Nanduja del nga koma, Gumani arrestohet

Intervista - - TELENOVELA -

Lakshminandani (Nanduja) del nga koma dhe e gjithë familja Desai gëzohet për këtë. Ai përballet me Gumanin për prapësitë e saj. Ai i thotë Gumanit se Vidia i ka thënë atij gjithë të vërtetën. Deni i sugjeron Gumanit të ikë në Dubai, sepse po e kërkon policia. Ai përballet me të ëmën. Menka i thotë Gumanit se e ka liruar Kabiri. Policia e arreston Gumanin pas dëshmisë së Menkës kundër saj.

Sarasi dhe Kabiri i kërkojnë falje Nandusë. Sarasi informon Gunialin se Kumudit i merren mendtë dhe nuk ndjehet mirë. Guniali i thotë Sarasit ta çojë Kumudin tek doktori dhe ky i fundit i kërkon asaj të bëjë disa analiza. Guniali mendon se Kumudi është shtatzënë dhe ia thotë këtë familjes Desai. Këta bashkë me Nandunë gëzohen shumë dhe përpiqen të organizojnë një festë për këtë. Deni i bën dhurata Sarasit dhe Kumudit duke menduar se, së shpejti, ato do të bëhen prindër. Kumudi informon familjen e saj se nuk është shtatzënë dhe i sqaron se ajo kishte pësuar një helmim ushqimor. Sarasi i thotë familjes Desai se ai dhe Kumudi do të zhvendosen në Bombei për 6 muaj, sepse ai ka një punë atje, por Kumudi refuzon të shkojë në Bombei. Familja Desai vendos se Kabiri duhet të martohet. Sarasi përpiqet të bindë Kumudin të zhvendoset në Bombei me të. Sarasi i këndon një këngë Kumudit. Ajo e fal Sarasin, por përsëri refuzon të shkojë në Bombei. Sarasi i kërkon Kumudit të shkojë me të në Bombei, sepse ai nuk di të gatuajë, por ajo i sugjeron atij të marrë një shërbëtore. Familja Desai përpiqet të bindë Kabirin të martohet, por më kot. Kusumi ka ndërmend t’i luajë një lojë Denit. Kumudi zë gjithë krevatin bashkëshortor dhe i thotë Sarasit se, aty pasi ai të largohet, po mësohet që tani me këtë. Sarasi bën sikur lan rroba, përpara Kumudit. Familja Desai përpiqet të bindë Kumudin të shoqërojë Sarasin në Bombei. Kusumi i kërkon falje Denit. Kumudi mëson për planin e familjes Desai për ta çuar atë në Bombei. Sarasi informon familjen se ka rezervuar biletën për në Bombei dhe Kumudi shqetësohet kur e merr vesh këtë.

Familja Desai përpiqet të bindë Kabirin të martohet, por ai refuzon dhe ata vendosin t’i tregojnë atij rëndësinë e krijimit të një familjeje. Kumudi nuk e lejon Sarasin të hyjë në dhomën e saj të gjumit dhe Deni dhe Kusumi hiqen sikur janë një çift i përkryer para Kabirit. Kabiri i shtyn ata të grinden me njëri-tjetrin. Sarasi i kërkon Gunialit t’i bëjë gati disa turshi dhe pite, për t’i marrë me vete.

Sarasi dhe Kumudi grin Denin të kritikojnë gratë e tyre respektive. Kusumi dhe Guniali grinden me burrat e tyre. Sarasi i tregon Kabirit rëndësinë e martesës. Kumudi gëzohet kur merr vesh se Sarasi ka rezervuar edhe biletën e saj për në Bombei. Ajo ka frikë të shkojë në Bombei, sepse beson se diçka e keqe mund t’i ndodhë familjes në mungesë të saj. Më në fund, Kumudi pranon të shkojë në Bombei me Sarasin. Dugba pret dorën kur po qëronte disa mango dhe Kumudi e ndihmon. Familja desai përsëri përpiqet të bindë Kabirin të martohet. Kumudi i thotë Sarasit se ka frikë që diçka e keqe mund t’i ndodhë familjes së saj kur ajo të mos jetë aty. Kumudi dhe Sarasi vrapojnë në shkollë kur mësojnë se disa nga ushqimet dhe kujdesen për ta. Inspektori shëndetsor dërgon disa mostra ushqimi në laborator për analiza.

Kusumi merr vesh se shoqja e saj, Anushka, po vjen ta takojë. Sarasi i thotë Kumudit se nuk duhet të shqetësohet për fëmijët. Nandu vendos të rikthehet në Dubai. Inspektori ushqimor i thotë Kumudit se ushqimi nuk plotëson standartet e duhura. Autoritetet vendosin të mbyllin shkollën. Drejtori i kërkon Kumudit të takohet me minsitrin e arsimit në Delhi. Kumudi i kërkon Sarasit të shkojë në Bombei për të mbaruar punët që kishte. Sarasi, kur e sheh Kumudin e shqetësuar, përpiqet t’i ngrejë moralin. Kumudi niset në Delhi. Sarasi i thotë Kabirit se ai po shkon në Bombei dhe i kërkon të kujdeset për shkollën në mungesë të Kumudit. Ai çuditet kur merr vesh se Nandu po niset për Dubai. Prindërit e fëmijëve rrahin kuzhinierin e shkollës, pasi mendojnë se ishte faji i tij për ushqimin e helmuar. Kumudi pyet Vidian për Sarasin në telefon. Sarasi i telefonon Kumudit, por nuk i thotë se ku është.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.