Jam përherë pranë teje

Intervista - - POEZI -

Ti je krejt ndryshe nga të tjerat si nata me ditën, ndryshe më je me sy rreth vetes i rrotullon erërat me shikimet e qeta, ciklone ngre! Prej ciklonesh rrëmbehem si letër rreth teje rrotullohem prej shikimit therës me ëndrra prej ere shtroj shtretër zgjohem në luft me mullinjt e erës! Netëve n'ëndrra jam me ty përherë dhe ditën në vegime jam prap me ty kthehem në ajër, kthehem në erë të prek ato buzë, të puth ata sy!

SKENDER LAZE TREBESHINA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.