Më kap ankthi kur duhet të jap intervista pune

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

E dashur psikologe Lorela, kam disa javë që ju ndjek në faqet e gazetës dhe më pëlqejnë shumë përgjgijet që jepni. Doja të të pyesja edhe unë diçka që më mundon tek vetja. Jam 22 vjeçe dhe e dua punën por sa herë që marr inisiativën për të shkuar për të dhënë intervistë për punë e marr me frikë! Sa herë që e mendoj që do shkoj dhe do përballem me dikë që do më pyesë, më kap një frikë e madhe që nuk e kuptoj se nga më vjen. Shpresoj të më keni kuptuar e dashur psikologe! Ju uroj gjithë të mirat.

Lorela Garuli, psikologe, email, lorela_garuli@hotmail.com:-

Përshën këtë Vit të Ri. Natyrisht që intervistat e punës nuk janë gjithmonë të lehta, sepse bëhet fjalë për një lloj “testimi” apo vënieje në provë. Po të sjellim në mend procesin e testimeve dhe provimeve nëpër të cilin kalojmë të gjithë që nga koha gjasa do të kujtojmë dhe ato ndjesitë që i shoqëronin; një lloj frike, ankthi, apo padurim. Këto emocione në fakt lidhen me merakun apo shqetësimin që kemi përsa i përket performancës dhe rezultatit. Duke u kthyer në moshën e rritur e po të bëjmë një analogji, do të kuptojmë se e njëjta gjë ndodh me ne kur shkojmë të japim intervistat e punës. Pra, në një mënyrë sigurisht më të moderuar, kur përballemi me intervistuesin, ne do të përjetojmë emocione të ngjashme të ankthit e frikës mbi sesi do të paraqitemi. Nën këtë këndvështrim, mund të arrijmë në përfundimin se është e natyrshme të kemi hezitime dhe frikëra, por në një masë të caktuar, aq sa të mos përbëjë pengesë apo problema për ne. Në raste të tjera, hezitimet për t’u përballur me një intervistues, zgjojnë tek ne ndjenjat se po “testohemi” apo po “vlerësohemi”. Kjo është një pozitë që sigurisht nuk është komode dhe e këndshme, por ajo që mund t’i kujtojmë vetes janë pikat e forta tonat. Që do të thotë, se kur aplikojmë për një vend pune, duhet të mbajmë mirë parasysh arritjet dhe cilësitë që kemi, në mënyrë që të ndihemi të sigurt e t’ia parashtrojmë sa më mirë intervistuesit. Merak tjetër mund të jetë frika nga dështimi apo refuzimi. Ndodh që mund të mos pranohemi në një punë të caktuar, për dhjetëra arsye. Por më i rëndësishëm se suksesi në disa raste, është insistimi, këmbëngulja e vazhdueshme e të mos dorëzohemi. Kështu që cdo herë që nisesh për në një intervistë pune dhe mendon se “cfarë do të ndodhë pas saj?”, mos harro që nuk humb asgjë, se nuk është fundi i botës dhe kur marrim një përgjigje jo. Madje, të besuarit në arritjen e një objektivi të caktuar, shpesh është më i rëndësishëm sesa aftësitë që mund të kërkohen për një punë të caktuar. Nuk është klishe që, të besosh fort e të mos heqësh dorë ndihmon të tejkalohen vështirësitë më të shumta, por është një e vërtetë e madhe. Krahas vetëbesimit, vetëdijësimit mbi pikat e forta, edukimit të vetes për të qenë këmbëngulës, një rëndësi të vecantë në castin e dhënies së intervistave për punë, zë dhe përgatitja e vetes për intervistën. Shpesh, na duket një proces shumë i komplikuar e i panjohur, pikërisht sepse nuk dimë se cfarë pyetjesh do të na drejtohen, si duhet të përgjigjemi, cfarë qëndrimi të mbajmë, si të vishemi, si rrimë e me radhë. Për t’u mësuar me procedurat e intervistimit, lehtësisht mund të gjenden online video dhe këshilla me orientimet përkatëse. Është mëse e qartë që besimi në vetvete motivon njeriun në jetë dhe një njeri i motivuar tjerëve. Që kur zgjohemi në mëngjes dhe shikojmë veten në pasqyrë fytyrën që kemi përballe ose për ti dhënë guxim për ditën që kemi përpara , por edhe ndonjëherë duke u moralizuar vete ndoshta edhe pa shkas. Të besosh në vetvete se mund t’ia dalësh kur ke dikë përballë që po të pyet gjithashtu nuk është e lehtë. Imagjinon një mëngjes të një dite të hëne, kur dikush sapo ka lënë fundjavën pas vetes, dhe ashtu “si me përtesë” lan fytyrën dhe bën tualetin e mëngjesit, duke menduar ndoshta :”Ufffff kush shkon tek ajo intervista e punës tani” , dhe kaq duhet dhe dita është e humbur. Imagjnoni ndërkohë dikë tjetër që po në atë vendndodhje do të thoshte:”Më duhet të nxitohem pak sepse jam vonë dhe me presin për një intervistë pune, sepse duhet të me një buzëqeshje “braktis” shtëpinë dhe po ashtu me buzëqeshje ecën rrugës nën ritmin e masës. Për këtë njeri dita është e suksesshme pa nisur akoma mirë sepse ai vetë i dha energji asaj, pavarsisht se po shkon në një intervistë pune. Ja pra, që besimi në vetvete rrit guximin në vetvete dhe bën çdokënd të ndihet më i fortë se ç’do të ishte në të vërtetë. Me rëndësi është që të mundoheni të jeni vetja dhe sa më origjinal pasi që kjo është çka dini të bëni më së miri dhe kjo është arsyja pse njerëzit ju kanë vlerësuar në të kaluarën edhe tashmë në të ardhmen. Asnjë njeri nuk është i përkryer kështu që as ju nuk keni nevojë të jeni,është shumë mirë që jeni e lire dhe vetëdijshme për mangësitë tuaja . Edhe një herë ju falënderoj për besimin në përgjigjet tona, unë uroj që të kaloni sa më shpejt këto ndjenja frike dhe herën tjetër që do më shkruani të më shkruani për të më thënë që keni nisur punë. Gjithashtu, mos hezitoni të na shkruani përsëri nëse ka mbetur diçka pa u sqaruar ose dëshironi të bisedoni për një çështje tjetër. Duke shpresuar që të kemi ardhur në ndihmë, të uroj shumë suksese!

I nderuar Doktor Harxhi. A mund të çfaqet ndonjë sëmundje me natyrë seksuale nga masturbimi i shpeshtë? Me respekt Erjoni

- Një shaka e vjetër thotë: 97 përqind e burrave pranojnë se masturbojne, 3 përqind të tjerë gënjejnë.

Një studim ka gjetur se deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeç 80 përqind e djemve dhe 60 përqind e vajzave masturbojnë.

Ka një ndryshim interesant lidhur me masturbacionin tek djemtë dhe tek vajzat: Djemte deri në 18 vjeç masturbojnë më ralle kur kanë marrëdhënie seksuale me një shoqe, ndërsa vajzat adoleshente masturbojnë më shpesh kur kanë marrëdhënie seksuale me një shok. Pse?

Sepse një djalë i ri pothuaj në çdo marrëdhënie seksuale përfundon në orgasmë, ai nuk ka nevojë të shkojë në shtëpi të masturbojë. Për një vajzë të re një akt seksual mund të jetë shumë i shpejtë dhe jo komplet që të arrijë orgasmën… Ajo mbetet e tensionuar dhe e bllokuar pas lojës seksuale, - lon vetë-stimulimin për çli i a thotë mikut të saj. Fjala “masturbacion” vjen nga Latinishtja “masturbare”, që do të thotë “ngacmim me dorë”

Sot pak nga të rinjtë besojnë në ato që kemi besuar ne dhe gjeneratat para nesh, se masturbimi shkakton sëmundje, paraliza, verbim e tj. Të gjitha të dhënat mjekesore tregojnë se kjo frike nuk ka bazë dhe duhet trajtuar si një dogmë. Deri në dhjetë vjeçarët e fundi mjekët dhe atoritetet fetare e dënonin masturbacionin si të dëmshëm për shëndetin dhe djallëzor. Të rinjtë ndjeheshin fajtorë pse masturbonin. Kur kërkonin ndihmen e mjekut ose pranonin se masturbonin kur i pyeste mjeku, ata trajtoheshin barbarisht me lëndë kimike kaustike, solucione të dobëta acidi, ose shushunjëza të vendosura në zonën gjenitale. Në rastet më serioze bëheshin prerje të lafshës së penisit nga rrid-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.