Më akuzonte kot, prandaj e tradhëtova

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Unë që po ju shkruaj jam një burrë që, gjatë gjithë jetës, kam qënë i ndershëm dhe as që më ka shkuar në mend të tradhëtoj gruan, por ja që edhe kjo nuk qenka gjëja e duhur që familja të jetë si duhet, kur nuk ke në krah një grua për së mbari.

- lim, jo të mbani krahun tim kur të lexoni këtë histori,por që të paktën të zbuloni shpejt se ç’njeri ju ka rënë për hise.

Që ta dini ju, unë tani jam 55 vjeç. Jam martuar jo fort i ri, pra kur kam qënë 35 vjeç dhe kam një vajzë. Nuk bëmë fëmijë tjetër se gruaja iu fut shkollës kur vajza ishte 5 vjeç dhe 4 vitet e shkollës nuk bënte fëmijë se donte të mbaronte shkollën. Më pas u fut në punë e donte të bënte karrierë e kështu që nuk i dilte koha për fëmijë. Unë si burrë i mirëkuptueshëm bëra çfarë donte ajo.

Tani ka pesë vjet që gjithçka ka ndryshuar! Si duket, me ardh - pauza dhe gjatë gjithë kohës më akuzonte se e kisha tradhëtuar kur isha i ri dhe po e tradhëtoja prapë. Gjithë ai ankth nga akuazat e unë i shkreti pa bërë asgjë. Gjendja po keqësohej dita-ditës. Nuk më bëhej të kthehesha në - lonte me rikujtim të atyre që kishin ndodhur, në fakt vetëm në mendjen e saj, se unë asgjë nuk kisha bërë. Kur lodhej me ato të shkuarat më kthehej se po e tradhëtoja tani.

Vajza shyqyr Zotit që ishte rritur dhe ishte në shkollë të mesme dhe më shumë rrinte në dhomën e saj e nuk merrte pjesë në debate.

Nuk u durova dhe i tregova një shokut tim të ngushtë. Ai, në fakt, kishte kohë që më thoshte se nuk i dukesha mirë,se isha dobësuar dhe isha pak i hutuar.

-Po asaj çfarë i ka shkrepur në kokë tani?- tha ai pasi i tregova. –Unë që të njoh prej kohësh e di se si ke jetuar ti me ndershmëri sikur ajo të ishte “e rënë nga qielli”.

-Ja, pra, ti e di se si jam sjellur unë e ajo nuk më beson. Mirë ajo që iku,po më akuzon dhe tani se kam të dashur.

-Eh ç’hall shoku im!

Pas nja dy ditësh më merr në telefon shoku e më thotë se ishte afër shtëpisë e donte të pinte një kafe. Pas disa minutash i madh e koti o më merr gruaja në telefon. E kishin kapur ato krizat e saj dhe po - lallëqe të tjera të saj. Po i shpjegoja se nuk do të vonohesha, por ajo nuk kuptonte. Pas shumë fjalësh e mbylli telefonin.

-Paska dalë fare nga binarët! – më tha shoku. – Po si do t’ja bësh,si do ta zgjidhësh këtë problem?

-Asgjë,s’kam çfarë të bëj! Nuk bindet çfarë do t’i them unë.

-Hë se do ta mendoj unë një zgjidhje!-tha shoku.

-E ç’zgjidhej mund të kesh ti për mua? Mos do ta vrasësh fare që të mos më shqetësojë? Haha .

-Po një gjë do të gjej se nuk të lë të tretesh kështu!

U ndamë se dhe unë nuk doja të vonohesha. Kur pas pak ditësh më mori shoku në telefon dhe tha se po më priste në një lokal afër punës kur të mbaroja punë të pinim një kafe.

Sapo mbarova i shkruajta një mesazh gruas se do takoja shokun e menjëherë ajo më mori në telefon.

-E di se me kë je! Ke takim me ndonjë femër ë?

Unë betohesha në telefon e mes betimeve të mia dhe të sharave të saj mbaroi dhe kjo telefonatë. E gjej shokun në një tavolinë diku në cep.

-Po pse je futur në cep mo burrë?

-Kur u ula unë nuk kishte të lira e mbeta këtu.

-Hë se nuk ka problem se pak do rri, - i thashë.

Pas pak minutash ai u ngrit në këmbë dhe takoi një femër. Unë në atë kohë e kisha mendjen tek gruaja dhe nuk e vura re që të dy u afruan tek tavolina jonë.

-Të ulet kjo shoqja ime me ne?- më pyeti ai.

-Po sigurisht! -Në fakt e kisha pak problem se e dija se ç’grua kisha, por e dija se do të çohesha shpejt.

Ajo u ul dhe shoku e prezantoi.

-Ema është një femër e rrallë! Ajo më ka shpëtuar njëherë jetën!

-Po si? Çfarë po ta kanoste jetën?

-E mban mend kur më ra të ët atëherë në punë? Ema është infermierja e kompanisë e kështu që më dha ndihmën e parë.

-Gëzohem! – iu përgjigja pa ditur asgjë se pse po ma shkelte syrin shoku im. Filluam të bise se unë e kisha mendjen tek gruaja se çfarë do të thoshte kur të shko- ja në shtëpi. Pas pak ajo shkoi në tualet dhe shoku më tha:

-E solla për ty! Është femër super dhe është beqare.

-Për mua? E ç’më duhet?!- u habita.- Ke lajthitur apo si e ke hallin. Unë jam i martuar!

-Me atë që po të bën gruaja ti e ke hak të kënaqesh me këtë. E pastaj nëse të pëlqen, ndaje gruan e martohu me të.

-Ej, ke pirë ti apo mos të ra në kokë makiatoja? Lerë se do të më marrësh në qafë me këtë punë.

Në atë çast ajo erdhi nga tualeti. Nga fjalët e shoku tani po e shihja me sy tjetër. Ishte një femër shumë tërheqëse. Me trup shumë të rregullt dhe me një buzëqeshje magjepsëse. Që të mos bëja ndonjë të pabërë u ngrita nga tavolina.

-Mua të më falni se kam punë. Mirupafshim!

U dhashë dorën dhe ika. I lashë bashkë se e dija se po të rrija do ta kisha punën pisk. Sapo u futa në shtë të sajat.

-Me kë ishe? Si ta ka bërë telefonin?

E gjëra të tjera që rrihnin po n të njëjtën pikë:tek tradhëtia. “Ah më keq të ma bësh që nuk i thashë po shokut tim për atë alamet femre e rri e dëgjoj budallallëqet e tua tani!-mendova me vete.”

Të nesermen e bëra fakt të kryer. I nisa shokut një sms ku i thoja se mëpëlqente dhurata që më kishte bërë. Ai ma ktheu se po bëja shumë mirë.

vija në zbatim ato që më thoshte gruaja ime. Më kishte thënë se e tradhëtoja dhe ja tani po e bëja. Të paktën, kur të isha larg saj do të gjeja pak kënaqësi.

Takimin e parë e rregullova më parë se orari i punës. Lamë takim në një lokal larg shtëpisë sime që të mos rrezikoja. Ajo nuk foli shumë atë ditë, por nga sytë e kuptova se me të do t’ja kaloja shumë mirë. Pas takimit, kur shkova në shtëpi gruaja nuk e kuptoi se ku kisha qënë sepse isha krejt në rregull,sikur të kisha qënë në punë.

“Eh, si qenka kjo punë!- mendova me vete.-Kur i bën nuk të thënka kush gjë. Herët e tjera që kisha ardhur direkt nga puna në shtëpi pa pirë kafe,madje pa u nalur në asnjë vend,s’ka lënë gjë pa më thënë,ndërsa sot që kisha ndenjur gati dy orë duke biseduar me një femër s’më tha asgjë!”

Unë u ndjeva aq mirë me të dashurën sa pas dy vitesh dashuri në fshehtësi u ndava me gruan dhe u martova me të. Tani jetoj i lumtur dhe gjithçka më duket si ëndërr. Një ëndërr e keqe e cila mbaroi dhe nuk ka shance të përsëritet më.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.