A ndjeni ankth?

Intervista - - TEST -

1. Ankthi dhe stresi janë e njëjta gjë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 2. Ankthi mund të jetë një gjë e mirë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

3. Mbase duhet të shkosh tek doktori, nëse ankthi të bën: a. Të humbasësh ndonjëherë oreksin b. Të ndjehesh i stërlodhur dhe i nverikosur

c. Ke ndonjëherë probleme me gjumin.

4. Sa përqind e të rriturve amerikanë preken nga ankthi çdo vit: a. 11% b. 18% c. 24% 5. Kush preket më shumë nga ankthi: a. Burrat b. Gratë

6. Keni më shumë mundësi të vuani nga ankthi nëse: a. Jeni të turpshëm b. Jeni të divorcuar c. Keni një prind me sëmundje mendore d. Të gjitha më sipër

7. Ilaçet mund të shërojnë çrregullimet a ankthit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Fiskultura funksionon po aq mirë sa ilaçet tek disa njerëz që vuajnë nga ankthi: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Kjo mund të jetë simptomë e një gjendjeje ankthi të përgjithshme: a. Ndjeheni i lodhur b. Keni probleme me gjumin c. Nuk jeni i qetë d. Të gjitha më sipër

10. Frika nga kjo mund të ketë lidhje me panikun: a. Fiskultura b. Fluturimi më avion c. Obeziteti

11. Një frikë e fortë ndaj kësaj mund të jetë shenjë e një ankthi social: a. E folura në publik b. Turmat c. Të dyja bashkë

12. Një mënyrë për të trajtuar ankthin është të përballeni me frikën që keni: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 13. Një njeri që vuan nga çrregullimi i ankthit të përgjithshëm, mund të rrijë i shqetësuar: a. 50 minuta në ditë b. 150 minuta në ditë c. Mbi 300 minuta në ditë 14. Sa tipe çrregullimt ankthi njihen: a. 5 b. 8 c. 10

15. Ankthi prek më shumë gratë e moshës: a. 30-50 vjeç b. 50-70 vjeç c. Mbi 70 vjeç

16. Ankthi shpesh shoqërohet edhe me çrregullime të tjera: a. E vërtetë b. Gënjeshtër Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja. Ankthi është një emocion, ju ndjeheni nervozë ose të trembur. Stresi është përgji - frymëmarrja përshpejtohet dhe muskujt tensionohen. Kjo është mënyra që ka trupi për t’ju bërë të ndjeni rrezikun dhe të përgatiteni për veprim. Ankthi mund të shkaktohet nga stresi. 2. Përgjigjja e saktë është a-ja. Ankthi mund të mos jetë i këndshëm, por është një emocion normal dhe mund të ndihmojë të përqëndrohesh kur përballesh 3. Përgjigjja e saktë është b-ja Humbja e oreksit ose gjumit herë pas here për shkak të ankthit është normale për shumicën e njerëzve. Por njerëzit që kanë frikë apo shqetësim të tejskajshëm, që nuk largohet dhe që ndikon negativisht në punë ose marëdhëniet e tyre mund të kenë një çrregullim ankthi. Disa shembuj janë ankthi i përgjthshëm, paniku dhe ankthi social. 4. Përgjigjja e saktë është b-ja Çrregullimi i ankthit është tipi më i za- konshëm i problemeve mendore në SHBA. 5. Përgjigjja e saktë është b-ja Gratë kanë dy herë më shumë gjasa të preken nga ankthi, sesa burrat. Rreziku është më i lartë tek moshat nën 35 vjeç, ose që kanë një sëmundje kronike. 6. Përgjigjja e saktë është d-ja Rrezikoheni më shumë nga ankthi nëse keni probleme me paratë ose përjetoni ngjarje stresuese në jetë. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja. Mjekimi mund të ndikojë vetëm tek simptomat. Zakonisht jepen antidepresantë dhe ilaçe kundër ankthit. Ilaçe të tjerë mund të ndihmojnë për kontrollin e simp ose dridhjet, por ju mund të keni nevojë për terapi për ndonjë shkak të fshehtë. 8. Përgjigjja e saktë është a-ja. Në një studim, njerëzit që bënin ushtrime të rregullta, të fuqishme, kishin 25% më pak gjasa të vuanin nga ankthi. Flisni me të ndiqni. 9. Përgjigjja e saktë është d-ja. Nëse ankthi ju pengon të kryeni gjërat e jetës së përditshme dhe nuk largohet, mund të keni këtë lloj çrregullimi. Ju gjithashtu mund ta keni të vështirë të përqëndroheni, të jeni të irrituar ose të keni muskujt të tensionuar. 10. Përgjigjja e saktë është b-ja Ky çrregullim përfshin krizat e përsëritura të panikut, një frikë e papritur, e fortë, që e bën zemrën të rrahë fort dhe shkakton djersitje, dridhje dhe vështirësi në e frymëmarrje. Ju gjithashtu mund të shqetësoheni se kur mund të ndodhë kriza e ardhshme dhe të evitoni vendet ku i keni pasur ato më parë. Për shembull, nëse ju ka ndodhur në 11. Përgjigjja e saktë është c-ja. Ju mund të skuqeni, ose t’ju merren mendtë, të djersisni, apo dridheni kur jeni në mes të njerëzve. Ju mund të keni frikë mos viheni në siklet, ose gjykoheni dhe mund të shqetësoheni ditë dhe javë të tëra para një evenimenti social. 12. Përgjigjja e saktë është a-ja. Kjo quhet edhe terapia e ekspozimit dhe përfshin bërjen e gjërave që ju fusin në ankth, në guidën e një terapisti. Zakonisht bëhet krahas ushtrimeve të relaksimit, por studimet kanë treguar se nuk funksionojnë aq mirë si terapitë e njohjes, të cilat përqëndrohen në gjetjen dhe ndreqjen e arësyes që qëndron pas ankthit. 13. Përgjigjja e saktë është c-ja. Një njeri i zakonshëm mund të rrijë deri në 55 minuta në ditë duke u shqetësuar për diçka, ndërsa ai që vuan nga ankthi i përgjithshëm rri më shumë se 300 minuta në ditë, pra pesë herë më shumë. 14. Përgjigjja e saktë është b-ja - thi i përgjithshëm, paniku, ankthi social, depresioni, fobia, çrregullimi obsesivkompulsiv, stresi post-traumatik dhe ankthi i ndarjes. 15. Përgjigjja e saktë është a-ja Zakonisht ankthi prek më shumë gratë se burrat dhe sidomos ato të moshës nga adoleshenca deri në moshën 50 vjeç. 16. Përgjigjja e saktë është a-ja. Eshtë e vërtetë që shpesh ankthi shoqërohet me çrregullime të tjera, si depresioni, ose përdorimi i drogës. Sipas të dhënave, gjysma e atyre që diagnostikohen me depresion, zakonisht kanë edhe ankth dhe ata që vuajnë nga ankthi kanë 6 herë më shumë gjasa të shkojnë në spital për çrregullime psikiatrike sesa ata që nuk e kanë. Ankthi shpesh shoqërohet edhe me çrregullime të të ngrënit dhe ato të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.