Pyetje për instruktorin Çfarë të bëj që të zgjatem?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

- Jam një vajzë 15 vjeçe. Kam parë në ëndërr sikur djali që më pëlqen erdhi në shtëpinë time. Ai sillej nëpër shtëpi duke pirë duhan (në realitet, nuk pi) dhe nuk m’i hidhte sytë, kurse unë mundohesha ta ngacmoja. Ç’kuptim ka duhani dhe sjellja e tij? X. Tiranë.

- E dashur vajzë! Duhani në ëndërr ka shumë kuptime, por në rastin tënd tregon që i dashuri yt është shumë i mërzitur për një problem të tijin. Fakti që ka ardhur te shtëpia jote, tregon dëshirat e tua për ta pasur pranë. Ne të këshillojmë që të afroheni me të, qëndroni pranë. Pastaj, nuk i dihet, jeta sjell të papritura, që ne urojmë që të jenë të këndshme për ty.

- Jam një vajzë 18 vjeçe dhe shikoj gjithmonë në ëndërr një çun që e njoh dhe në të vërtetë, më ndjek në rrugë. Ai është shumë i bukur. Mund të më shpjegoni ç’kuptim ka?

- Ëndrra tregon që ju - daj edhe e shihni në ëndërr. bëhet realitet, gjithmonë nëse bëhet fjalë për një djalë që në radhë të parë, ka shpirt të bukur. Gjithë të mirat!

- Kam parë në ëndërr sikur isha në klasën time. - tur sikur isha në ujë dhe ndërsa notoja, gjeta katër medaljonë. Pastaj, isha përsëri me shoqërinë e klasës dhe papritur, u gjenda në një dhomë me vëllain dhe kushërirën time. Duhet të merrnim makinën e kohës për t’u kthyer pas në kohë, por kisha frikë se mos mbetesha e mbyllur në makinë dhe nuk do arrija të dilja prej saj. Ç’do të thotë kjo ëndërr? Viviana

- E dashur Viviana! Megjithëse jeni shumë e vlerësuar nga shoqëria, ju mundoheni t’i shmangeni asaj për arsye që i dini vetëm ju. Gjithsesi, ju nuk qëndroni dot larg tyre pasi me rrethin tuaj të ngushtë e paragjykoni pjesën tjetër të shoqërisë për gjëra të parëndësishme. Brenda jush ekziston dëshira për t’u rikthyer siç keni qenë më pak paragjykuese, por keni frikë të ndryshoni përnjëherë, sepse i trembeni gjykimit të të tjerëve. Këtë kuptim ka ëndrra juaj. Gjithë të mirat!

- Kam parë në ëndërr sikur hyra në një dyqan me motrën time. Bashkë me ne hyri edhe një ari i urinonte po aty. Diana

- E dashur Diana! Ëndrra tregon që midis teje dhe motrës tënde do të hyjë dikush që do t’ju shqetësojë. Në njëfarë mënyre, ai do ta çekuilibrojë marrëdhënien tuaj, por do ta kaloni shumë shpejt këtë periudhë dhe do të rigjeni marrëdhënien e mëparshme, bile, do të jeni akoma më të lidhura mes jush. Gjithë të mirat!

- Jam Niku. Pashë në ëndërr sikur diçka shumë e çuditshme po ndodhte në gojën time. Dhëmbët e mi kërcisnin dhe lëviznin nga vendi. I pashë dhëmbët dhe ata ishin shumë të çrregullt, një kaos i vërtetë. Ishin jashtë vendit të tyre. Pata një ndjesi shumë të tmerrshme…

- I nderuar Niku! Ka mundësi që ju të jeni duke - miljen tuaj, por pavarësisht forcës tuaj kundërshtuese, do t’i nënshtroheni, si gjithmonë, vullnetit të familjes. Prandaj e keni parë këtë ëndërr. Kjo gjendje do të zgjasë edhe për ca kohë, derisa ju të jeni më i pavarur kundrejt familjes tuaj. Gjithë të mirat!

Përshëndetje instruktor Renato dhe gëzuar Vitin e Ri 2017. Unë jam një djalë 14 vjeç nga Durrësi dhe jam i gjatë 1.50 m, ndërsa shokët e mi janë shumë më të mëdhenj se unë . Mua më vjen inat dhe zor që nuk jam si ata dhe evitoj edhe shoqërinë e tepërt me ta. Të lutem më ndihmo, çfarë duhet të bëj që të zgjatem. Faleminderit dhe vit të mbarë.

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:Përshëndetje dhe faleminderit që i drejtohesh redaksisë së gazetës Intervista për problemin tënd. Uroj që këshillat e mija të jenë shumë të vlefshme dhe - detin tënd. Problemi që ti ke, nuk është problem i veçantë dhe për më tepër të jetë problem që ty të bëjë të ndihesh keq ose i distancuar nga shoqëria dhe aktivitet e ndryshme shoqërore . Unë jam profesor boksi dhe kam vite që punoj me fëmijët e moshave të ndryshme dhe nga ekperienca të këshilloj të kesh vetëbesim dhe të gjesh forcë tek vetja jote. Ky vetëbesim dhe kjo forcë vjen duke punuar, duke dalë i shkëlqyer në mësime, i dalluar në aktivitetet e klasës dhe detyra jote krysesore është që të angazhohesh në një sport, aty ku ti gjen veten ose aty ku ti ke talent. Kështu, ti do krijosh besim në vetvete dhe të tjerët do të lavdërojnë e do kenë nevojë për ty.

Së dyti, pjesa e sportit është shumë e rëndësishme për zgjatjen tënde dhe bukur. Kërko sporte ku ti

Gjatësia në shumicën e rasteve është dhe gjenetike (domethënë nëse babai ose nëna janë të shkurtër edhe fëmija ka premisa për të qenë i tillë)

Të këshilloj një kontroll të mjeku i familjes dhe ai të rekomandon kryerjen e të gjitha analiza dhe kontrolleve (kjo përpara se të vazhdosh të merresh me sport )

Mjeku mund të të japë vitamina ose mjekime për të plotësuar mungesat e organizmat, që çdo njeri ka, kush më pak të theksuara dhe kush më shumë.

Gjatë kësaj kohe, me lejen e mjekut, mbasi ke kryer të gjitha kontrol - gazhimin sportive. Sporti është sekreti i jetës së shëndetshme për çdo njeri dhe ty të ndihmon shumë në problemin tënd, sepse furnizon gjakun me oksigjen, ndihmon dhe lehtëson organizmin tënd që të bëjë një proçes rritjeje sa më të shëndetshëm. Gjymtyrët dhe muskujt kanë nevojë të kenë aktivi

Për të qenë të shëndetshëm, të këshilloj shumë zgjatje dhe streçing para dhe pas stërvitjes.

Të paktën 2 herë në javë të luash basketboll ose volejboll (lojëra që të bëjnë të kërcejnë). Nuk duhet të harrosh që njerëzit zgjaten deri në moshën 24-vjeçare dhe ti ke akoma kohë për - zik të bukur. Por, mos harro që bazë për ty duhet të jetë regjimi. Gjumi të jetë i plotë, çdo natë 9 orë gjumë.

Vaktet e të ushqyerit duhet të jenë të plota me vitamina ( perime, fruta, mish i kuq, mish i bardhë, peshk etj ). Të hash 5 vakte në ditë nga pak. Kështu mendoj që - zikun tënd. Unë tëuroj një vit të ri sa më lumtur dhe me një shëndet perfekt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.