mirën. Nuk po e zgjas, pasi po na pikojnë lotët (Qesh)… Ciao in bocca a luppo!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.