Një grua e fortë në krye të policisë

Intervista - - SOCIALE -

Anila Popa, është shefe komisariati në Librazhd. Ajo është mi treguar sesa të forta janë. Ajo arriti - e nga më të rëndësishmet. Mësoni sesi ia ka dalë ajo të bëjë karrierë - një grua e suksesshme dhe të dre të tjera. Para pak kohësh ajo ishte edhe në faqet e medias ndërkombë sjellim sot enkas për lexuesit shqiptarë. Lexim të këndshëm.

Arlis Alikaj: - Një shefe komisariati femër. E kishe menduar ndonjëherë këtë kur i hyre rrugës së policisë ?

Anila Popa:Jo, nuk e kisha menduar ndonjëherë. Sepse dhe vetë tradita e policisë shqiptare nuk kishte deri më sot një shefe komisariati.

- Po më vonë ? Më thuaj të drejtën, kur e mendove apo dëshirove për herë të parë ?

- Gjatë gjithë punës që kam bërë në polici kam pasur trajnime e formime për të ngritur nivelet e mia pasi kam dashur të perfeksionohem në profesion. Fillova të arsimohesha gjithnjë e më shumë në këtë profesion. Pasi kreva Akademinë e Policisë në Shqipërisë, u ngrita e u formova profesionalisht, lart e më lart derisa arrita këtu ku jam. Të them të drejtën, kur u caktova të isha pjesë e grupit të punës për integrimin e punonjësve të policisë femra në role drejtuese operacionale, thashë se ndoshta mund të kem rol drejtues meqë isha e formuar profesionalisht.

- E pranove menjëherë detyrën

- Po, menjëherë pasi specializimet që kisha bërë ma garantonin kryerjen e kësaj detyre.

- Ka shumë gra police, po pse pikërisht ti arrite deri këtu, çfarë mendon se ke të veçantë ?

- Kam një vullnet shumë të fortë dhe përpikmëri. Kam dhe aftësi profesionale, si dhe eksperiencë. Kam19 vjet në polici. Gjithashtu kam një shtysë dhe mbështetje shumë të mirë nga bashkëshorti plus që im atë ka qenë punonjës policie dhe e kam pasur në gjak këtë punë. Dua të theksoj se kam qenë shumë e lidhur me babain, siç janë përgjithësi vajzat, edhe pse kam qenë djali munguar i familjes (qesh).

-Ke patur edhe ndihmën e politikës ?

- Ndihmën e politikës ? Ne jemi të depolitizuar. Politika ka punën e vet, policia ka misionin e vetë, atë të ruajthes dhe garantimit të sigurisë të çdo pjestari të komunitetit ku shërben.

- Po të ketë rotacion pushteti mendon se ty nuk do të lëvizin ?

- Unë mund të lëviz dhe sot në drejtimin e të majtës. Policia e Shtetit në misionin e saj nuk ka dhe nuk duhet të ketë ndikime të politikës. Një punonjës policie i aftë do të kryejë detyrën aty ku jep më të mirën. Gjithçka është me grada.

- Thuhet se je specializuar edhe jashtë shtetit për polici… ?

- Po unë disponoj diplomë të shkollës së lartë Kombëtare të Policisë Franceze, Lion dhe më pas master të dytë, specialiteti Siguria e Brendshme, Univerisiteti « Jean Moulin » Lyon III.

- Ku do të të shohim pas kësaj. Deri në çfarë pozicioni shkon imagjinata, apo dëshira jote?

- Unë nuk e mas punën e policisë me dëshira. Në polici nuk ka dëshira, ka punë dhe perfeksion personal. Në çdo ditë të punës time përveç kryerjes sa më të mirë të funksionit të ngrihem profesionalisht. Mund të jem kudo ndoshta në një komisariat më të largët a ndoshta më të madh a ndonjë ngritje, por e rëndësishme është atë që bën për momentin ta bësh sa më mirë.

-A ke frikë për shkak detyrës ?

- Jooo, as kam menduar ndonjëherë të kem frikë. Nuk kam frikë fare, sepse unë detyrën e bëj me përkushtim e profesionalizëm. Në momentin që ruaj etikën profesionale e kam integritet moral e personal çka do të thotë në momentin që unë e bëj sipas të gjitha standarteve dhe përshkrimeve të punës , duke mos pasur akte abusive e korruptive. Që të kesh frikë duhet të bësh diçka jashtë këtyre.

- Mendon se je e fortë të godasësh apo zbulosh çdo gjë, sado kërcënime apo i frikshëm mund të jetë ai person? të

- Po, sigurisht që jam e fortë. Policia nuk godet, ajo parandalon , lufton e zbulon. Personat që shkelin ligjin do përballen me forcën e ligjit.

-Kanë frike banditët nga një shefe policie? A sillen perballë teje njëlloj siç do të silleshin përballë një burri?

- Nuk do t’i quaja banditë, por shkelës të ligjit ose keqbërës. (qesh) Unë mendoj që të gjithë shkelësit e ligjit kanë frikë nga policia, nuk ka rëndësi nëse është një shefe apo një shef, ata kanë frikë ligjin. Nëse nuk kanë frikë ligjin bëjnë veprën penale e në këtë moment do ndërhyjë forca ndëshkuese e tij. Autoriteti që ushtron këtë është policia.

- Njëlloj sillen ndaj teje si ndaj një burri gjithmonë?

- Edhe një kriminel kur ka përballë një femër është pak më i zbutur. Vetë femra e zbut disi mashkullin . Ndaj sillet ndryshe ndaj femrës. Për shembull po ti vë unë në rrugë një gjobë një kundravajtësi, ai nuk do shprehet me ekstremet fyese, siç mund të shprehet ndaj një polici burrë, por do mbajë qëndrim më ndryshe.

- Po policët vartës, a sillen përballë teje njëlloj siç do të silleshin përballë një burri?

- Në momentin që jam drejtues i komisariatit të policisë, çdo punonjës policie duhet të kyejë detyrën me të gjitha standartet sipas të gjitha përshkrimeve të punës. Unë nuk mund të toleroj se jam femër ose ta quaj veten seks i dobët e të neglizhoj. Ata sillen njëlloj siç do silleshin me një shef.

-Çfarë cilësish duhet ta karakterizojnë një femër që të jetë në këtë detyrë? Mos duhet të jetë « si burrë »?

- Duhet të jetë shumë e aftë profesionalisht, të ketë integritet moral e personal. Po të ketë këto cilësi të ndërthuruara njëra tjetrën çdo njeri ë bën këtë punë më së miri. She shumë mirë burimet njerëzore, të njohë aftësitë e tyre dhe të mundohet t’i gjejë punës njeriun. Sa për të qenit “burrë”, ndonjëherë qesh me kolegët sepse pjesa më e madhe e atyre që kam kontakte gjatë ditës janë burra, shefat e mi i kam gjithë meshkuj, në shtëpi - meshkuj dhe kjo më bën që t’i përshtatem këtij ambienti mashkullor. Edhe ata ndjehen mirë kur bëhesh pak “mashkullor”. Do i përshtatesh pozicionit të punës, nuk ke ç‘bën. Puna që bëj nuk më lejon të vesh as fustane, as taka, si gjithë gratë. Jo se nuk i vesh dot, por....

- Çfarë bën nje femër ndryshe nga një mashkull në drejtimin e policisë?

- Unë, për shembull, jam munduar ta bëj policinë sa më të hapur dhe ta çoj sa më afër komunitetit. Një femër sjell pak më shumë frymë bashkëpunimi. Një femër nuk ndien asnjë lloj ndrojtje të pyesë dhe një vartës të saj. Të marrë mendimet e kolegëve , të pyesë e të rrahë mendimet. Gjithashtu femrat, mendoj, se të dëgjon më mirë nga vetë natyra e saj…

-A kishte nga ata që ju thanë: Nuk do ia dilni dot?

- Direkt nuk ma ka thënë njeri, e kam dëgjuar nga të tjerët, por duhet të theksojë që pjesa më e madhe e gjithë kolegëve të mi, më kanë përkrahur, më kanë thënë mund ta bësh më mirë. Gjë të cilën unë mundohem ta shpërblej me punë.

- Nuk ke frikë se shkelësit e ligjit, mund të hakmeren te fëmijët?

- Jo, në momentin që unë bëj detyrën me devotshmëri , konform ligjit, as ata nuk kanë pse të kenë frikë. Ata duhet të kenë frikë nëse unë kur shkoj në shtëpi përcjell frikë. Por jo, unë asnjëherë nuk e përcjell frikë.

- Çfarë ju tha bashkëshorti kur mori vesh se ju do të kryenit këtë detyrë? Gjetët përkrahje?

- Arritjen time ia dedikoj përkrah- jes së tim shoqi. Jo vetëm se ai ka pranuar faktin që ka një grua shefe policie, por dhe për pjesën e rritjes së fëmijëve, nevojën e rritjes dhe ndjekjes së tyre në shkollë. Ai është investuar disi më shumë se mua në këtë pjesë e kam mirëkuptimin e tij.

- A ju futet mik ai për ndonjë problem?

- Jo, i kemi të ndara gjërat. Nga vetë karakteri im jam skeptike. Zbatimi i ligjit nuk njeh kompromise, as miqësira.

e punës ?

- Parimi bazë që kemi mësuar nga të huajt është se asnjë problem të punës nuk duhet ta çojmë në shtëpi.

- Po fëmijët çfarë thonë per punën tënde? A ndjehen ndryshe nga të tjerët që kanë një mama “të fortë” ?

- Unë asnjëherë nuk e kam përzier familjen me punën time, të paktën për fëmijët. Në momentin që jam në shtëpi, jam amvisa e shtëpisë. Djali madh ai ndihet krenar me mua, pavarësisht se nuk ma thotë. Ai mund të them që më quan « mama të fortë » se shumë gjëra i ndan me mua.

-Kur vjen në shtëpi çfarë pyetje të bëjnë fëmijët e tu?

- Sa hyj në shtëpi, më shumë se « çfarë do ha unë », tjetri « kur do m’i hekurosësh rrobat ? » (qesh).

- Të pengon një punë kaq e veshtirë në rolin e bashkëshortes, amvisës dhe gruas në shtëpi? Të privon nga gjërat e tjera dhe si arrin t’i kompesosh?

- Të më pengojë? Jo. Vështirëson pak ? Po. Pavarësisht se unë gatuaj çdo ditë nuk jam aty, për shembull, që t’ua servir gatimin e ngrohtë. I ndaj gjërat me bashkëshortin tim që më ndihmon shumë. Rolin e bashkëshortes e bëj shumë mirë (buzëqesh). Privon ? Po , dua të them pa ndërprerje. Muzikën që të pëlqen nuk e dëgjon shpesh. Madje jam shumë e kujdesshme kur u premtoj familjes diçka, sepse nëse premton diçka, duhet ta çosh atë deri në fund. Por nga vetë natyra e punës nëse ndodh ngjarja nuk shkon dot, për shembull, në kinema. Por bëj kompromise, sepse nëse i bie në qafë për diçka, i bie vetes time. Për shembull bëj më pak orë gjumë, për të mbaruar punët në shtëpi….

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.