Sokol Dervishaj: Kripa dëmton rrugët dhe shëndetin

Intervista - - HUMOR -

MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU

Duke qënë se në gjithë vendin ka rënë borë dhe rrugët janë mbushur me të, mendova të takoja Ministrin e Transporteve, zotin Sokol Dervishaj. U nisa për në Pogradec, ku edhe e gjeta. Kaso Kosa: -Përshëndetje zoti Ministër! Sokol Dervishaj - Paskeni ngrirë i të ët ju janë zbardhur, se jamë ë bore.

-Ç’të bëj Kaso. I ka detyra këto gjera. Dhe thonë pastaj ata të Partisë Socialiste që s’punojmë ne të LSI-së. Shiko si jam bërë. -Sikur jeni mbuluar me miell dukeni. -Lere, lere jam bërë si deputetët e PS-së. -Nuk ju kuptoj, zoti Ministër. -Jam bërë si ata pra, se ata shpërndajnë miell gjatë zgjedhjeve. T’i shikosh ditët para zgjedhjeve ti Kaso ata. S’do t’i njihje fare. E di çfarë më ndodhi njëhere mua...

-Nga ta di unë pa ma thënë ju, zoti Dervishaj.

-Pashë një deputet të tyre, që thua ti. Me një thes në krah. O Pandeli! O Pandi”, i thirra. Hiç ai. S’ndaloi. Thesin në krahë dhe ecte. O Pandiiii”, bërtisja unë. Hiç ai. I afrohem afër kur ç’të shikoj. Ishte Pjerin Ndreu. Ishte bërë nga koka komplet i bardhë, me miell. Më ngjau si Çudi që s’e njoha, se neve e kemi patur edhe në LSI.

- Aq inat e keni marrë shokun Ndreu që tha që s’ka hedhur kripë ministria juaj, sa...

-Inat e kam marrë, posi. Po s’ka faj ai. Është strategji e PS-së që të na denigrojë punën neve shkoi mendja që do isha këtu në Pogradec unë?

- Ca gjëra i nuhas edhe unë, zoti Ministër. Ku do jetë ministri tani, mendova. Ku është bukur? Në Pogradec, mendova. Ja kështu...

-A shejtan që s’të shpëton gjë ty. Vërtet këtu në Poradec është mrekulli. Sidomos kur vjen Iliri. -Cili Ilir? -Ilir Meta pra. Vjen përherë, ha belushka. Neve ndaj s’po mbarojme edhe rrugën nga Lini në Poradec, që ta shijojë Iliri këtë mrekulli te natyrës. Se po mbaroi rruga, këtu do bëhet batërdia. Do dynden njerëzit dhe s’do ketë më atë kënaqësi Iliri të vijë. Atij i pëlqejnë gjerat e egra, le të themi. Humbet bukurinë gjëja, po u ndërtua rruga, më tha njëherë ë qafë e mbajta fjalën e tij.

-Nuk thuhet, «zinxhir në qafë». Thuhet « vath në vesh», zoti Dervishaj.

-Po ç’vath leshi, o Kaso. Vathi bie. Le që me këtë të ftohtë po na bien edhe veshë në qafë, është më i qëndrueshëm. Ne jo më kot ju themi shoferëve të pë ë. Të qe si thua ti, ju thoshim të përdornin vath. Po ku merr vesh ti Kaso. Të merrje vesh ti, s’do ishe këtu në të ftohtë me mua. -Pse ku do isha? -Ku di unë ku do ishe ti. Unë s’di ku jam për vete. Eh, ç’më bëre o Pjerin...!

-Me shokun Ndreu e keni inatin.

-Me atë e kam posi. Do isha tani prane zjarrit, duke luajtur me Ilirin. Do na tregonte ndonjë ndodhi ai kur ka qënë student. Apo nuk ka qënë simpatik...

-Kush ka qënë simpatik mo...!? Ilir Meta ka qënë simpatik? Po ai...

-E Iliri ka qënë simpatik, po kush. Ta shikosh në ca foto Ilirin ti kush ishte i ri. -Po thoni që ka qënë më simpatik se

tani...? -Jo të betohem, Kaso. Nuk e thashë këtë gjë. Iliri tani është më simpatik se në rini. Ama, edhe kur ka qënë i ri, simpatik ka qënë. Une për veten time nuk di të them se kur ka qënë më simpatik. O Kaso, po ç’më duhet mua. Po thashë që është tani më simpatik se më parë, i mbetet hatri dhe me lë rrugëve. -Po ju rrugëve jeni, zoti Dervishaj. -Jo rrugëve në atë kuptim që mendon ti jo. Tani rrugëve më la Pjerini mua, jo Iliri. Thashë « më lë rrugëve », dmth më heq nga ministër i rrugëve. -Meqë më kujtuat rrugët, zoti Ministër; A keni bërë ndonjë rrugë këto vite në qeveri? -O Kaso, po ç’na kujton neve ti! Legena jemi ne? Neve po të bëjmë rrugë, humbasim zgjedhjet. Bëri Sala rrugë dhe iku nga kolltuku. Pastaj, ja më thuaj mua ti. Përse të bëjmë rrugë, kur ato bllokohen nga bora. Nuk e shikon ç’bëhet! Po të ndërtonim rrugë, do leviznin njerezit në to. Do mbeteshin në rrugë do thosha. Do plevitoseshin brenda në makina. Tani mund të rrinë rehat në shtëpi, pa dalë.

-Po mund të bënit rrugë të reja zoti Dervishaj dhe t’ju hidhnit kripë që mos të ngrinin. Kështu edhe njerëzit nuk bllokoheshin.

-Ja, këtu gabon ti Kaso. Ti nuk e di që kripa bën dëm për rrugët. I grryen. Madje ajo bën dëm edhe te njerëzit. E ke degjuar atë shprehjen ti “gjella me kripë, e kripa me karar”? -Po e kam dëgjuar... - E, pra, e ke dëgjuar, por s’e ke kuptuar. Nuk ka më të rrezikshme se kripa, Kaso. Ne po t’iu hidhnim kripë rrugëve, ajo do shkonte në organizëm të njerëzit. Kushedi ça sëmu shoku Ilir, kur ha belushka, i ha me pak kripë. Pak fare madje. E kur nuk ha kripë Iliri që ka gjithë atë organizëm të fuqishëm se është marrë me peshëngritje, imagjino ç’rrezik do shkaktonte te njerëzit. Ndaj është mirë Kaso që bora të shkrijë vetë në rrugë, pa përdorur kripë.

- Ju kuptova zoti Dervishaj. Dhe mbulohuni se do ftoheni!

- Eh, puna ime thuaj. Më ka gjetur belaja, mbeta rrugëve. Më la Pjerin Ndreu këtu, që mos e bëftë Rama ministër të brendshëm asnjëherë ishallah. Prishi edhe lokalet buzë liqenit ai huri i gjatë. Kastile i prishi, që të plevitosemi neve të LSI-së. Se po të kishte lokale, futesha në ndonjë prej tyre unë tani, e nuk plevitosesha në rrugë.

- Unë po largohem zoti Dervishaj se po ngrij.

-Ik Kaso ik. Shpëto ti! Eh, o Pjerin ç’më bërë, që mos u bëfsh ministër ishallah...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.