Po deshe urtësi

Intervista - - POEZI -

Po deshe urtësi, Mos lër pasdore mësimet në rini. Që të mos humbasësh të shkuarën dhe të ardhmen o njerí. Urtësia na fal një jetë plot harmoni, Le të nis kjo në moshën e fëmijës Dhe të mos shuhet as në pleqëri. Mendohu thellë, vëzhgo me vëmëndje, Ji i gatshëm të mësosh përherë, Vëre në punë të shkretën mendje, Sepse vetes dhe të tjerëve ju bën nderë. Edhe nga më i padituri diçka mëson, Por, nëse guxon të mësosh të tjerët, Në këtë jetë, Kurrë mos pusho së mësuari vetë.

MARASH GILAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.