Si të jesh një partner më i mirë në 2017-ën?

Intervista - - SEKS -

Që një lidhje dashurore të funksionojë duhen përpjekje nga të dyja palët, por edhe secila palë veç e veç mund të bëjë shumë që ajo të ketë sukses. Edhe vetë nisma për t’u bërë një partner më i mirë këtë vit përbën një hap të madh përpara drejt përmirësimit të lidhjes. Kjo do ta inkurajojë edhe tjetrin që të ndjekë hapat tuaja. Edhe nëse nuk e bën, një partner më i lumtur do të thotë edhe një lidhje më e lumtur. Ja 8 mënyra se si mund të përmirëso- ni veten dhe lidhjen tuaj.

Tregohuni më të durueshëm Nëse ju jeni ai/ajo që tregoheni të durueshëm dhe nuk nxeheni gjatë një situate të tensionuar, atëherë ajo nuk do të përshkallëzohet në një nivel të padëshirueshëm. Kjo gjë nuk është e lehtë, por ia vlen përpjekjet ekstra që do të bëni kur të dy do të - ni qetësisht pasi tensionet të jenë qetësuar. Përveç kësaj, përmirësimi i durimit mund të ndihmojë në parandalimin e zënkave për gjëra të kota.

Sugjeroni më shumë ide dhe plane takimi

Shkundni rutinën tuaj të mbrëmjeve, të cilat i kaloni duke parë televizor, ose me celular në dorë dhe bëhuni pak më shumë spontanë ë udhëtim ose takime zbavitëse kur ju do të dy do të krijoni kujtime të reja.

Pyesni nëse ka gjëra që mund ta bëjnë partnerin/en tuaj më të lumtur.

Ai/ajo do ta vlerësojnë faktin se ju shqetësoheni për nevojat e tyre. Ju mund t’i rregulloni gjërat në funksion se çfarë do ai/ajo më shumë ose më pak.

Ju mund të tregoheni më mendjehapur për opinionet e tjetrit, që t’i shihni gjërat edhe nga pikëvështrimi i tij/saj dhe jo vetëm i juaji. Kjo mund të jetë një mundësi tjetër për t’ju afruar më shumë të dy dhe, ku i dihet, mund të zbuloni se keni gjëra dhe interesa të përbashkëta.

Tregohuni më të dashur dhe shprehini ndjenjat tuaja

Pasi rri disa kohë me dikë, është e natyrshme t’ia shprehësh më rrallë dashurinë sesa në - met e lidhjes suaj. Kujtohuni që ju e doni partnerin/en tuaj dhe thuajani këtë më shpesh, sepse jo gjithmonë këto gjëra merren me mend ose nënkuptohen. Lavdërojini ë të vogla ia vlen të festohen. Kjo tregon se ju e mbështesni atë dhe ndodheni pranë tij/saj në çdo situatë. Inkurajojini të ndjekin objektivat e tyre dhe sigurojini se do t’i ndodheni pranë në çdo moment.

Flisni më pak për veten dhe dëgjojeni tjetrin më shumë.

Gjatë një mendoni vetëm për vete, por përpiquni t’ia kushtoni tërë vëmendjen tuaj gjërave që ai/ajo kanë për t’ju thënë. Kjo do ta bëjë atë t’ju thotë më shumë gjëra dhe të kuptojë se mendimet e tij/saj janë të vlerësuara.

Tregojani çdo ditë vlerësimin dhe dashurinë tuaj

Nuk ekziston dashuria me tepricë. Partneri juaj nuk duhet të dyshojë kurrë tek ndjenjat që ju ushqeni për të dhe nuk do ta bëjë nëse ia tregoni ekzaktësisht se sa vlen për ju.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.