Karkaleca me susam

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

I dashur shef Miri, unë që po ju shkruaj këtë mesazh dhe kërkesë jam nëna e një djali të vogël 6-vjeçar që quhet Adi dhe mund të quhemi edhe klientë të restorant “Il Tipico” sepse kemi ardhur disa herë. Adi, ka provuar dhe i kanë pëlqyer shumë karkalecat me susam që gatuhen vetëm tek ky restorant. Më lutet çdo ditë t’ju shkruaj që të më tregoni si gatuhen që t’ia përgatis në shtëpi ose të paktën të mundohem. Në pritje të përgjigjes, vit të mbarë dhe sa më shumë suksese. Teuta.

Përgjigjet Shef Miri i Restorant Il Tipico, 0689049531:- E dashur Teuta, duke të falendëruar për mesazhin drejtuar gazetës dhe mua, unë të uroj një vit të mbarë gjithashtu. Të them të drejtën, ndihemi shumë të vlerësuar që djali juaj ka pëlqyer gatimet e “Il Tipico”-s. Karkalecat me susam është një nga pjatat më të preferuara në restorantin tonë dhe një pjatë e thjeshtë në përgatitje. Për këtë duhen këta përbërës: Karkaleca 10 copë Susam 100 gr Vezë 2 kokrra Miell 100 gr Kripë

Përgatitja bëhet kështu: Pastrojmë karkalecat nga kurrizi dhe i lëmë vetëm kokën dhe bishtin. Ju hedhim kripë dhe pastaj në një tas rrahim vezët. Karkalecat i nga mielli në vezë dhe në fund në susam. Pjekim për rreth 2 minuta në vaj. Mund ti shoqërojmë me ndonjë salcë pikante. Ju bëftë mirë dhe falendërojeni djalin përsëri duke ju mirëpritur në restorantin tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.