Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin Pyetjet e reja

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

Kush janë më të lumtur femrat apo meshkujt?

Unë mendoj se meshkujt janë tralala. Eda

Mendoj se meshkulli, se s’bën punë tjetër. Punon 8 orë, pastaj pi një kafe dhe rri deri vonë me shoqëri apo me të dashurën kurse femra ka shumë punë dhe bën shumë pak qejf. Eraldi

Femrat gjithmonë kanë qenë dhe do mbeten se ato nuk kanë ngarkesa për asgjë. Agroni

Femrat kanë më shumë shanse për të qenë të lumtura. Tahiri

Te dyja gjinitë kanë pika lumturie. Ashi Alb Ti si mendon...?? Martin Asnjë nuk është i lumtur. Altini

Edhe meshkujt edhe femrat kanë pjesë lumturie por jo parajsë!! Ana

Pse ju meshkujt mbani më shumë se një të dashur dhe tradhtinë nuk e falni? Lori

Na është bërë vesë me mbajt më shumë se një, ama tradhëtia nuk falet. Mondi

Në të kundërt femrat jo vetëm që kanë më shumë se një të dashur, por falin edhe tradheëtinë kur ka interes financiar. Alketi

Sepse kena eksperiencë përsa i përket tradhëtisë, ne për të mirën tuaj e kemi se nuk duam që ju të gaboni si ato shoqet tuaja. Gjovalini

Sepse ju femrat mbani disa të dashur dhe bëheni sikur jeni “Maria e Virgjër” duke mbajtur kontroll të plotë mbi të dashurin. Genti

Kur femrat e përdorin inteligjencën e tyre në mënyrë të gabuar duhet gjetur një përkthyese Artani

Sa për çështjen se kush mban më shumë s’ka të bëj gjinia në këto kohëra. Sa i përket tradhëtisë më tepër se gjithçka është tradhëti besimi. Baroni S’është e vërtetë kjo. Mili Se di,ti di gjë? Eraldi Sepse kështu është e drejta tek ne shqiptarët. Goni

Pse fëmijët e sotëm janë agresivë? Është faji i prindërve të tyre që i burgosin si me zinxhirë apo e kanë nga mosha? Gimi

Sepse janë shumë të llastuar e duan me çdo kusht ti plotësosh tekat. Artan

Fajin e kanë edhe prindërit që i mbajnë të mbyllur. Besa E ka fajin dhe mentaliteti. Leta Edukata prindërore dhe mentaliteti i tyre i prapambetur ndikon në rritjen e fëmijëve agresivë. Kristi

Kush i burgoska fëmijët kështu? Ik se latë nam, fëmijët e sotshëm nuk pyesin për njeri. Ledia

Çfarë bëni për të hequr mërzinë? Klaudia

Dëgjoj muzikë turke sepse ashtu qetësohem. Luli Sport, muzikë dhe seks. Erald Pak muzikë me zë të ulët dhe mërzia fillon të dëgjojë. Artan

Pak argëtim dhe xhiro sa më larg njerëzimit. Lindi

Dalë buzë detit. Toni

I përdorni rrjetet e tjera përveç facebook-ut apo s’keni ofertë dhe përdoni akoma 0.facebook? Skerdi

Kemi krijuar varësi ndaj rrjeteve sociale …kur mbaron oferta kemi ëifi …kur mbaron dhe ajo muhabet me shpis :p Nardi Përdor edhe snapchat. Anisa Instagramin dhe viberin. Sara Ëhatsapp dhe viber janë programet që përdor më shpesh. Majlinda

Nuk më pëlqen të rri në rrjete Ishte lidhja juaj e fundit një gabim? E imja, blozë. Ana Keni ngrënë ndonjëherë ushqim në makinë? Unë e kam tmerr për vete. Gledisa

Jeni mashtruar ndonjëherë, daç në lidhje daç në shoqëri? Unë shumë herë dhe e bukura është se nuk zë mend. Klaudia

Keni bërë ndonjëherë dikë të gjinisë së kundërt të qajë? Personalish mundohem që mos lendoj njeri. Marko

Cili është akti më heroik që do bënit në jetë? Mos më thoni do shpëtoja macen se do ishte gënjeshtër.ahahahaha Marvina

Një takim ideal do ishte me një emër të politikës apo shoubizit? Unë preferoj shoubiz. Koli

Nëse do i hynit politikës, do mbushnit vetëm xhepat tuaj apo do bënit diçka edhe për popullin? Tregohuni të sinqertë. Saimiri

Një pjatë më karkaleca nga tullacët me x6 apo sallatë fshati më të shpisë? Calvin sociale se shpërqëndrohem. Flonja Më shumë përdor skype-in. Ina Të gjitha një funksion kanë. Gerta

Cili është parfumi që përdorni më shpesh dhe pse? Apo nuk përdorni fare përdorni vetëm antidjersë apo edhe atë me raste? (hahaha) Lule Manjola

Tom Taylor për burra përdor për parfum, Dove për kundradjersë. Tiri

Armani, Boss, Akua di Parma dhe shumë lloje të tjerë. Nuk është problem parfumi sepse unë jetoj në Gjermani e ka plot por mafton të lahesh dhe të kesh rroba të lara . Erald

Poison i Diorit është i mrekullueshëm. Bruna

Just Cavalli më pëlqen shumë si erë. Kristi I ndërroj shpesh. Ledi Më pëlqen shumë Dolçe Gabana. Joli Vdes për J’adore. Jolanda Coco-Chanell ka një aromë të mrekullueshme. Paola

Më pëlqen shumë Christian Dior dhe Armani Si. Anna

Sa kohë ju duhet për të harruar dikë që e keni dashur me gjithë zemër? Mimi

Aq kohë sa ta zëvendësoj dikush tjetër . Tea

E gjitha varet tek eksperienca që ka njeriu. Unë për momentin mund të zgjas 1 orë dhe e mbledh mëndjen e shikoj përpara e se kthej më kokën mbrapa! Gjovalin

Dashuria e vërtetë nuk harrohet kurrë, ndërsa ata që ke lidhje janë kalimtarë sa të gjesh një tjetër!!! Zydi Tahiri

Sa të gjesh një tjetër që e do më shumë e harron. Erald

Avash-avash harroj çdo gjë. Martin

E pamundur të fshihet një dashuri e vërtetë dhe e sinqertë. Artan Tola

Kurrë nuk mundem ta harroj. Arben

72 orë dhe jo më shumë. Agron Gashi

1 vit duhet që ta harosh aq sa për t’ju rikthyer jetës normale se për ta harruar fare nuk e harron dot. Agjenti Bond

S’kam koment sepse nuk e kam përjetuar dhe as do ta përjetoj. Jani

Cili është aktiviteti juaj pas pune? Ada

Fle gjumë. Luli

Bëj një dush, ha bukë dhe shikoj ndonjë film. Ashi Alb

Varet se si ndihem porn ë përgjithësi gjumë, xhiro, sport, bingo dhe udhëtime. Rezi Rri shtrirë dhe lexoj. Artan Sporti dhe Seksi. Erald Gjumi është aktiviteti im. Elvis Kafe, gjumë dhe seks. Agron Flas në telefon me një shoqe. Klodi

Sporti. Toni

Preferoni më shumë filmat Shqip, Horror, Thriller, Komedi apo …?? Sigi Romancë. Luli Xheni Horror. Gianna Plepi Filma shqip?? Filmat shqip nuk ekzistojnë moj. Gjovalin Mili Komedi. Hasan Meta Filmat Aksion i preferoj shumë. Erald Ibraj

Komedia më pëlqen. Adam

Filmat romantik i ndjek shumë. Agron Gashi Vetëm muzikë dëgjoj. Toni TP Filmat aksion. Rama Aksion me pak pornografi brënGenci da. Petro

Çfarë është ajo gjë që ju acarron dhe nuk e toleroni qoftë dhe te personi juaj i zemrës? Maria

Tradhëtinë dhe Gënjeshtrën. Erald Gënjeshtra dhe tradhëtia. Zydi Arroganca dhe mosmirënjohja Artan

Çdo gjë që më acarron mundohem ta shmang. Gentia

Kur mundohen të më gënjejnë sy për sy. Klodi

Tradhëtia dhe s’ka acarrim por ndëshkim për gjithçka. Rezatim

Asgjë nuk më acaron. Maria

Kush është më i bukur, Edi Rama, Sali Berisha apo Lulzim Basha? Lenci

I pari është si gryka e tankut, i dyti si kupola e tankut, i treti si zinxhirët e tankut, ndryshim ka por tank ngelet. Fabjan

Nëse flasim në politikë, asnjëri nuk vlen për gjë, nëse flasim për fizionomi, Lulzim Basha. Fatmir

Edi Rama është thotë vajza ime. Landa

Nëse i thua Salës që është i bukur do ta kishin zili dhe alienët. Kristela

Për çfarë duhet bukuria kur janë shpirt m*t që të gjithë. Leonard

Qeni im është më i bukuri nga këta të 3. Luis

bukur nga të gjithë këta më sipër. Fatmir

Nuk kanë ndryshim, të gjithë janë njëlloj. Gjovalin

Axhi Qamili është më i bukur nga të gjithë. Islami

Që të 3 janë copë-copë, njëri më keq se tjetri. Stela

Janë të gjithë njëlloj të tre këta s’kanë ndryshime. Miri

Për bukuri Edi Rama është por nga mëndja thuaj kush është? Klaus

Lulëzimi është yll për bukuri. Joani

Lulëzim Basha është më i bukur se i ka ngjarë xhaxhi Enverit. Jani

Bëni tri deklarata të vërteta secili prej jush. Për shembull, “Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë…”

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë dashuri. Besa

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë ftohtë. (hahaha) Marlon

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë mungesën e kondicionerit. Fatma

Jemi në këtë dhomë duke ndjerë akoma atmosferën e Vitit të Ri. Egli

Jemi në këtë dhomë duke ndjerë ftohtin e acarrtë të dimrit. (hahah) Fatmir

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë frymën e njëri tjetrit. Arjan

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë erën e mrekullueshme të qepës. (hahha) Dionis

Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë mungesën e televizorit. Arta

Nëse do vdisnit sonte pa asnjë mundësi për të komunikuar me dikë, për çfarë do t’ju vinte keq që nuk i keni treguar dikujt? Pse nuk ia keni thënë atyre akoma? U tmerruat nga kjo pyetje ëëë? Unë fare, personalisht do më vinte keq që sdo kisha mundësi ti rithoja prindërve për të mijëtën herë Koli

Nuk do më vinte keq për asgjë. Gjërat që vendos ti mbaj për vete i mbaj për vete. Klajdi

Do më vinte keq që si kam thënë të dashurës që e kam tradhëtuar. Flavio

Kush e di, po vdiqe besoj se s’të bëhet vonë shumë për njeri. Mirjan

Ishalla vdes pa vuajtur se për të tjerat s’më bie ndërmënd. Kristi

Si ka mundësi që ka kaq shumë gay në kohët e sotme? Në komunizëm nuk kanë qenë që martoheshin të gjithë dhe krijonin familje apo?

Ka pasur por kishin frikë. Edhe kur*a ka pasur që në kohën e lashtë të Romës, e jo tani. Sokoli

Thjesht kanë dalë më hapur sot sepse edhe në komunizëm ka pasur. Eno

Normal që janë shtuar dhe ju kanë hyrë në konkurrencë femrave. Egli

Po atëherë e kishin për turp, kurse në ditët e sotme ata janë pothuajse “të nderuar “. Lindita

Ka shmë persona që për shkak se jetojnë në një kontekst të caktuar shoqëror nuk e njohin apo nuk janë në dijeni të faktit që janë gay. Pra ata mundohen t’i ndrydhen, t’i përshtaten ambjentit që i rrethon dhe si përfundim të varin veten sepse nuk dalin dot nga guacka e tyre. Të jesh gay nuk është mëkat, apo gjë e keqe, nëse zoti të ka bërë të tillë dhe ti jeton si një njeri i ndershëm, nuk dëmton njeri dhe je në kërkim të paqes dhe pastërtisë shpirtërore, kush jemi ne që të pargjykojmë këta njerëz. Njeriu gjykohet në varësi të veprimtarisë së përgjithshme jetësore. Nëse ke ndërgjegjje të pastër mund të jesh çfarëdo. Mona

Sa libra lexoni mesatarisht në vit?

U bëra gati një vit që nuk lexoj, megjithëse kur isha në Shqipëri i bleva libra lekët e fundit shqiptare. Mu duk sikur mu përplas si një dallgë e kripur ky shkrim, sa të iki në shtëpi do iki tek biblioteka vetëm e vetëm që të s’fidoj gjumin si fillim... gjumin..ky armik që vjen si pasojë e orareve të punës...(kot i kam këto justifikime...duhet lexuar...dhe duhet bërë urgjent) Eva

Kam kohë që nuk jam ulur të lexoj libra. Anna

Unë lexoj 10 deri në 12 libra në vit. Greta

Nuk kam lexuar edhe aq shumë libra këtë vit. Megi

I kemi harruar librat dhe rëndësinë e tyre por duhet ulur për të lexuar. Jani Lexoj 10 deri në 12 libra. Enxhi Nuk është se kam lexuar shumë. Mund të kem lexuar deri në 5 libra. Klea

Lexoj aq shumë sa edhe unë nuk i numëroj dot. Alketa

A do martoheshit me dikë vetëm se është shumë e/i pasur por që realisht nuk ju pëlqen?

Jo, nuk është gjithçka leku. Marjo

Jo, vetëm shqiptarët bëjnë të tilla martesa, i thonë një fjale më mirë syri se name. Klaus

Joo, nuk është normale të martohesh për interes, për letra e për lekë. Danjeli

Këtu të gjithë për interes po martohen në ditët e sotme. Anxhi

Nëse s’më pëlqen normal që s’do martohem. Dea

Kur jemi kaq keq ekonomikisht, si ka mundësi që të gjitha kafet e pubet janë plot?

Kafet dhe klubet mbushen me njërëz që kanë para, të varfërit dalin xhiro lartë e poshtë. Artan

Mirë e ke por ai që s’ka lekë si i bëhet halli? Luçjano

Ju po thoni që jemi pesë veta dhe kemi pesë pula për të ngrënë dhe njëri ha 4 pula e 4 të tjerët hanë 1 pulë e kjo është gjëndja jonë e mirë ekonomike?! Lorenc

Nuk është problem për një kafe. Bondi

S’ka të bëjë fare kjo, një kafe as nuk të vdes as nuk të ngjall. Klevi

Nuk pasurohet asnjë njeri nga një kafe. Kristi

Po të pasuroheshin njerëzit nga një kafe kush e di ku do kishim arritur sot. Fatma

Kohët e fundit është bërë trend të pish kafe me lekë borxh (sidomos pjeshkat). Jani

Dalin ato që i bien qylit sepse qyli është i ëmbël. Joan

Janë shtuar shumë Andi skifterat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.